Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kryeministri Berisha priti sot pilotin e njohur nga Kosova me banim në SHBA, James Berisha

Shko poshtë

Kryeministri Berisha priti sot pilotin e njohur nga Kosova me banim në SHBA, James Berisha Empty Kryeministri Berisha priti sot pilotin e njohur nga Kosova me banim në SHBA, James Berisha

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 18, 2010 11:20 pm

Kryeministri Berisha priti sot pilotin e njohur nga Kosova me banim në SHBA, James Berisha


Kryeministri Berisha priti sot pilotin e njohur nga Kosova me banim në SHBA, James Berisha June-18-15-59-36arkive
James Berisha, piloti i njohur kosovar, me banim në SHBA, me famë ndërkombëtare, në kuadër të misionit të tij “Të fluturosh për Kosovën” prej më shumë se një vit përshkon me avionin dhe ekuipazhin e tij kontinente të tëra për të promovuar pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri Berisha priti sot në një takim të përzemërt James Berisha, pilotin e njohur kosovar, me banim në SHBA, me famë ndërkombëtare, i cili në kuadër të misionit të tij “Të fluturosh për Kosovën” prej më shumë se një vit përshkon me avionin dhe ekuipazhin e tij kontinente të tëra për të promovuar pavarësinë e Kosovës.
Kryeministri Berisha i uroi James Berisha mirëseardhjen në Tiranë duke e përgëzuar atë dhe ekipin e tij për misionin fisnik të sensibilizimit të opinionit botëror për njohjen e pavarësisë së Kosovës përmes fluturimit me avionin e tij.
Duke e cilësuar James Berisha si kryepilotin shqiptar, kryeministri Berisha shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për këto përpjekje për njohjen e Kosovës, duke e cilësuar pavarësinë e saj si një nga faqet më të shkëlqyera të historisë së kombit shqiptar dhe si shpërblimi më i mirë për tërë ato breza që u flijuan, u sakrifikuan dhe u shkrumbuan, pa mundur ta shohin dot të realizuar ëndrrën e tyre për një Kosovë të pavarur.
Ju falënderoj me mirënjohje, u shpreh kryeministri Berisha, misioni juaj ka patur një jehonë botërore dhe është një tregues i shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve, të cilët pas shumë vitesh përpjekjesh kanë kristalizuar genin e mbijetesës.
James Berisha falënderoi kryeministrin për mikëpritjen dhe fjalët e ngrohta, duke i shprehur mirënjohjen për të gjithë mbështetjen dhe kontributin e tij personal, të qeverisë shqiptare e të popullit shqiptar në pavarësinë e Kosovës dhe në zhvillimin e mëtejshëm të saj, duke u ndalur veçanërisht edhe në ndërtimin e rrugës Durrës-Morinë rëndësinë e saj historike.
Ai e njohu kryeministrin Berisha me vendimin për të vazhduar udhëtimin e tij misionar “Të fluturosh për Kosovën” edhe në kontinentin afrikan në 54 shtete të tjera të këtij kontinente.
Kryeministri Berisha nënvizoi se qeveria shqiptare do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të kapur vitet e gjata të humbura nga ndarja mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke bashkëpunuar ngushtë në të gjitha fushat.
Kryeministri Berisha theksoi se ai dhe qeveria shqiptare do të mbështesin James Berisha dhe ekipin e tij të ri gjatë vazhdimit të misionit të tyre kaq fisnik e të rëndësishëm.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi