Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

James Joyce: Kronologjia...ato që nuk i dini

Shko poshtë

James Joyce: Kronologjia...ato që nuk i dini Empty James Joyce: Kronologjia...ato që nuk i dini

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 21, 2010 9:15 pm

James Joyce: Kronologjia...ato që nuk i dini 11841_100274046667292_100000540905089_5134_6190949_n

James Joyce: Kronologjia...ato që nuk i dini


1902- 1903: (mosha 20-21)
Shkon të studiojë për mjekësi në Paris.

1903: (mosha 21)
Prill: Kthehet në Irlandë për shkak të nënës së sëmurë.
Gusht: E ëma i vdes nga kanceri.

1904: (mosha 22)
Mars - Qeshor: jep mësim në shkollën “Clifton” në Dalkei.
Qeshor: takon Nora Barnacle.
9-15 Shtator: jeton me Gogarty-n and Trench-in në Kullën Martello.
Tetor: Niset nga Dublini për të jetuar në kontinent.
Jep anglisht në Berlitz School në Pola (atëherë Itali, sot Jugosllavi).

1905: (mosha 23)
Mars: transferohet në Berlitz School në Trieste.
27 Korrik: lind Giorgio, i biri.
Tetor: Stanislaus Joyce shkon të jetojë në Trieste.
Nëntor: I dorëzon dorëshkrimin Dublinasit, Grant Richards-it.

1906: (mosha 24)
Korrik: transferohet në Romë ku kryen detyrën si korrespondent banke.
Rikthehet në Trieste rreth fundit të vitit.
1907: (mosha 25)

Punon dhe një herë pranë Berlitz School, por mësimet private janë më frytdhënëse
Maj: botohet “Chamber Music” (“Muzikë Dhome”).
Korrik-Gusht: Joyce-i sëmuret dhe shtrohet në spital.
26 Korrik: lind e bija, Lucia Anna.

1907-1908: (mosha 25-26)
Shkruan artikuj për revista, gazeta, mban leksione, jep mësim, ndjek si
tutor nxënës dhe merr borxhe (veçanërisht nga Stanislaus-i), Joyce-i
përpiqet të mbajë familjen dhe gjithashtu, shkruan.
Nis dialogjet e “Heroi Stiven” më pas “Portreti i Artistit në Rini”; "e
përpunonon dhe e përmbledh punën në 5 kapituj, 253 faqe, të cilat dalin
periodikisht 1914-1915 për t’u botuar më pas më 1916".

1908 (mosha e Joyce-it 26)
Gusht: Nora aborton.

1909: (mosha 27)
1Gusht: Joyce-i kthehet në Irlandë me Giorgio-n.
Shtator: Nënshkruan një kontratë për botimin e “Dublinasit” me Maunsel & Co. në Dublin.
9 Shtator: Rikthehet në Trieste me Giorgio-n dhe motrën e tij të vogël Evën.
21 Tetor: rikthehet në Dublin me mbështetjen e disa biznesmenëve triestinë për të hapur teatro në Irlandë.
20 Dhjetor: hapet kinemaja “Volta” në Dublin, me ndihmën e joyce-it.

1910: (mosha 28)
Janar: Rikthehet në Trieste dhe “Volta” shitet.
Korrik: Maunsel & Co. shtyn publikimin e “Dublinasit” për shkak të “sinqeritetit” të tij.

1911: (mosha 29)
Eva Joyce-i rikthehet në Dublin.

1912: (mosha 30)
Korrik-Shtator: bën udhëtimin e fundit në Irlandë, viziton Galway-n po ashtu edhe Dublinin.
Nuk bind dot botuesin Maunsel & Co.për të botuar “Dublinasit” dhe botuesi gris dorëshkrimin.

1913: (mosha 31)
Joyce-i fillon punën për të vetmen pjesë teatrale që na ka mbetur prej
tij: “Exiles”(“ Të mërguarit”) të cilën e përfundoi më 1915 dhe u botua
më 1918.

1914: (mosha 32)
Janar: Grant Richards-i bie dakord të botojë “Dublinasit”.
2 Shkurt, 1914 deri më 1 Shtator, 1915 “Portreti i Artistit në Rini” botohet periodikisht tek “The Egoist”.
Mars: fillon punën me “Uliksin”.
15 Qeshor: botohet “Dublinasit”.

1915: (mosha 33)
Qeshor: transferohet në Zyrih.
Gusht: I jepet një çmim (financiar) nga Fondi Letrar Mbretëror.

1916: (mosha 34)
Shtator: i jepet një grant nga Fondi i Thesarit Britanik.
29 Dhjetor: “Portreti i Artistit në Rini” botohet në New York nga B. W. Huebsch.

1917: (mosha 35)
“Portreti i Artistit” botohet më 12 Shkurt.
Joyce-i shkruan tri kapitujt e parë të “Uliksit”.
Joyce-i merr dhurimin e parë nga znjsh.Harriet Weaver, anonimisht.
Problemet me sytë përkeqësohen, duke e detyruar të bëjë operacionin e tij të parë.
Joyce-i me këshillë të mjekut shkon në Lusernë për shkak të klimës së lagësht.

1918 (mosha 36)
Joyce-i kthehet në Zyrih.
Tri kapitujt e parë të “Uliksit” botohen periodikisht tek “Little Review” (New York).
Joyce-it i jepet një rrogë mujore në mënyrë që të vazhdojë të shkruajë nga zonja e Harold McCormick.
Sëbashku me Claud W. Sykes-in, Joyce-i mbështet trupën “Interpretuesit Anglezë”.
“Interpretuesit Anglezë” shfaqin prodhimin e tyre të parë, “Rëndësia e të qenit i ndershëm” të O.Wilde-it, më 29 Prill.
Një zënkë mbi rrogën e aktorit kryesor i çon në gjyq.
Botohet “Të Mërguarit” (Exiles) në Londër më 25 Maj.
Joyce-i njihet më Frank Budgen.

1919 (mosha 37)
Joyce-i me familjen kthehet në Trieste, ku jep mësime anglishteje në një shkollë Tregtare.
Joyce-i refuzon të vëzhgohet nga psikanalisti Carl Jung, gjë që shkakton ndërprerjen e mbështetjes nga znj.McCormick.
Joyce-i vazhdon punën me “Uliksin”, i cili botohet periodikisht nga
Janari në Dhjetor tek revista “The Egoist”. “Little Review” vazhdon
botimin periodik të romanit.
Znjsh.Weaver e vazhdon mbështetjen e saj për Joyce-in.

1920 (mosha 38)
Joyce-i takohet në Itali me Ezra Pound-in.
Në Korrik Joyce-i me familjen transferohet për të jetuar në Paris, me sugjerimin e Ezra Pound-it.
Joyce-i njihet me Sylvia Beach, pronare e librarisë Shakespeare & Co. Ajo bie dakord të ndërmarrë botimin e “Uliksit”.

1921 (mosha 39)
Joyce-i përfundon “Uliksin”.
Joyce-i bie dakord që Beach ta botojë në Prill në Paris.
Joyce-i njihet me Arthur Power dhe Stuart Gilbert.

1922 (mosha 40)
Më 2 Shkurt, “Uliksi” botohet nga “Shakespeare & Co” e Beach-it dhe
Joyce-it i jepet një kopje advancë në ditëlindjen e tij të 40-të.
Kundër dëshirës së Joyce-it, Nora merr fëmijët dhe shkon për të
vizituar Galway-n gjatë Luftës Civile Irlandeze dhe treni me të cilin
ata udhëtonin merr papritmas flakë.
Joyce-i planifikon në Maj një udhëtim për në Londër por e anullon për shkak të irritimit të vazhdueshëm të syve.
Joyce-i udhëton në Gusht për në Londër dhe qëndron në Hotelin Huston,
ku dikur kishte qëndruar edhe Parnell-i, gjithashtu aty takon
znjsh.Weaver.
Joyce-i kthehet në Paris në fund të Shtatorit.
Joyce-i udhëton drejt Nicës me qëllimin për ta kaluar aty dimrin por është i detyruar të kthehet në Paris.
Në Nëntor Joyce-i i trajton sytë e tij me shushunja.

1923 (mosha 41)
Joyce-i nis të shkruajë “Zgjimi i Fineganëve” (Finnegans Wake), të cilit nuk i jep një titull por e quan “Work in Progress”.
Joyce-i me familjen e viziton Londrën dy herë.
Joyce-i heq në Prill të gjithë dhëmbët.
Joyce-i merr më shumë para nga znjsh. Weaver.

1924 (mosha 42)
Botohet në New York “James Joyce: His First Forty Years” Herbert e
Gorman-it. Fragmenti i parë i “Work in Progress” botohet tek “The
Transatlantic Review”.
Joyce-i indinjohet për shitjen e dorëshkrimit të “Uliksit” W.B.Rosenbach-ut.
Një pjesë e “Ulliksit” botohet në frengjisht tek “Commerce” gjatë verës.
Joyce-i kryen të tjera operacione për sytë.
Joyce-i paguan Patrick Tuohy-n për t’i bërë një portret.
Joyce-i me familjen qëndrojnë në Britani prej Korrikut deri në mes të Gushtit.
Joyce-i me familjen shkojnë në Londër për tri javë në Shtator.

1925 (age 43)
Pjesë të “Work in Progress” botohen tek “Criterion” në Korrik dhe tek “Navire d’Argent” në Tetor.
Në fund të Korrikut Joyce-i shkon në Fikamp.
Në Gusht Joyce-i shkon në Arkaçon.
Kthehet në Paris në Shtator.
Joyce-i udhëton për në Normandi.
Giorgio, i biri, nis një marrëdhënie me Helen Kastor Fleischmann-in, një amerikane njëzet vjet më e madhe se ai.

1926 (mosha 44)
Stanislaus-i viziton Parisin dhe nuk i lë shumë mbresa “Work in Progress”.
Joyce-i udhëton drejt Antuerpit, Brukselit dhe Vaterlosë.
Joyce-i organizon një fushatë kundër Samuel Roth-it, i cili botoi në mënyrë pirate “Uliksin” në Amerikë.

1927 (mosha 45)
Më 5 Korrik botohet nga Shakespeare & Co libri i dytë me poezi, “Pomes Penyeach”.
Joyce-i, i mërzitur dhe i depresuar nga komentet e miqve për “Work in Progress”, konsideron idenë që ta braktisë këtë projekt.
Më 2 Shkurt, bën bujë ndërkombëtare protesta kundër botimit pirat të “Uliksit” në Shtetet e Bashkuara.
Në Prill, Eugene Jolas nis botimin e “Work in Progress”.
Gjithashtu në Prill, Joyce-i shkon në Londër ku është i ftuar nderi në darkën e Klubit të Shkrimtarëve.
Joyce-i kalon Majin dhe Qeshorin në Hagë dhe Amsterdam.

1928 (mosha 46)
Në Mars Joyce-i shkon në Ruen.
Në Prill shkon në Tulon dhe kthehet në shtëpi në Maj.
Joyce-i është në Salzburg nga Korriku deri në mes të Shtatorit.
“Anna Livia Plurabelle” botohet më vete në 20 Tetor në New York.
Joyce-i boton pjesë të “Work in Progress” në New York, në mënyrë që të mbrojë të drejtat e tij si autor.
Nora kryen një operacion të vështirë por të suksesshëm në Nëntor, pasi familja kthehet në Paris.
Joyce-i vuan nga inflamacioni i stomakut gjithashtu mjekohet me injeksione arseniku dhe fosfori në sy.
Joyce-i shpreh dëshirën që ta përfundojë James Stephens “Work in Progress” nëse ai do të verbohej.

1929 (mosha 47)
Nora pëson një histerektomi.
Në Shkurt botohet përkthimi i “Uliksit” në frengjisht, të cilin Joyce-i e ndoqi personalisht.
Joyce-i kryen operacione të shumta tek sytë.
“Tales Told of Shem and Shaun” (“Rrëfenja për Shemin dhe Shaunin”) botohet në Gusht.
Joyce-i kalon disa ditë në Londër gjatë Korrikut dhe Gushtit, një muaj në Torkuej, dhe disa të tjera në Bristol.
Në Londër Joyce-i regjistron në gramafon “Anna Livia Plurabelle”.

1930 (mosha 48)
Stuart Gilbert boton analizën e parë mbi “Uliksin”, i titulluar “Uliksi i Xhejms Xhojsit” (“James Joyce's Ulysses”).
Në Janar Joyce-i nis një fushatë për të mbështetur tenorin francezo-irlandez John Sullivan-in.
Joyce-i refuzon parathënien e shkruar nga Carl Jung-u në përkthimin gjerman të “Uliksit”.
Në Maj dhe Qeshor, Dr. Alfred Vogt nis operacionet në sytë e Joyce-it në Zyrih.
Në Korrik dhe Gusht Joyce-i kalon kohë në Londër, Oksford dhe Llandudno (Uells).
Në Shtator, Joyce-i aksidentohet nga një motor në Etretat.
Më 10 Dhjetor, i biri, Giorgio, martohet me amerikanen Helen Kastor Fleischmann.
Joyce-i miqësohet me Paul Leon-in.
Herbert Gorman-i nis të shkruajë një biografi mbi jetën e Joyce-it.
Me urdhër të Joyce-it, Beach i jep të gjitha të drejtat mbi “Uliksin”.

1931 (mosha 49)
Joyce-i kalon disa ditë Prilli në Vesbaden.
Në fund të Prillit Joyce-i me familjen e lënë apartamentin e tyre në Paris për t’u vendosur në një rezidencë në Londër në Maj.
Joyce-i dhe Nora martohen zyrtarisht në Londër në mënyrë që Giorgio dhe Lucia të mund të trashëgojnë të pasurinë tyre.
Në Shtator familja sërish largohet nga Londra për të shkuar në Paris ku do të kalonin dimrin.
Lucia, vajza e Joyce-it, shfaq shenja të sëmurjes mendore.
Më 29 Dhjetor, në moshën 82-vjeçare, babai i Joyce-it, John Stanislaus Joyce, vdes në Dublin.

1932 (mosha 50)
Më 15 Shkurt, lind nipi i tij, Stephen James Joyce, nga djali Giorgio dhe gruaja e tij Helen.
Lucia fejohet me Alex Ponisovsky-n por në Mars e kap një krizë mendore dhe diagnostikohet si “hebefrenike”.
Joyce-i i blen së bijës një peliçe si terapi për sëmundjen e saj.
Joyce-i and Nora planifikojnë për të shkuar në Prill në Londër por
protestat e dhunshme të Lucia-s bëjnë që të anullojnë udhëtimin.
Joyce-ët kalojnë Korrikun deri në Shtator në Zyrih.
Gjatë kësaj periudhe, Joyce-i dhe Nora shkojnë për të vizituar Lucia-n
në Feldkirsh, Austri. Ajo po qëndronte tek znj.Eugene Jolas.
Në mes të Shtatorit ato udhëtojnë për në Nisë dhe Lucia i shoqëron.
Paul Leon-i bëhet sekretari i Joyce-it.
Joyce-i shkruan “Ecce Puer,” me të ciliën feston dhe ditëlindjen e të atit dhe i bën homazh atij.
Në Tetor, Joyce-i refuzon ftesën e Yeats-it për t’iu bashkuar Akademisë Irlandezë të Letrave.

1933 (mosha 51)
Në Maj kthehen në Zyrih.
Syrit të djathtë të Joyce-it i përcaktohet diagnoza si “i kalcifikuar dhe me retinë të atrofizuar”.
Në Korrik, Lucia vizitohet nga një psikiatër i Spitali Mendor i Zyrihut dhe shtrohet në një shtëpi rehabilitimi.
Joyce-i dhe Nora kalojnë verën në Evian për të qënë më pranë Lucia-s.
Më 6 Dhjetor, Max L. Ernst sfidon dekretin amerikan për “Uliksin” i
cili akuzohej si pornografik, gjykatësi John M. Woolsey nxjerr një
tjetër dekret duke deklaruar se ai nuk është pornografik dhe duke i
dhënë kështu mundësinë romanit të botohej edhe në Amerikë.

1934 (mosha 52)
Në Shkurt, “Uliksi” botohet në New York. 33.000 kopje shiten në dy muaj.
Në Mars, Joyce-i bën një udhëtim me miq në Grënoblë, Zyrih dhe Monte Karlo.
Në Prill, Joyce-i shkon në Zyrih për t’u konsultuar me Dr.Vogt-in.
Giorgio dhe familja e tij shkojnë në Shtetet e Bashkuara në Maj, në
mënyrë që ai të vazhdojë karrierën si këngëtar. Ata do të qëndrojnë
deri në Nëntor të 1935-ës.
Lucia sulmon fizikisht të ëmën dhe rikthehet në qendrën e
rehabilitimit, ku i vë flakën dhomës. Ajo dërgohet në spital dhe më pas
në një tjetër qendër rehabilitimi të drejtuar nga Carl Jung-u.
Në fund të Gushtit, Joyce-i shkon në një qendër Spa në Belgjikë.
Në Shtator ai udhëton për në Zyrih dhe Gjenevë, do të qëndronte në Zyrih deri në fund të vitit për t’i qëndruar pranë Lucia-s.
“Uliksi” botohet ne New York nga Random House.
Botohet “James Joyce and the Making of Ulysses” i Frank Budgen-it.

1935 (mosha 53)
Joyce-i kthehet në Paris nga Zyrihu rreth fundit të Janarit.
Në Shkurt Lucia-n e dërgon në Londër.
Lucia qëndron nga Marsi deri në Korrik në Irlandë duke u përkeqësuar
shumë mendërisht. Më pas ajo dërgohet në Paris tek Maria Jolas. Ajo
kalon Gushtin deri në Dhjetor nën kujdesin e znjsh.Weaver. Spitali e
konsideron si të rrezikshme dhe ajo dërgohet në një manastir ku do të
qëndrojë deri në fund të jetës.
Në Shtator Joyce-i kalon disa ditë në Fontainebleau.

1936 (mosha 54)
Në Dhjetor botohet në New York “Collected Poems” (“Poezi të zgjedhura”).
Në Korrik, tek “Chaucer ABC” botohet një korrespondencë e plotë mes tij
dhe Lucia-s si mënyrë për ta mbështetur Joyce-in dhe për ta bërë atë
(Lucia-n) të ndjehej mirë.
Joyce-ët e kalojnë Gushtin dhe Shtatorin në Danimarkë, gjithashtu vizitojnë Kalvadosin, Kopenhagenin, Bonin dhe Zyrihun.
John Lane boton “Uliksin” në Londër.
Stanislaus-i dëbohet zyrtarisht nga Trieste.
Stanislaus-i dhe Joyce-i takohen në Zyrih.

1937 (mosha 55)
Joyce-i punon për përkthimin në italisht të “Anna Livia Plurabelle” me Nino Frank.
Joyce-ët kalojnë Gushtin në Zyrih dhe Shtatorin në Dipe.
Punon mbi fragmentin e fundit të “Work in Progress” duke u titulluar përfundimisht “Finnegans Wake” (“Zgjimi i Fineganëve”).
Në Korrik Joyce-i ftohet për një darkë nga Klubi i Shkrimtarëve për të mbajtur një fjalim mbi të drejtat e autorit.
Joyce-i i bën vizita të përjavshme Lucia-s.

1938 (mosha 56)
Joyce-i përfundon “Finnegans Wake”, por me shumë vështirësi për shkak të shikimit të tij. Do të botohet në New York dhe Londër.
Joyce-i merr masa për të evakuuar Lucia-n në rast se niste lufta.
Helena, gruaja e Giorgio-s, pëson një dobësim nervor, duke paralajmëruar fundin e martesës së tyre.
Joyce-ët Gushtin dhe Shatorin në Zyrih dhe Luzanë.

1939 (mosha 57)
Më 4 Maj, “Finnegans Wake” botohet. Një kopje në advancë i jepet Joyce-it në përvjetorin e 57-të.
Joyce shkon për të vendosur kurorë në funeralin e Yeats-it.
Joyce-i kalon Korrikun në Etretat.
Në Gusht, Joyce-ët shkojnë në Bernë.
Në Shtator, ndërkohë që Joyce-i ishte në Zyrih duke kuruar sytë, shpallet lufta.
Joyce-ët shkojnë të kalojnë Krishtlindjet në St. Gerand-le-Puy pranë Vishisë, aty ku qëndronte Lucia.

1940 (mosha 58)
Një version i përpunuar i “James Joyce” i Herbert Gorman-it botohet në New York.
Francaebie nën pushtimit nazist në Maj.
Më 14 Dhjetor, pas bisedimeve të shumta e të gjata për të siguruar një
leje për të hyrë në Zvicër, Joyce-ët kthehen në Zyrih. Po rata s’mundën
dot të nxirrnin të njëjtën leje për Lucia-n.

1941 (mosha 59)
Më 10 Janar, Joyce-i pëson dhimbje të shumta në abdominale, për të
cilat dërgohet në spital. Aty zbulohet se ka një ulcer të përparuar dhe
operohet më 12 Janar. Para se të binte në koma ai kërkon gruan dhe
djalin. Ai ndërron jetë në 2:15 pasdreke më 13 Janar, ai varroset në
varrezën Fluntern në Zyrih, pa ritet e fundit kishtare.

1951
Nora vdes dhe varroset veçmas, në varrezën Fluntern.

1966
Trupat e Norës dhe Joyce-it rivarrosen sëbashku.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi