Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lebit Murtishi:Prizreni është gjallë!

Shko poshtë

Lebit Murtishi:Prizreni është gjallë! Empty Lebit Murtishi:Prizreni është gjallë!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 20, 2010 10:02 pm



Lebit Murtishi
Prizreni është gjallë!




Kryeqyteti shpirtëror i shqiptarëve dhe kryezemra e bashkimit dhe e qëndresës kombëtare, sërish pas rreth njëqind e tridhjetë vjetësh vendosi në piedestal Flamurin e Arbërit, në vendin që e fitoi me lumenjë gjaku, si në shekujt e shkuar, ashtu edhe në historitë e reja…

Uruan të gjitha pjesët e ndara të Shqipërisë, uruan të gjitha zemrat e shekujve, dhe u dëshpëruan si përherë, mbetjet e fundit të pushtuesve të fundit dhe bashibuzukët perëndimorë që ende nuk duan të besojnë se mesjeta e errët ka vdekur qëherthi.

Ju lumtë vëllezër, ju lumtë mijëra herë! Keni nderuar faqen e kombit; faqen që na e nxinë dhe na e përlyenë njerëz të shitur e të pacipë, njerëz që vetëm barkun e trashë njofin për zot, njerëz që s`meritojnë të quhen njerëz, por ja që gjinia njerëzore ka edhe përjashtime të tilla.

Shqipërisë kurrë nuk i ka munguar guximi, as besa as bujaria, as nderi, as plumbi, as baruti; Shqipërisë i ka munguar bashkimi. Dhe jo me fajin e saj, fajtorë janë robëruesit shekullorë të tokave të saj, të cilët, ngado që vinin e iknin, të njejtën shkreti linin prapa.

Kurrë e asnjëherë nuk mundëm të kemi shkolla të lira, kurrë e asnjëherë nuk mundëm të kemi arsim kombëtar, kurrë e asnjëherë nuk mundëm të kemi një shtet kombëtar, dhe për pasojë në çdo periudhë historike janë gjendur e do gjenden „bakterie që kanë bërë punët e djajve“.

Siç mund të shihet, edhe nga jashtë edhe nga brenda armiqtë e Shqipërisë mbetën të njejtë. Veç Shqipëria nuk është e njejtë, ajo ka ndyshuar, e madje shumë. Dhe falë Zotit, pas luftërave të fundit të përgjakshme, mund t`u themi miqëve dhe armiqëve se jemi të gatshëm të mbrojmë vetveten, se jemi në gjendje të mbrojmë dhe paqen, poqese paqja s`kërkon nga ne të lëmë peng lirinë dhe nderin.

Jo rastësisht sulmohet Prizreni, sulmohet beslidhja, sulmohet Abdyli, Ymeri, Ali Pashë Gucia, ngase pikërisht aty tek ajo shtëpizë e vogël e shpirtit të madh shqipëtar flejnë vilajetet e bashkuar, flejnë amanetet e Kushtrimit…

Ju lumtë vëllezër, është koha, është momenti, është çasti kur duhet të lidhim besë për një Flamur, për një atdhe…

Rroftë beslidhja e madhe, rroftë rinia heroike, rroftë Shqipëria e bashkuar…



Lebit Murtishi

Bern
10.06.2010

Dërgoi: Abas Fejzullahu
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi