Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shënohet Beteja e Lavdishme, ''Beteja e Loxhës''

Shko poshtë

 Shënohet Beteja e Lavdishme, ''Beteja e Loxhës'' Empty Shënohet Beteja e Lavdishme, ''Beteja e Loxhës''

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 06, 2010 7:59 pm

Shënohet Beteja e Lavdishme, ''Beteja e Loxhës''

 Shënohet Beteja e Lavdishme, ''Beteja e Loxhës'' Tz02-Kopie

Deçan, 06 korrik-Me rastin e 12 vjetorit të rënies heroike të Rrustem Bruçit, Lumni Surdullit dhe Enver Alaj, në Betejën e lavdishme të Loxhës, të udhëhequr nga komandanti, kolonel Tahir Zemaj, në Isniq të Deçanit, në prani të shumë qytetarëve dhe oficerëve të ushtarak të asaj kohe, janë zbuluar pllakat përkujtimore në shtëpitë ku ishin të vendosur formacionet e rregullta ushtarake, që komandoheshin, nga kolonel Tahir Zemaj. “dymbëdhjetë vite më parë, nga Isniqi i Isa Boletinit, dhe trimave të tjerë, të prirë nga strateg të luftës dhe oficer të karrierës, djemtë më të mirë të Isniqit, Vushtrrisë, Drenocit, Prapaqanit, Strellcit, Dubovikut dhe vendeve tjera, u nisën për të ndalur hovin e barbarisë serbe, u nisën për në Betejën e Loxhës” është shprehur, Blerim Bajraktaraj, që sipas tij, kwta djem tw luftës, shënuan historinë, duke mposhtur dhe turpëruar armikun. Duke folur, në emër të brigadave 134, 131 dhe 133, Shaban Dragaj, oficer i karrierës, ka thënë se kontributi i Isniqit dhe rrethinës, është i paharrueshëm, jo vetëm për Betejën e Loxhës, por, mikpritjen dhe hapjen e dyerve të konakut, për luftëtarët dhe qytetarët e gjitha rajoneve. “Më kujtohet korriku i vitit 1998, kur së bashku me formacionet e rregullta ushtarake, zbrita nga Alpet Shqiptare, erdha në mesin tuaj, së bashku me shumë oficerë dhe ushtarë, të prirë dhe të komanduar, nga kolonel Tahir Zemaj”, rrëfen Shaban Dragaj. Ai, duke iu drejtuar të pranishmëve, është shprehur, “Ju, jo vetëm që dhatë djemtë dhe bijat, të kyçën në radhët tona, por hapat dyert për vendosjen tonë, në odat tuaja u sistemuan dhe ushqyen, oficerët dhe ushtarët tanë, që nga këtu, do niseshin për Betejën e Lavdishme të Loxhës, në të cilën, heroikisht bien, Rrustem Bruci, Lumni Surdulli dhe Enver Alaj”. Po ashtu, Dragaj tregon, se në furnizim të brigadave tona, në Bjeshkët e Milishevcit, kanë rënë heroikisht edhe Naim Bajraktaraj, Isa Balaj, Beqir Mehmetaj, nga Isniqi, Naim Gjukaj nga Strellci, si dhe Ramush dhe Elmi Shala nga Duboviku. “Pllakat që po vendosim sot, është shenjë simbolike që të kujtojmë brez pas brezi, gjurmët e pashlyera të historisë sonë” ka nënvizuar Shaban Dragaj. Në shenjë kujtimi, në shtëpitë ku ishin të vendosura formacionet e rregullta ushtarake, janë zbuluar pllakat përkujtimore, në familjet Bajraktari, Rexhahmetaj, Seferaj dhe Haklaj, ndërsa në fshatin Loxhë, është bërë zbulimi i lapidarit të tre të rënëve. Këto aktivitete mbahen nën patronatin e presidentit të Kosovës, dr Fatmir Sejdiu. /Adem Lushaj  Shënohet Beteja e Lavdishme, ''Beteja e Loxhës'' Rb02-Kopie-2
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi