Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Stojku:Absurd.

Shko poshtë

Kujtim Stojku:Absurd. Empty Kujtim Stojku:Absurd.

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 06, 2010 8:18 pm

Kujtim Stojku:Absurd. 35113_1319755557603_1342220805_782974_6185975_n

Kujtim Stojku:Absurd.


Unë jam kalimtar mbi këtë tokë
Ashtu siç jeni ju të gjithë
E përse për fatin duhet të pikëllohem
E për ndodhitë toksore t’merakosem
Kur leja hyjnore do t’mbarojë një ditë.

Ashtu si ju edhe unë linda nga dashuria
Me dhëmbje gjithë jetën u rropata
Shumë herë m’rrëzuan nga ligësia
E t’ngrihem në këmbë fuqi më spata.

Jam përplasur nëpër dallgë dhe suferinë
Por unë prej tyre lot s’kam nxjerrë aspak
Por kam qeshur me pushtetin e njeriut dinak
Kam qeshur se i veshur n’mëndafsh zyrtari
Ju betohem se asnjë gram mend se ka truthari
Lakun ta vë në fyt e kënaqet kur të mbyt.

E këta njerëz kur hypin në pozitë
Nuk hypin si intelektualë të zotë
Por hypin si të pa ftyrë
Kur takohesh me ta të përzihet
Bah ç’njerëz të pështirë.

Ata menjëherë marrin pamje prej filistini
Vetullat i varin si re e zezë
Fjalët me zor ju dalin nga goja
Dhe ripërtrihen kur t’shkelin me këmbë.


Po pse vallë janë zhytur kështu n’paudhësi?
Dhe pse ecin t’çoroditur me pushtetin njerzor
Dhe pse kur ju u shkoni në zyrë
Ju presin si halabak dhe horr!


Ju që keni marrë pamjen e Zeusit
Ju që mijra zemra bëtë të lëngojnë
Shok e mik u bëtë me hajtutët
Shumë sy prej jush lotë lëshojnë.

Dhe ju t’pangishëm keni lyer duart me gjak
Ju plaçkitës të veshur me mëndafsh
Ndoshta një ditë për të gjitha këto
Para popullit do t’jepni hesap.
2000.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi