Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: Ketrin Dënev

Shko poshtë

Halit Bogaj: Ketrin Dënev Empty Halit Bogaj: Ketrin Dënev

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 16, 2009 3:52 am








Halit Bogaj: Ketrin Dënev U1_HalitBogajKETRIN DËNEV/1943-





BUKUROSHJA QË SHKËLQENTE VAZHDIMISHT




Nga Halit BOGAJ





Kinematografia franceze ishte në Zenitin e saj më të lartë edhe në kohën kur aktronte bukuroshja e famshme Ketrin Denev me emrin e së cilës ishin të lidhura edhe shumë faqe të lavdishme të filmit francez.Me një sharm të posaçëm,bukuri të rrallë dhe talent specifik,Ketrin Denev ecte rrugëve të sigurta dhe bombastike të artit të shtatë dhe bëhej gjithnjë e më e kërkuar dhe e popullarizuar nga shikues dhe adhurues të shumtë dhe as që mund të paramendohej se kjo aktreshë do të luante çfardo roli që do t`i ofrohej, pa qenë e sigurtë se do të arrinte sukses të madh.Pikërisht me filmin “Bukuroshja e ditës”,Dënev arriti famë botërore , aq më tepër kur regjinë e filmit e e kishte bërë veterani, Luj Buniel,i njohur me disa kryevepra të shquara, në mesin e të cilave bënte pjesë edhe:”Qeni andaluzian”dhe”Verdiana”Me këtë film antologjik aktorja e
Halit Bogaj: Ketrin Dënev U1_catherine_deneuve
Catherine Deneuve
famshme arrin shkallët më të larta për të mos zbritur asnjëherë më poshtë,duke u krahasuar edhe me ikonat më të famshme të kinemtografisë amerikane dhe duke e qenë e kërkuar edhe në botën e atjeshme filmore.Së bashku me Zhan Sorelin ,Pjer Klementin dhe Zhan Luj Trantinjani -arrijnë të krijojnë një vepër origjinale filmore me të cilën mahnitej kritika dhe publiku filmor.. Me të drejtë quhej edhe Venera e kinematografisë franceze. Me këtë aktore të popullarizuar, shpeshherë enigmatike dhe shumë serioze, kishin dëshirë të aktronin edhe shumë yje të njohur të botës filmore siç ishin:Alen Dellon, Zhan Pol Belmondo, Zhan Gaben, Marçello Mastrojani, Iv Montan dhe emra të tjerë të shquar.Shumë producentë dhe regjisorë të mëdhenj kishin nderin dhe dëshirën ta angazhonin në filmat e tyre të ndritur, të cilët e dinin se do të kishin sukses të madh dhe shikueshmëri të sigurtë.Ketrin Denev interpretonte role shumë të ndërlikuara dhe herëherë me një thellësi të jashtëzakonshme ,duke i bërë filmat e saj të shikuar, të paharruar dhe me elemente melodramatike.Koha në të cilën jetoi dhe aktroi mund të quhej edhe gjysmëshekulli i saj i ndritur në kinematografinë e dashur franceze të cilën e adhuronte me disa bashkëvendas të saj.Pas Simon Sinjores ajo ishte ikona e dytë autoritative në atdhe dhe Europë,duke u dalluar edhe me karakterin e saj specifik dhe seriozitetin e paparë.Denev me të drejtë na e kujton edhe Grejs Kelin dhe karizmën e saj në botën filmore amerikane e cila ka mbetur përherë madhështore me filmat, sharmin dhe bukurunë e saj përrallore dhe na duket se kanë ngjashmëri të madhe edhe në mënyrën e interpretimit.Edhe aktorja e madhe,Ketrin Denev kishte vështirësi të shumta jetësore gjer në arritjen e sukseseve të veta filmore.Bënte gjithçka që ta tejkalonte çdo barierë që i dilte përpara, duke pasur parasysh vetëm qëllimin e saj përfundimtar jetësor me të cilin ishte e preokupuar vazhdimisht. Atëherë kur e shikonim në filma të rinj, na
Halit Bogaj: Ketrin Dënev U1_Catherine_deneuve2000
Catherine Deneuve, 2000
dukej edhe më e madhe dhe e fuqishme,duke e ditur -se kur vepra filmore i dhurohej njerëzimit, ajo bëhej pjesë e tij e pandarë.Gjeniu i saj krijues tejkalonte kohën dhe hapësirën,duke lënë gjurmë të pashlyera në artin monumental filmor.Vdekjen e Marçello Mastrojanit,me të cilin jetoi vitet e fundit,e kishte përjetuar në mënyrë të dhembshme ngase vetëm me të kishte gjetur gjuhë të përbashkët dhe ishte lidhur shpirtërisht dhe profesionalisht, por me të cilin kishte edhe një vajzë jashtë kurors..Në fund shihej se kishte mbetur e vetmuar,e lodhur dhe e braktisur,por që pas vetes ka lënë filma të ndritur dhe që kanë bërë jehonë të madhe në botën e artit të shtatë.Viteve të fundit Ketrin Dënev realizoi edhe filmin e shkëlqyer”Indokina”në të cilin na e dhuroi njërin ndër rolet e saj më specifike të trasuar me një pjekuri të madhe artistike të fituar nga një përvojë e gjatë filmore.Mund të themi lirisht se Ketrin Dënev është aktorja më e famshme e kinematografisë franceze, e sidomos e asaj bashkëkohore për të cilën bëri një mund dhe angazhim të madh,ashtu si edhe yjet e tjerë të atdheut të saj,për të cilin u angazhuan të gjithë së bashku ,e ku bëjnë pjesë edhe aktorët madhështorë bashkëkohorë:Zhan Gaben, Pol Meris,Alen Delon , Zhan Pol Belmondo, Moris Rone,Zhan Luj Trentinjan dhe shumë të tjerë.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi