Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë

Shko poshtë

Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë Empty Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 18, 2017 8:13 pm

Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë


Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë Auto_esa1484758279

"Jam i bindur se Hashim Thaçi nuk është në dijeni se kush e ka vrarë vëllaun tim”, ka thënë sot Imer Imer

Gjatë ditës së sotme, Imer Imeri është pajtuar me Presidentin aktual Hashim Thaçi, ndaj të cilit Imeri kishte drejtuar akuza të ashpra vazhdimisht që sipas Imerit, Hashim Thaçi kishte dorë në vrasjen e vëllai të tij, Haki Imerit, anëtarë i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Skenderaj.
“Jam i bindur se Hashim Thaçi nuk është në dijeni se kush e ka vrarë vëllaun tim, pasi gjatë një komunikimi më të, ai është i shprehur i gatshëm se edhe në forma kanunore të zotohet se nuk di gjë për vrasjen e Haki Imerit”, ka thënë sot Imer Imeri, pas homazheve që ka bërë me Hashim Thaçin te varri i tij.
Por kundër axhës së tij ka dalë djali i të ndjerit, Kastriot Imeri, i cili thotë se kërkon drejtësi institucionale e jo kanunore, shkruan "Bota sot".
“Une, Kastriot Imeri, djali i Haki Imerit. Kerkoj drejtesi Institucionale, jo Kanunore. Kerkoj nga Institucionet, qe me te vertete do ta ndriçojne vrasjen pas shpine te prindit tone, dhe vrasjeve te tjera qe u bene gjate e pas luftes ne Kosove. Kerkojme drejtesi nga Institucionet Nderkombetare. Jo nga keto vendore, te cilat udhehiqen nga kriminelet”, shkruan Kastriot Imeri në reagimin e tij.
Haki Imeri ishte vrarë më 2 nëntor të vitit 1999, në rrethana të pasqaruara dhe për këtë familja e tij e kishin akuzuar disa herë Thaçin, se ai ishte i informuar se kush e ka vra familjarin e tyre.
Haki Imeri ishte kidnapuar midis orës 16 dhe 17, me 2 nëntor në fshatin Brojë, nga persona të panjohur, që ishin  prezantuar si policë,  e më pas ishte gjetur i vdekur në një thellësi të malit në fshatin Aqarevë.
“Haki Ymeri, anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Skënderaj, është gjetur i vrarë mbrëmë, në rrethana të pasqaruara dhe nga autorë deri tash të panjohur, njoftoi Dega e LDK-së në Skënderaj. Njoftohet se z. Ymeri (46), baba i gjashtë fëmijëve, është kidnapuar dje pasdite, midis orës 16 dhe 17, në fshatin Brojë,nga persona të panjohur, që janë prezentuar si policë, që kishin rroba të zeza dhe që ishin me një veturë të tipit "Opel Omega" me ngjyrë të zezë. Sipas njoftimit, trupi i pajetë i Hakiut u gjet në një thellësi të malit në fshatin Aqarevë, dy kilometra larg vendit ku është kidnapuar. Ymeri është i lindur në fshatin Vojnik dhe punonte në shkollën e fshatit si profesor i gjuhës shqipe dhe i gjuhës angleze. Ai ishte aktivist i LDK-së që nga themelimi, ndërsa në momentin e vrasjes ai ishte në detyrën e kryetarit të nëndegës së LDK-së në Turiçvec dhe të anëtarit të kryesisë së Degës së LDK-së në Skënderaj. Varrimi i Haki Ymerit bëhet nesër në orën 14 në varrezat e fshatit Vojnik.”, thuhej në njoftimin e QIK-ut për kidnapimin dhe vrasjen e Haki Imerit.
Haki Imeri ishte dekoruar me Medaljen e Artë të Pavarësisë nga Presidenti Rugova, së bashku me Prof. Fehmi Agani, Latif Berisha, komandat Sali Çeku, Agim Hajrizi, Enver Maloku, Xhemail Mustafa, Shaban Manaj, Ismet Rraci, Ismail Hajdaraj, e Ukë Bytyçi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi