Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nexhmedin Spahiu: Bekim Fehmiu‏

Shko poshtë

Nexhmedin Spahiu: Bekim Fehmiu‏ Empty Nexhmedin Spahiu: Bekim Fehmiu‏

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 23, 2010 1:17 am

Nexhmedin Spahiu: Bekim Fehmiu‏ U1_NexmedinSpahiu
Bekim Fehmiu
Aktori serb dhe shqiptari i madh Bekim Fehmiu, që jetoi shndritshëm dhe tmerrshëm, Bekim Fehmiu është produkt i gjenit, energjisë e talentit shqiptar
dhe shkollës dhe shoqerisë serbe
Nga Dr. Nexhmedin Spahiu
Bekim Fehmiu ishte një shqiptar atdhetar që nuk u akomodua kurrë as në shoqërinë shqiptare, as në atë kosovare dhe as në atë serbe. Si atdhetar shqiptar, bir i familjes atdhetare shqiptare, ai u përpoq t’ishte një aktor shqiptar, ta luante rrolin e Skënderbeut, por kjo iu besua një aktori rus. Ai u përpoq të bëhej një aktor kosovar, të luante Hamletin në Prishtinë, por skena e Teatrit Krahinor të Kosovës u tregua e vockël për të.
Bekim Fehmiu mbeti aktor i madh serb, aktori më i madh serb i të gjitha kohërave dhe një aktor i shquar boteror, i vetmi aktor nga bota komuniste që shpërtheu perdën e hekurt dhe bëri famë në Perëndim.
Bekimi ishte një argument i gjallë se sa të papajtueshme mes vete ishin shoqëria serbe e ajo kosovare dhe se larg botës ishin që të dyja.
Një gjen shqiptar dhe një shkollë serbe prodhuan një aktor botëror. Dhe Bekimi me amanetin e tij iu kthy i vdekur të gjithëve: Ceremonia mortore dhe kremimi - Serbisë, pluhuri i eshtrave të tij Lumbardhit të Prizrenit (Kosoves e Shqiperisë), ndërsa filmat e tij ia la gjithë botës.
Bekim Fehmiu nuk u akomodua në shoqerinë kosovare, sepse ai ishte produkt i klasit të parë të shkollës serbe dhe shoqërisë serbe. Bekimi nuk u akomodua në shoqërinë serbe, sepse ajo në realitet nuk e gëlltiste dot faktin që një shqiptar ishte më i miri ndër ta. Prandaj Bekimi jetoi shndritshëm dhe tmerrshëm.
Vdekjen e aktorit te madh e kapitalizoi politika serbe, por jo edhe ajo kosovare e shqiptare. Presidenti serb, Boris Tadiq, tregoi se mund të përkulet para gjeniut shqiptar Bekim Fehmiu, por kryetari i Parlamentit të Kosovës tregoi se nuk mund të mbajë një minut heshtje për aktorin e madh serb e boteror- Bekim Fehmiu.
Nexhmedin SPAHIU
cell: +377 44 147596
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi