Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Stojku: ÇAST

Shko poshtë

Kujtim Stojku: ÇAST Empty Kujtim Stojku: ÇAST

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 14, 2010 10:11 pm

Kujtim Stojku: ÇAST 34211_1326130956984_1342220805_798266_6773386_n
Kujtim Stojku: ÇAST 2638_1053297736324_1342220805_157768_921272_n

Kujtim Stojku: ÇAST

Thashë të t’shoh në dritë të syrit
Dhe vetullat gjarpërushe që ke përmbi
Buzët e kuqe ngjyrë trëndafili
Gushën e bardhë që të bën magji.


Pastaj t’mbështes kokën mbi gjirin tënd
Edhe etjen në të ta shuaj
Të dëgjoj zemrën si të rreh
Dhe të t’përkdhel ato flokët e buta.

Dhe më pas kur të buzqeshësh
Me atë zërin tënd gazmor
I magjishëm është krejt trupi yt
Me krahët e bardhë engjëllor.

N’këtë mrekulli të heq mërzinë
Vështrimi im tek ty mbetet pas
S’ti harroj dy sytë e shkruar
Që m’vështronin gjithë gaz.


Dhe ja kështu m’harbon mendimi
Në çdo udhë e çdo shteg
Që na djeg si rrezja e diellit
Dhe na përzhiti këtë zheg.


Si tiktaku i akrepave të orës
Ta dëgjova zemrën
por s’ma le ta shoh
Mos kërko m’the ti dish t’gjitha
A s’të mjaftoi e gjitha kjo.


12 korrik 2010.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi