Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë

Shko poshtë

Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë Empty Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 18, 2017 3:53 pm

Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë


Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë Auto_thaci-adem-salihaj1484735160

Hashim Thaçi dhe Adem Salihaj

Paralajmërimi i presidentit Hashim Thaçi që sot do të bëj homazhe dhe do të marr pjesë në përvjetorin e vrasjes së Haki Ymerit, ish funksionar i LDK-së, vrasje kjo e cilësuar si vrasje politike, ka nxitur reagimin e deputetit të LDK-së, Adem Salihajt.
Ai ka drejtuar akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, duke e cilësuar atë si kriminel, i cili po tenton të shpërlahet nga krimet që ka bërë.
“Sot Hashim Thaçi paska ndërmend të bëjë homazh te varri i Haki Imerit,i vrarë pas lufte nga strukturat kriminale të vetë Hashim Thaçit.  Nuk ka fyerje më të madhe që i bëhet një të vrari nga vetë krimineli. Hashim Thaçi është mësuar ti vrasë patriotët e pastaj t'u organizojë përkujtime”, shkruan Salihaj, përcjellë “Bota sot”.
Më tej sipas Salihajt, Thaçi nuk do t’i shpëtoj drejtësisë.
“Ai po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë, duke u munduar t'i shpëtojë drejtësisë. Por, drejtësia gjithsesi do të vijë, shpresoj se nuk është larg”, shkruan ai.
“Apeloj te familja e Haki Imerit që të mos e lejojë një përdhosje të tillë të kujtimit të Haki Imerit dhe të varrit të tij”, ka shkruar depuetiti i LDK-së, Adem Salihaj
Ndryshe Haki Imeri u vra në Drenicë më 2 nëntor të vitit 1999.
Ai ishte funksionar i LDK-së si dhe një arsimtar i përkushtuar dhe atdhetar.
Përgjegjësit për vrasjen e Imerit nuk u arrestuan kurrë, derisa vrasja e tij konsiderohet politike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi