Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monda Korca: Gazeta Tirana Observer: Mjerimi dhe Trishtimi, -shkruar nga Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Monda Korca: Gazeta Tirana Observer: Mjerimi dhe Trishtimi, -shkruar nga Raimonda Moisiu Empty Monda Korca: Gazeta Tirana Observer: Mjerimi dhe Trishtimi, -shkruar nga Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 08, 2010 1:26 pm

Monda Korca: Gazeta Tirana Observer: Mjerimi dhe Trishtimi, -shkruar nga Raimonda Moisiu 34995_1542851410416_1208896826_31579270_5467068_n

Monda Korca: Gazeta Tirana Observer: Mjerimi dhe Trishtimi, -shkruar nga Raimonda Moisiu


Mjerimi tërbohet në dashtuni epshore,nëpër qoshe të ndohta, bashkë me qej, mij, maca…. MIGJENI

Mjerimi lind Trishtimin, e ndryshoka njeriun, këtë qenie hyjnore me kaq shpirt të bukur. Sa shumë janë shtuar të mjerët në vendin tim! Bashkë, me varfërinë e tyre, trishtimin, ulëritjet e përditshme, për të mbijetuar, janë rritur njerëzit me streset e ditës. Një nënë korçare aty përpara përfundoi në pranga për një krim, që më shumë se askush në botë, do ta ndjejë tërë jetës shpirti i asaj të mjere. Rrahu fëmijën e saj deri sa vdiq. Po një nënë tjetër, nga Korça ime, si mbyti dy fëmijët e saj, u hodh në rrotat e makinës. Një vajzë e re, e bukur e brishtë, një studente e shkëlqyer me medaljen e artë, vrau veten, se nuk kishte një grusht para të vazhdonte studimet.Mjerimi dhe Trishtimi! Shfaqet në forma nga më të rafinuarat, deri në më të frikshmet, që përmendëm më lart.

Një vajzë e mjerë zbulon pjesët e saj intime para kamerave për një grusht para. Ajo qesh para atyre kamerave se ashtu e do skenari banal i një regjisori. Një tjetër shet trupin në rrugët e Europës.Mjerimi dhe Trishtimi, shfaqen pra, duke buzëqeshur, siç shfaqen në mes të rrugës lypsarët. Mjerimi shfaqet duke u drobitur në punë për pak lekë, që mezi mjaftojnë të paguhen dritat. Mjerimin e pashë në fytyrën e atij politikani, që për hir të kolltukut, të egos për pushtet, kapërdinte fyerjet dhe poshtërimet prej bajraktari të shefit të tij. Mjerimin e pashë në gjuhën e urrejtjes së politikanëve, teksa flisnin nga ekranet TV-ve. Mjerimin e pashë në mungesën e një kanali televiziv enkas për fëmijët. E pashë në fytyrën e asaj sekretares që duhet të vijë në zyrën e “presidentit”,(sa shumë janë shtuar “presidentët” e atdheut tim, e keni vënë re?), e veshur me minifund duke pritur bosin të shfryjë epshet e tij, derisa ai të gjejë një tjetër e ta flakë nga puna. Mjerimin dhe Trishtimin e pashë në sytë e një vajze adoleshente teksa shihte artistët që mburreshin se do t’i kalojnë pushimet në Spanjë, Karaibe, Antalja, ndërsa ajo nuk ka të holla të blejë një fustan për mbrëmjen e maturës. Një prind vari veten se nuk mundi t’i blinte një fustan të bijës për ditën e diplomës. Kështu shkruajnë gazetarët, këta përfaqësues të klithmave të popullit të tyre që edhe ata kohë pas kohe e ndjejnë veten të poshtëruar, fyer të mjerë, të trishtuar. Mjerimin e pashë në makutërinë dhe etjen e ankthshme, drithëronjëse, të llahtarshme për para. E pashë në luftën e konkurrencës mes dy rivalëve, shumë rivalëve, se kush të fitojë më shumë në kurriz të tjetrit.E pashë mjerimin, trishtimin, i lexova, u ndjeva keq, më shumë se për mjerimin tim, kur pashë të mbyllur në “dhomën e rrëfimit”, të emisionit që ndiqet shumë nga njerëzit “Big Brother”, ky institucion, shkollë, universitet, akademi të falsitetit të jetës dhe hipokrizisë. Mjerimi qenka zotëri i madh, të cilit I duhet nënshtruar se të pret burgu. Mjerimi dhe Trishtimi, qajnë e qeshin, ulen këmbëkryq dhe ulërijnë... Mirëpo mjerimi ka edhe një fytyrë tjetër të shëmtuar, përbindëshe, vrasëse... Nëse një vajzë e re, e ngacmuar, e provokuar, e fryrë dhe e frymëzuar nga seksualizmi i shfrenuar në TV, vendos të ‘çajë” në një tjetër rrugë, atë që nuk do e dëshironte as prindi, as nëna e saj, as vëllai, as vetë ajo, - atë të prostitucionit, të shitjes së trupit të saj për një grusht para, për një vend pune, për një shfaqje në ekran, po një djalosh çfarë duhet të bëjë? Shqiponjat nuk dinë të vdesin nga uria. Ato egërsohen dhe sulen…Krimi grish pa pushim bijtë e të varfërve. Mjerimi është pikturuar më bukur në botë nga shkrimtari më i lexuar Viktor Hygo. Vodhi një copë bukë për të ushqyer fëmijët dhe doli nga burgu një kafshë. Mjerimi dhe Trishtimi, sa po vuan atdheu im nga kjo erë që vjen nga skëterra...
Raimonda Moisiu

Gazeta Tirana Observer
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi