Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valentina Dafa: UNE ,ZERI I PADESHIFRUAR I KOHES MODERNE

Shko poshtë

Valentina Dafa: UNE ,ZERI I PADESHIFRUAR I KOHES MODERNE Empty Valentina Dafa: UNE ,ZERI I PADESHIFRUAR I KOHES MODERNE

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 13, 2010 4:47 pm




Valentina Dafa: UNE ,ZERI I PADESHIFRUAR I KOHES MODERNE 8229_1134157324157_1534028991_30364361_1568475_n


Valentina Dafa: UNE ,ZERI I PADESHIFRUAR I KOHES MODERNE

Zëri i padeshifruar i kohës moderne
jam unë,
racionalja e qindarkës së fundit,
që s`mund ta fyej origjinën.
Koha dhe mendja është kapitali im.
Prej pamundësisë thërras unë
Përgjigjem unë
As ty s`mundem të të them…
Me molepsjen e botës
asgjë nuk shijohet…
hibridizimi-farë e keqe, skamje…
skamje fodulle mbi sofra të gabuara,
skamje palaço që më zgërdhihet nën hundë
me fytyrën e atij që di të shtyp me monedhë
injorancën e vetë
di të përçmojë djersën e urinë e argatit,
di të zhytet në jetën boheme,
dhe epshet t`i laj me flori…
Deri kur më?!
Ai që dikur mallkoi ditën e ngjizjes,
Sot u bë më “i mirë”, sesa unë…
Jetojmë në kohë “moderne”…
Gjykoj duart e mia pse më dridhen
kur më janë brazdur nga punë të rëndomta,
gjykoj mendjen pse x e y e mban në strehë
dy të panjohura, si dy sytë memecë…
Art i ri, për besë!
Mos kërko të ndërrosh natyrën, o njeri!
Dihet që biri s`ecën në të njëjtën trajektore evolimi
Por dihet dhe djepi, dhe loti i fundit…kahe segmenti…
Jam zëri i padeshifruar i kohës moderne
Që s`mund ta fyej për asnjë çast origjinën…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi