Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baki Ymeri: Clara Mărgineanu

Shko poshtë

Baki Ymeri: Clara Mărgineanu Empty Baki Ymeri: Clara Mărgineanu

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 21, 2009 1:05 am



Clara Mărgineanu
(România/Rumani)
U lind në Bukuresht (4 korrik 1972). Ka kryer degën e Komunikimit audovizual në kuadrin e Universitetit Kombëtar të Artit Tetaror dhe Kinematografik. Më 1991 debutoi në shtyp, ndërsa më 1995 botoi librin Akti i Parë apo Kupa e Iluzioneve. Bibliografi lirike: Të Dielat e gjora, Bast për miqësinë, Dyer të ndërtuara për një fat tjetër, I burgosuri i lirisë, Valle me grushtin në zemër, Gruaja e kaltërt, etj. Disa nga poezitë e saj e kanë parë dritën e botimit në gjuhën frenge dhe angleze. Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë dhe autore vjershash prezente në kuadrin e disa antologjive të botuara në Bukuresht. Që nga viti 1995 ushtron funksionin e redaktorit pranë Shoqatës Rumune të Televizionit. Shkruan ese dhe reportazhe, realizon intervista dhe dokumentarë, redakton revistën „Literatura şi Arta” (Letërsia dhe Arti).
***
Clara Mărgineanu ne cheamă în lumea poemului fără seamăn, robindu-ne gândul şi clipa unei lecturi de o excelentă calitate. Asta o spun eu, cel ce va Urlete mute ivindu-se ori murind pe dinlăuntrul fiinţei a tot pătimitoare, preţ al suferinţei de ne-împărţit decât cu sinele şi poezia. O revanşă a omenescului trădat de omenesc, printr-o nesfârşită înţelegere a femeii nepereche, trecând cuminte şi însingurată spre o nouă izbândă. Parfum de floare neştiută încă, degaje poemul, privire rătăcindă prin somnul cuiva nenumit, între ce ”a fost şi desfrunzirea lui ”mâine”. Nu poţi numi desăvârşitul altfel decât ”desăvârşit”, câtă vreme el este, după cum, nici sufletul altcumva decât suflet, pe când se manifestă vizibil şi egal pe cărarea îngustă dintre dulcele şi amarul existenţei întru mărturie şi rugăciune. (Mihai Antonescu)

VALLËZOJ ME UJQIT
(Dansez cu lupii)
...po të mos kisha ndjenja do të isha bërë
gruaja më e mençur në botë (Anais Nin)
Ndoshta i ke humbur krejt luftërat,
Po qe se e ke nisur njërën kundër meje,
Në përrallë, hamshorët hanë zjarr,
Në jetë, pinë gjak.
Kaosi i plleshëm është një formë e lirisë
Kur vendos ta përdhunosh shpirtin
Me kujtimet e mishit,
Kam dezertuar,
Në kohën kur vreri e bën efektin e qetë,
Vallëzoj me ujqit,
Në rrugën Kovaçi.
KUSHTRIMI I FUNDIT
(Ultimul apel)
E kam për borxh një poem
Të më shërrojë nga koha e shkelur nën këmbë,
Nga vërtitja e saj përmbi shpartallimin,
E kam për borxh një poem
Të më përkëdhelë në ballë,
I shkëpus nga mua me shije
Finalet e pamundshme,
Parfumin e përtacisë dhe Leonard Cohen-in,
Kushtrimi i fundit:
Dancing to the end of love.
BËRTHAMA MALLKIMI
(Seminţe de blestem)
Iku vera dhe amnezioni iku
Tehu i thikës pret gjurma hidhërimi,
E kaploi terri shtratin e spitalit,
Më lidhën me zinxhirë,
M’i mblodhën lotët me seringë,
Zgjomë, zoti doktor, zgjomë!
Në këtë ankth
Vlojnë në mua bërthamat e mallkimit!
Je, nuk je, do të jetë, nuk do të jetë
Kështu gjëmoj ç’prej asokohe në gjumë,
Në kohën kur ty të këndojnë magjistaret
Dhe vreri i tyre të shpërthen nëpër sy.
I rikëndoi në gjuhën shqipe: Baki Ymeri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi