Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lëvizja VETËVENDOSJE!: Atë që nuk e bëri sulltani, e bëri vetë Enver Hasani

Shko poshtë

Lëvizja VETËVENDOSJE!: Atë që nuk e bëri sulltani, e bëri vetë Enver Hasani Empty Lëvizja VETËVENDOSJE!: Atë që nuk e bëri sulltani, e bëri vetë Enver Hasani

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 10, 2010 10:55 pm


Lëvizja VETËVENDOSJE!: Atë që nuk e bëri sulltani, e bëri vetë Enver Hasani 2536_58551331999_58483591999_1960780_2424188_n


Lëvizja VETËVENDOSJE!: Atë që nuk e bëri sulltani, e bëri vetë Enver Hasani

Sot në Prizren u mbajt demonstrata e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me moton “Për identitet dhe dinjitet kombëtar”. Kjo demonstratë u mbajt për ta kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e emblemës komunale të Prizrenit, në të cilën paraqitet shtëpia e Lidhjes së Prizrenit. Demonstrata filloi në sheshin kryesor të qytetit dhe në të morën pjesë rreth 5,000 vetë.

Faruk Dakaj nga qendra e VETËVENDOSJE!-s në Prizren ishte i pari që iu drejtua demonstruesve të mbledhur te shadërvani i qytetit. Ai tha se Plani i Ahtisaarit, në emër të të cilit është marrë vendimi për ndryshimin e emblemës komunale, është veprim shkombëtarizues. Ky vendim po vjen pas një varg veprimesh tjera të cilat filluan me heqjen e flamurit kobëtar, himnin pa tekst, serbizimin e objekteve fetare, kurse tash po synohet që ky shkombëtarizim të shkojë thellë edhe deri te vetë institucionet lokale.

Më pas masa demonstruese iu drejtua kuvendit komunal të Prizrenit. Përpara objektit komunal foli Glauk Konjufca. Glauku tha se nëse sot po na rrezikohet Lidhja e Prizrenit, kjo vjen për shkak se nuk kemi udhëheqës politikë sikur ata të Lidhjes së Prizrenit. Krerët e Lidhjes luftonin me armikun për t’i mbrojtur tokat shqiptare. Krerët e sotshëm luftojnë me njëri-tjetrin për shitjen e tokave shqiptare. Krerët e Lidhjes varfëroheshin për të pasur populli. Krerët e sotëm pasurohen prej parasë së të varfërve – prej buxhetit të popullit. Me këtë rast, aktivistët e VETËVENDOSJE!-s vendosën në hyrjen e objektit të kuvendit komunal emblemën aktuale të këtij institucioni dhe e cila nuk duhet të ndërrohet.

Dhe erdhi çasti kryesor i demonstratës: ndalja përpara shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit. Aty demonstruesve iu foli veprimtari i njohur i çështjes kombëtare dhe njëri prej themeluesve të UÇK-së, Gani Krasniqi. Ai tha se Lidhja e Prizrenit paraqet ngjarjen më të rëndësishme kombëtare shqiptare pas Kuvendit të Lezhës. Qëllimet e Lidhjes së Prizrenit ishin edhe brenda vetë luftës së fundit çlirimtare, e cila, në fund u keqpërdor nga njerëz të caktuar për të bërë karriera politike në dëm të Kosovës tha Gani Krasniqi. Dhe në fund shtoi se Lidhja e Prizrenit ka qenë, është dhe gjithnjë do të jetë gjallë.

Për konceptin politik të Lidhjes së Prizrenit dhe rëndësinë e saj si ngjarje politike dhe program që jehon historikisht, foli profesori i filozofisë politike nga Tirana, Hysamedin Feraj. Ai tha se Plani i Ahtisaarit po e shfytyron kombin shqiptar. Sepse po ia shlyen atij vetitë e tij thelbësore. Në fund Feraj tha se atë që nuk e ka bëri sulltani, e bëri vetë Enver Hasani.


10 qershor 2010
Lëvizja VETËVENDOSJE!

Lëvizja VETËVENDOSJE!: Atë që nuk e bëri sulltani, e bëri vetë Enver Hasani 30686_401022576999_58483591999_4772771_1474791_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi