Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!

Shko poshtë

Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës! Empty Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 18, 2017 8:00 pm

Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës! 14720512_1177687532279869_2588132195762702028_n

Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!

Pas 17 vitesh, më në fund (SOT!) një segment i kësaj centaur shtetësie, në (shenjë reciprociteti ndaj arrestimit të RAMBOS!) emër të vetë, lëshon fletëarrestim për 57 serb të dyshuar për krime lufte, kundruall 1590 fletëarrestime serbe!?
Mirë do ishte sikur këto fletëarrestime të adresoheshin që nga; Nikoliç, Vuçiç dhe Daçiç!



Ruena Zot, nga intelektualët servil!


1.Në Kosovë është duke u rritur shumë numri i sojit të intelektualëve servil që (i shndrroi në hiperproduksion, kjo politikë!) po hanë me dy e tri lugë, si në; “kulacin" e shkencës, ashtu edhe atë të politikës, dhe biznesit!
2.Soji i parë, gjykon me logjikën; sa më servil ndaj pushtetit, aq më i lartë bêhet çmimi dhe satisfaksioni i tyre sociologjik, kundruall sklerozës së tyrr intelektuale! Pastaj, sa më tepër "prostituim" nëpër ideologjitë, koalicionet dhe djallëzitë e pushtetit, aq më tepër privilegje akademike dhe materiale!
3.Soji i dytë, shtiren si ideolog (pra, baballar!) të partive të ndryshme kosovare! Madje, për hirë të ”idealeve” të tyre, disa nga ta (lexo: interesave meskine personale!) kanë fituar tashmë edhe të "drejtën" absolute, që të pranojnë edhe ndonjë “invazion” hipotetik kinez...!


Kosova nuk ka nevojë për parti të re politike, por, gjithqysh për një lëvizje të re përmbysëse!


1. Kosova si një shtet (“sui generis”)i ri që gjendet ende në një proces të vetëkërkimit, verifikimit, vetëdëshmimit dhe organizimit të jetës shtetërore dhe asaj sociale, duket që ka nevojë edhe për një nxitje tjetër të re, që shquhet dhe identifikohet si deliberalizim. Deliberalizimi, do e ndihmonte pa mëdyshje jo vetëm identifikimin, por, edhe qartësimin e disa çështjeve ekzistenciale që i takojnë sferës së interesit kombëtar, siç janë: Asociacioni, definimi (demarkacioni) i qartë i kufijve me Serbinë, heqja e dilemave rreth (mos)bashkimit me Shqipërinë, ndarja e Kosovës, kyçjes në BE-ane, profilizimin kulturor dhe ideologjikë, konsolidimin e demokracisë, etj. Pra një seri çështjesh fondamentale të cilat në periudhat e ardhshme (dez)integruese në rajon dhe më gjerë, do të mund të shërbenin si përgjigje adekuate dhe koherente me kërkesat e kohës.
2. Duke parë që shumica e objektivave kombëtare (demokracia, sovraniteti, pavarësia) dhe atyre qytetare (barazia, drejtësia, mirëqenia, etj. ), nuk u arritën as përmes: "lëvizjes paqësore" (LDK-n), e as "lëvizjen e luftës" (PDK-n), atëherë, formimi i një "lëvizjeje" të re që do përmbush këto objektiva dhe katarsisin e nevojshëm gjithëshqiptar, duket se është i nevojshëm dhe paevitueshëm!
3. Pra, një lëvizje e re, e me përmbajtje identike alternative, sikurse: ajo e viteve 90-ta, dhe ajo e fundshekullit të kaluar, që arritën të përmbysin mjeshtërisht dhe në stilin e një katarsisi; POLITIK (një alternativë obskurante qeverisëse), SOCIAL (një raport tërësisht ndryshe me qytetarinë), e sidomos EKONOMIK (një modeli të ri të barazisë dhe drejtësisë) rrethanat e kontaminuara, krizën morale, korruptimin e sistemit dhe vlerat e formacionit komunist.
4. Kjo lloj lëvizje e re alternative, na duhet fillimisht në Kosovë shkaku i improvizimit, që partitë dhe elitat politike i bënë; shtetësisë (së paqenë); sovranitetit(të cunguar);dhe demokracisë (së munguar), gjatë gjithë viteve të pasluftës, për ta vazhduar më tutje në Shqipëri dhe në Maqedoni...!
5. Tani, kjo Lëvizje në formë të një alternative të re politike, sociale e ekonomike, është e kuptueshme që nuk mund të dal nga “kuzhinat” e vjetra që në shpinë akoma mbajnë mëkatet e së kaluarës, por, nga një karizëm e re emancipuese qytetare, e zhveshur tërësisht nga hipoteka e luftës (që prodhoi; edhe pseudopatriot!), dhe ajo e paqes (që prodhoi; mashtrues ordiner institucionalist!). Thënë më thjesht, karizëm që do e prodhojnë rrethanat e reja të “kaosit” dhe rreziqeve permanente: lokale, rajonale,e globale...!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi