Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sot nis "Levizja per mendim ndryshe"

Shko poshtë

Sot nis "Levizja per mendim ndryshe" Empty Sot nis "Levizja per mendim ndryshe"

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 11, 2009 10:57 am


Sot nis "Levizja per mendim ndryshe"




11.09.2009
Kritikët e kreut në detyrë të Partisë Socialiste, Edi Rama nisin të premten zbatimin e "Lëvizjes për mendim ndryshe". Deputeti Arben Malaj në emër të këtij grupimi tha se do të hartohet një strategji për reformimin e plotë të PS, ndërsa përsëriti se ...
... duke qenë jashtë kuvendit socialistët nuk po munden dot ti bëjnë opozitën që duhet qeverisë së re.

Sipas deputetit Malaj "Lëvizja për mendim ndryshe", është një lëvizje institucionale dhe kërkon të maksimalizojë përgjegjësitë brenda të majtës.

Malaj, bashkë me një grup deputetësh të PS, të cilët janë shprehur kundër qëndrimit të socialistëve për të bojkotuar Kuvendin pritet të zhvillojnë nesër dhe takimin e parë me anëtarësinë, në mjediset e Akademisë së Arteve në Tiranë.

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, nuk mori pjesë në dy seancat e para të të Kuvendit, në bazë të një vendimi politik të PS-së, ku parashtrohet si kusht transparenca e plotë e procesit zgjedhor të 28 qershorit 2009. Kundër bojkotit në Kuvend kanë dalë hapur disa deputetë si Arben Malaj, Ben Blushi, Andis Harasani, Kastriot Islami. (news24)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi