Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Parabolat e komitaxhinjve për një Maqedoni unike rrezikojnë ta zhbëjnë krejt atë

Shko poshtë

Parabolat e komitaxhinjve për një Maqedoni unike rrezikojnë ta zhbëjnë krejt atë Empty Parabolat e komitaxhinjve për një Maqedoni unike rrezikojnë ta zhbëjnë krejt atë

Mesazh nga Gur Kepi Mon Jan 12, 2009 11:22 pm

Parabolat e komitaxhinjve për një Maqedoni unike rrezikojnë ta zhbëjnë krejt atë

12-01-2009 / Nga Nijazi Muhamedi
Maqedonia si e tërë është e munguar ca shumë, si në parabolë të filmit të Mançevskit, si në program të guvernës së Gruevskit. Maqedonia e munguar si e tërë është, siç thotë fjala shqip në Krujë, si një pikë në çati që prish një shtëpi dhe, si ka dalë fjala e thuhet, do afrojë Iliridën sivjet, që të bëhet një e tërë e pamunguar

Kjo Maqedhoni që vjetërisht, në kohë të Strabonit, kur ish në Sinisi ilirike (në Gadishull të balllkaneve) thërritej EMATJE, dhe në këngët që na kanë kënduar etërit tanë për Lekën e Madh, burrë me vlerë të Malit Sharr, thërritej Emadhie, e lindur para se të lindin detet, vjetërisht ka qenë e karashtisur, e ngatërruar, dhe njikështu ka qenë që nga koha kur në brigjet e detit pranë saj mbytet Varkë e Noes, e Nuhut dhe të shpëtuarit, një njerëzi e njëzet gjuhëve, vijnë e mbesin këtu ku jemi ne tashi dhe ku ishim qëparë.Vjetërisht, pra, është ngatërruar, është karashtisur kjo Maqedhoni kështu si ngatërrohet lesht e harapit. Animirë, që ka qenë kështu nëpër histori të vjetër, se ashtu e kish dhënë Zoti dhe historia, por keq mund të dalë kështu për shortën e njerëzisë sonë tashi, kur del një regjisor si Mançevski dhe ndër orë hënëllisjeje, përçartjeje politike për të mbajtur anën e hënëllisjeve komitçe të Gruevskit, bën një spot televiziv si mall për botë për të përlëvduar
“Anavendet” dhe njerëzinë e tij në këtë Maqedhoni dhe na fshinë Ematien dhe Emadhien Dhe Na Fshin Tashi edhe Neve që Jemi Gjallë Këtu e na bën të paqenë, neve si njerëzi, si kulturë, si gjuhë dhe bën të gënjejë botën se përveç njerëzisë së tij, s'ka patur dhe s'ka tjetër njerëzi, tjetër gjuhë, tjetër kulturë, tjetër valle këtu! Komitaxhiu Mançevski që ka marrë një vrundullisje regjisoriale për të gënjyer botën dhe për të mbajtur ndezur belanë dhe gërnjën me grekërinë, na ka hedhur poshtërisht dhe neve, njerëzisë sonë që rrimë të mefshtë e si të mortshëm tek shohim duke hedhur valle poshtërimi të ngarët që na ngajnë dhe të sharët që na shajnë. Kur këtoditëzaj ndonjë nga njerëzia jonë u dëftye paksa i gjallë t'i bëjë gjykime të mërzitura hënëllisjeve të tija komitçe të bëra film, komitaxhiu Mançevski ka thënë ca fjalë të shkreta se përrallë e tij, se parabolë e tij mbi Maqedhoninë - përjetësisht, në të cilën plasin nga thellësi e tokës vetëm komitaxhinj që hedhin valle komitçe, në të cilën mbulojnë anavendet dhe qiellin vetëm kryqe e kishëra e manastire, që ca e më shumë i kanë vjedhur prej nesh, bashkë me njerëzinë tonë orthodokse që e kanë tretur dhe sllavësuar forcërisht dhe copëra kulturash të vjedhura nga vjetëria e fqinjërisë së saj, duhet kuptuar pa u trazuar, se ky që ka bërë filmin për të shkretuar historinë dhe për të ngatërruar të tanishmen, e ditka vetëm se njerëzi e tij paska qenë aty dhe këtu para se të lindnin detet dhe pas tyre, te e vona, paskan ardhur dhe paskan mbetur ca copëra kulture myslimane, që vjen me thënë, se po bën një bende se na përmend dhe neve me ndonjë xhami, që e ka lënë për pjesën e dytë të filmit “Maqedhonia përjetësisht”, që vjen me thënë “E maqedonasve përjetësisht dhe pa shqiptarë e të tjerë...”! Regjisori i hënëllisur ka thënë paskëtaj se të mërziturit dhe të poshtëruarit nga parabolë e tij kanë të drejtën e mëndjes të ruajnë mëndjen të trazuar ose të patrazuar dhe ta kuptojnë si të duan poshtërimin e tij dhe kjo nuk e turbullon e nuk e trazon mendjen e tij të hënëllisur për ta parë e filmuar Maqedhoninë - përjetësisht për njerëzinë e tij dhe pa të tjerë. Mendjes së tij vjen sikur i ka dalë në anë paskëtaj ndonjë takbir që bëhet biber në tërë çorbat e "Çlirimtarit", duke thënë që, si krahanë "serioze"(!) që janë, kanë të drejtën e mendjes që të thonë që s'merren me shpjegime parabolash komitçe, që vjen me thënë që, si rodhe komitësh që janë, nuk duan të prishin "pajtimin historik" me Leveren e Ohrisë që kanë bërë, duke e vënë mëndjen dhe qafën poshtë këmbëve të komitaxhinjve dhe afërmendsh
që komitaxhiu Mançevski kurrgjë s'ka bërë gjë më poshtërisht prej asaj që thotë Leverja, të cilën "Çlirimtari" ia hoqi si dredhi "çlirimtare" historike njerëzisë së vet! Dhe, përnjimend s'duhet kuptuar praptazi komitaxhiu Mançevski që ka bërë këtë parabolë të ligë filmike, këtë të folur me figura, se kjo parabolë e ligë e stisur ndër orë hënëllisjeje politike, nuk i ka rënë nga qielli, por i ka ardhur si frymëzim nga praptitë e stisura në program të guvernës komitkë të Gruevskit, i cili e ka pikur mendjen t'i bëjë një praptim, një karashtisje lashtërishte dhe një ngatërrim të ri kësaj Maqedhonie dhe del njësoj e ngatërruar si në parabolën e ligë të Mançevskit, si në programin e guvernës së tij, se ashtu e kanë bërë fjalë në mes. Dhe, si në parabolë të Mançevskit në film, si në program guverne të Gruevskit, dielli lind dhe perëndon vetëm në Lindje të Maqedhonisë dhe në anët ngjitur Lindjes-në juglindje, në verilindje, se kjo guvernë komitkë e di për Maqedhoni tokën fundore të saj, pjesën lindore të saj dhe aty do t'i bëjë katër anët e botës sikundër i bën vetëm aty gjitha investimet e veta, sikundër i bën të gjitha hidrocentralet e veta me ujin që buron nga dheu, nga anavendi ku ndodhen mbi 20 për qind e një njerëzie pa emër si njerëzia jonë, që flet një gjuhë pa emër, sikundër e kanë njojtur ca katranë politikë të njerëzisë sonë në Marrëveshje që u kthye në Levere të Ohrisë, se Ohria i thoshin vjetërisht e shqip këtij qyteti kur në kohë Turqie ish-prefekt i saj Mehdi Frashëri dhe, më parë prej tij, kur katër mbretëri të huaja lakmonin dhe shtyheshin t’ia merrnin
mbretërinë mbretit, Ohrin! Maqedonia si e tërë është e munguar ca shumë, si në parabolë të filmit të Mançevskit, si në program të guvernës së Gruevskit, që vjen me thënë, Maqedhonia e munguar si e tërë është, si thotë fjala shqip në Krujë, si një pikë në çati që prish një shtëpi dhe, si ka dalë fjala e thuhet, do afrojë Iliridën sivjet, që të bëhet një e tërë e pamunguar..?
Marrë nga e përditshmja e Shkupit “Koha”
Gur Kepi
Gur Kepi

Numri i postimeve : 59
Age : 71
Registration date : 08/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi