Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi: Agim Gashi:Valdete Berishas ekspozon në Managa të Belgjikes në ekspoziten kolektive “Managa 2010”

Shko poshtë

Agim Gashi: Agim Gashi:Valdete Berishas ekspozon në Managa të Belgjikes në ekspoziten kolektive “Managa 2010” Empty Agim Gashi: Agim Gashi:Valdete Berishas ekspozon në Managa të Belgjikes në ekspoziten kolektive “Managa 2010”

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 16, 2010 9:25 pm

Agim Gashi
Valdete Berishas ekspozon në Managa të Belgjikes në ekspoziten kolektive “Managa 2010”
Agim Gashi: Agim Gashi:Valdete Berishas ekspozon në Managa të Belgjikes në ekspoziten kolektive “Managa 2010” 31963_400482824076_644509076_4462230_2483107_n
Valdete Berisha


Valdete Berisha, poete dhe piktore nga Mitrovica e cila punon e vepron në Belgjikë, këto ditë arriti edhe një sukses të lakmishëm në fushën e piktures. Organizuar nga qyteti Manage (Belgjikë) dhe grupit të artistëve figurativ „IMAGINE“, të premten më 11.06.2006 u hap ekspozita kolektive. Valdete Berisha, që është e vetmja shqiptare aty u paraqit me dhjetra piktura të cilat pamëdyshje ranë në sy të kritikës për lavdata të shumta. Ndër pikturat e vlersuara dhe të pëlqyera nga artëdashësit e shumtë ishte „Dielli, „Flija“ dhe „Djalerishtja“! Vlen të përmendim se knaqësi të veqant paraqiti Drejtoresha e Kultures dhe e Arsimit të Komunes së qytetit Manage e cila foli gjatë për punën dhe talentin e piktores shqiptare Valdete Berisha.Kjo ekspozitë do qëndroj e hapur për disa javë ku artëdashësit do të knaqen me pikturat e piktorëve të ndryshë, por edhe të Valdete Berishës
Valdete Berisha pos piktures ajo shkruan edhe poezi.

Agim Gashi: Agim Gashi:Valdete Berishas ekspozon në Managa të Belgjikes në ekspoziten kolektive “Managa 2010” 31963_400482979076_644509076_4462232_5550295_n
Pamje nga ekspozita


Agim Gashi: Agim Gashi:Valdete Berishas ekspozon në Managa të Belgjikes në ekspoziten kolektive “Managa 2010” 31963_400483079076_644509076_4462233_8260334_n
Piktorja Valdete Berisha dhe drejtoresha e Kultures së qytetit Manage



Biografia e shkurter e Valdete Berishës

Valdete Berisha lindi më 2 nëntor të vitit 1968 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme i mbaroi në vendlindje, pra në Mitrovicë. Por, si dhe shumë kosovarë të tjerë në moshën e re u detyrua të shkojë në mërgim.
Që nga rinia e hershme merret me shkrimin e poezive. Përveç poezisë, Valdetja merret edhe me pikturë dhe ka arritur suksese të lakmueshme. Ajo deri tash ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive dhe individuale, në qytete te ndryshme, si në: La Loviere, Manage, Anderlues, etj. Ajo pret që ta hapë një ekspozitë të saj edhe në Kosovë, e sidomos në vendlindje, në Mitrovicë. Autorja jeton dhe vepron në Belgjikë, por është shumë e lidhur emocionalisht me Kosovën të cilën e viziton shpesh.
Ka botuar veprën me poezi “Mos e zgjo dhimbjen”.

Disa nga pikturat e ekspozuara të Valdete Berishës
Agim Gashi: Agim Gashi:Valdete Berishas ekspozon në Managa të Belgjikes në ekspoziten kolektive “Managa 2010” 31963_400483814076_644509076_4462254_6450085_n


Agim Gashi: Agim Gashi:Valdete Berishas ekspozon në Managa të Belgjikes në ekspoziten kolektive “Managa 2010” 31963_400483979076_644509076_4462256_1231080_n


Nga libri me poezi i Valdete Berishës ju sjellim disa poezi:

PËR TY
Mendoj për ty
Për qiellin e përhimët
Për jetën që djegë dhe ikën
Për ty mendoj
Për bukurinë tënde
Kur ti nuk flet
Nuk di asgjë për ty
Të shikoj si ekziston
Afër jetës sime
Sikur një ëndërr e fundit
Sikur e vetmja ëndërr...
QETЁSIA
Larg shumë larg
Era fishkëllen nëpër valë
Trenat s’bëjnë zhurmë nëpër natë
Unë shikoj dritat nëpër shtëpitë
Nga një dritarez e vogël
Gështenjat që valëzojnë në këtë erë
Ngjyrën e përhimët të qiellit që rrënohet

S’ndjej lëvizje rreth meje
Diçka më zë frymën
Shpirti do të më dalë

Këtë qetësi të rëndë
E kam mike
LARG TEJE
Larg teje ëndërrova
Për trenat që shkojnë
Duke bartur trupa të rinj
Që treten nëpër qytetet e huaja
Në orët e ëndrrave
Që shpërthejnë rrugëve
Theva neonin tënd
Ty që të dua më shumë se veten
Të pashë të zvogëluar në atë vend
Duke pritur kalimtarë që pyesin për orën
Kjo është ajo jetë e jona
Që na flakëron
Për t’u shuar diku në dekor dimri
Kohë buzëqeshjesh
Kohë vuajtjesh bashkë
ILUZION
Një siluetë u ndal poshtë shtëpisë sime
Ndoshta je ti apo hija jote
Ndoshta iluzion i hapave tu
Është vetëm një taksi që pret dikë
KЁTU
Qetësia e qytetit më pëshpërit si zakonisht
Era rrëshqet nëpër dritat e natës
Në kërkimin e një shikimi që ka dallim
Kjo natë me këtë qetësi misterioze
Pasqyron sytë e fiksuar
Në një imazh të saktë të dëshirës
Një fytyrë u përngjan
Fjalëve dhe parfumeve
Që ndihen në këtë qytezë
Ku njoh disa rrugë këtu
Dhe një liqe...
ÇKA DIMЁ
Dimë të ledhatojmë një lëkurë
Të puthim një gojë
Ne dimë t’iu themi
Tung! Mirë! Ju si jeni?
Njerëzve që mezi i njohim
Ne kemi frikë të jetojmë
Dhe vdekjes ia kemi frikën
Shpesh na ndodhë
Që të mos dimë çka duam
Nuk kemi kurrfarë kënaqësie
VONЁ
Harrova se kush ishe
Vonë u bë për mua
Zemra më fluturoi
As që mundohesh ta zësh
Sytë më shkëlqejnë
Nga idetë e zbehta
Bota ime është e kristaltë
Çdo gjë e tejdukshme

Vuaj në qetësi
TЁ PRITA
Të prita gjatë
Të kthehesh
Me ditë me javë me muaj
Ndoshta më shumë

Derisa e kuptova
Se nuk më do më

Dhe as që do të më kthehesh
Ndonjëherë...
BESOJA
Qetësia është tradhti
E mbështjellë me dhimbje

Gjëja e fundit që vdes është shpresa
Ti do të jesh gjithmonë në mua
Në ëndrrat e mia.
Besoja në dashuri të përjetshme
I besoja qiellit
Me vite ndryshuan ëndrrat
Ylberit iu zbehën ngjyrat
Një jetë nuk më mjafton
Të të harroj
PSE
Hidhërohem
Pse të desha
Pse të dua
Pse do të të dua
Përgjithmonë
Hidhërohem
Pse i pata
Sytë e mbyllur
Kur të pashë
NЁ SYTЁ E MI
Hyre në jetën time
I tejdukshëm
Në zemër asgjë
Nuk më gëzon
Ato ditë nuk do t’i ndërroja
As me margaritarët e botës
Asgjë nuk shkëlqen
Më shumë në sytë e mi
Larg teje
Plot dhimbje
DUHET
Duhet të jetoj që të ekzistoj
Duhet të këndoj që të mos qaj
Duhet të buzëqesh që të mos vuaj
Duhet të dashuroj që të mos harroj

Megjithatë jeta vazhdon
Edhe pa Ty
TI
Edhe njëherë
Le buzët e tua
Të rrëshqasin në të miat
Edhe njëherë
Dua të ndjej prekjet e tua
Edhe pse më bëjnë
Që trupi të më rrëqethet
Dua të mos zgjohem kurrë
Nga kjo mrekulli
E fshehtë shpirtrash
NJЁ ЁNDЁRR ME TY
Aurora e një udhëtimi
Numëronte njëmijë e një net
Valë nëpër mjegulla
Duke kërkuar kohën që ikë
Qenie të larguara
Të mashtruara me yjet
Të bashkuara me dritën e hënës
Të përkundura në zemrën time
Të pushuara në kujtimet që flenë
E përjetoj dashurinë tonë
Të përqafoj
Një ëndërr me ty
Më lehtëson jetën
Ende të dua
DASHURI E HUMBUR
Mbrëmja bie
Me peshën e saj
Mbi liqe
Shoh zjarr
Afrohem
Sytë më shkëlqejnë
Qaj vajtoj
Për një dashuri të humbur
Ndoshta jam në ëndërr
Ëndrrat janë të paqarta
Edhe shumë të zeza janë
Fundja e fundit do t’i ngjyrosë
Do të përziej ngjyrat e tyre
Botën nuk e kam larg
I shoh dritat
Edhe toka mund të bëjë zhurmën që do
Dikush do të më ndiej
Ndoshta kërkoj tepër
Do të ndaj ngrohtësinë e shpirtit
Në qoftë se bota ndryshon...
SHI NË ZEMRËN TIME
Jashtë bie shi
Si në zemrën time
Ato pika që bien në tokë
Lot vuajtjesh
E lot qetësie janë
Rikujtoj shikimin tënd
Zemrën tënde
Duart tua
Zërin tënd
Që aq shumë i dua

Jashtë bie shi
Si në zemrën time
Që thotë pa u hamendur
Oh sa të dua
Frikohem nga amshimi
Frikohem nga fjalët e mia
Nga të gjitha frikohem
Ti nuk je me mua
Por dashuria që kam për ty
Më mban në jetë
Derisa të shkoj larg nga këtu
Ndoshta sot, nesër, më vonë
Do të vij të të shoh TY
Dhe shiun që nuk ndalet
EH
Sikur ta kisha ditur sa të dua
Do të kisha dashur edhe më shumë
E ti më fale harresën
Ajo që është më e rënda
Si vdekja
Kurse unë prapë të pres
Të më duash
Të të rikujtohem
Për këtë jetoj
Dhe për ty
NË KËTË VEND
Kopshtet kanë lule pa erë
Dëshirat janë vuajtje
Parajsa të ndërtuara me shpirtra
Zjarret flenë
Yjet janë prej gjaku
Çmenduria të mbanë për dore
Djalli ka buzëqeshjen
Frika të thurë harresën
Ëndrrat gri shpresat zi korb
Shpirtra të palosur në valixhe
Margaritar të mërzitur
Në gjokse të vuajtur.
Hijet e vesës humbin kujtimet
Dëshpërimet trillojnë përralla
Lotët e derdhur thahen
Pa i parë kush
Mëngjesi prapë agon
Në këtë vend tmerri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi