Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore

Shko poshtë

Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore Empty Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 18, 2017 7:12 pm

Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore



Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore Auto_auto_ddddd14778594891484750097

Imer Imeri


Sot u raportua se vëllau i Hakiut, Imer Imeri, ishte pajtuar me Hashim Thaçin, duke thënë se se është bindur se Thaçi nuk ka hak as hile në këtë krim.


Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore Auto_11133635_10206190739309043_4409711560948916160_n1484749849
Imer Imeri e Kastriot Imeri

Imer Imeri ishte ai i cili vazhdimisht kishte drejtuar akuza ndaj Thaçit për vrasjen e vëllait te tij.
Por kundër axhës së tij ka dalë djali i të ndjerit, Kastriot Imeri, i cili thotë se kërkon drejtësi institucionale e jo kanunore, shkruan "Bota sot".
“Une, Kastriot Imeri, djali i Haki Imerit. Kerkoj drejtesi Institucionale, jo Kanunore. Kerkoj nga Institucionet, qe me te vertete do ta ndriçojne vrasjen pas shpine te prindit tone, dhe vrasjeve te tjera qe u bene gjate e pas luftes ne Kosove. Kerkojme drejtesi nga Institucionet Nderkombetare. Jo nga keto vendore, te cilat udhehiqen nga kriminelet”, shkruan Kastriot Imeri në reagimin e tij.
Sipas vëllaut të tij, Imeri Imeri, Hakiu ishte kidnapuar dhe torturuar nga 3 policë ushtarakë të UCK-së, ku sipas tij ai pas torturave të bëra ndaj tij është vrarë po atë ditë.
“Fillimisht u kidnapua nga 3 policë ushtarak të UÇK-së duke dalë nga Shkolla ku ishte mësues , pastaj sipas informacioneve është torturuar fizikisht dhe psiqikisht dhe pastaj po të njëjtën ditë edhe është vrarë . Me të vetmin motiv - bindjeve politike. Është ndër vrasjet e para politike pas lufte në Rajonin e Drenicës. Ende nuk është ndriçuar kjo vrasje , nuk u identifikuan nga Prokuroria as rrëmbyesit , as organizatorët dhe as urdhërdhënësi. Në atë kohë vepronte Qeveria e Përkohshme me Kryeministër Hashim Thaqi dhe Ministër i Rendit Rexhep Selimi. Përgjegjësia bie mbi ta. Më së miri këta dy persona e dijnë se kush ishin ata 3 ushtarë të Policisë ushtarake të UÇK-së që e rrëmbyen , torturuan dhe pastaj e vranë Haki Ymerin , e të cilët nuk ishin nga Rajoni i Drenicës.Unë nuk po kërkoj hakmarrje! Po kërkoj drejtësi”, kishte thënë para disa muajsh Imer Imeri, vëllau i Haki Imerit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi