Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SECILI NË ROLIN E VET

Shko poshtë

SECILI NË ROLIN E VET Empty SECILI NË ROLIN E VET

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 27, 2009 3:47 am

SECILI NË ROLIN E VET

Nëse mendojmë se vetëm pushteti është pragu që kapërcehet për të nisur ndonjë punë që i kontribuon ndërtimit të pavarësisë së Kosovës, atëherë si kemi arritur deri te pavarësia, kur 20 vjet të lëvizjeve (partive) politike kemi vepruar pa pasur pushtet? Nëse kujtojmë që sot kemi pushtet, kjo nuk është gabim, por është gabim nëse nuk mund ta kuptojmë se çka i mungon këtij pushteti e që e kanë vendet vërtet të pavarura. Ajo që i mungon pushtetit të Kosovës është rrëmbyer nga ata që nuk po i përfillin dhe nuk po i respektojnë marrëveshjet që Kosova ka lidhur me ata gjatë nëntë vjetëve të shkuara, duke zbatuar me përpikëri standardet e obliguara. Plotësimi i standardeve që na i ka obliguar bashkësia ndërkombëtare ka qenë kushti që Kosova ta ndërtojë shtetin sipas modelit të tyre, dhe tash ky shtet ka Kushtetutën, që ata (ndërkombëtarët) vetë e kanë sajuar dhe tash pikërisht ata (një pjesë e tyre) nuk duan ta respektojnë. Kosova e ka dhënë provimin historik, jo vetëm që i ka realizuar standardet, por edhe i ka zbatuar deri në pikën e fundit. Themi kështu për të thënë diçka tjetër, për të thënë se edhe sot Kosova zbaton standardet, derisa ata që i kanë vendosur mundohen të na pengojnë t’i zbatojmë standardet. Kosova e ka vërtetuar se respekton dhe zbaton standardin e shtetit multietnik, nuk bën ndarje territoriale, por këto ndarje territoriale etnike (jo pra multietnike), që bën Serbia me armë dhe me polici nga të tjerët (edhe pse ata një pjesë e ndërkombëtarëve) verbalisht i mohojnë ndarjet dhe favorizojnë multietnicitetin, por konkretisht e stimulojnë. Pra respektimi i standardeve (Kushtetutës) bëhet jo vetëm nga shteti, pushteti dhe opozita, por nga të gjithë pa përjashtim kosovarët shqiptarë. Kështu themi që të dalim te teza e këtij editoriali: secili qytetar, e sidomos opozita, të gjithë ata që nuk janë zyrtarisht brenda pushtetit zyrtar, mund të kontribuojnë politikisht po edhe pragmatikisht që të dëshmojmë me disiplinë se jemi popull i standardeve, që do të thotë jemi popull i ligjit, që do të thotë shteti ynë është shtet i ligjit. Pra mos të kërkojmë “post për të vepruar” sidomos ato figura karizmatike që kanë arritur të afirmohen në saje të aktivitetit të tyre të madh në lëvizjen për pavarësi, pa marrë parasysh nga cili krah politik (djathtas a majtas) vijnë në skenën politike. Qeverinë duhet ta kritikojmë me konstruktivitet që ta shtyjmë të punojë edhe më shumë, pra kritika duhet të jetë përkrahëse, e jo rrënuese, të kritikojmë që të bëjmë pushet të fortë, e jo të kritikojmë për ta rrëzuar pushtetin sipas prirjeve revolucionare. Asnjëherë si sot shqiptarëve të Kosovës nuk u është nevojitur uniteti, dhe dyert janë të hapura për ata që duan të kontribuojnë për unitet, dhe ata që e kuptojnë këtë gjë, e dinë se posti nuk është garanci e punës kualitative politike dhe pragmatike. Puna pragmatike mund të bëhet edhe më e madhe jashtë pushtetit, i cili është i tillë pikërisht për shkak se duhet t’i respektojë disa norma, të cilat pamundësojnë të kryhen punë të cilat opozita mund t’ia kryejë (ndihmojë) pushtetit, duke e mbështetur aty ku mendon ajo se do të ishte e dobishme. Pra vetëm një punë e tillë e opozitës mund të jetë shans që ajo në zgjedhjet e ardhshme të ketë me çfarë argumentesh të dalë në fushatën paraelektorale. Nëse del vetëm me kritikë ndaj qeverisë, e me asnjë atu të ndonjë të arriture të vetën, atëherë duhet ditur se edhe si e kritikuar, qeveria megjithatë do të ketë suksese t’i prezantojë, në mos të tilla çfarë do të donim, së paku në atë masë sa ato suksese nuk kanë si të mohohen.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi