Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj:Për Ty Baba!

Shko poshtë

Lediana Kapaj:Për Ty Baba! Empty Lediana Kapaj:Për Ty Baba!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 19, 2010 6:03 pm

Lediana Kapaj:Për Ty Baba! 37476_138842426145639_118736901489525_322107_3280915_n


Lediana Kapaj:Për Ty Baba!

(Kushtuar tim eti... Eduart Kapaj)


Sikur te mundesha te te shtrengoja
edhe nje here,ne krahet e mi,
sikur te mundje te me flisje,
do ta harroja kete vetmi.....

Sikur te mundesha te te puthja,
edhe nje here mbi ballin tend,
sikur te mundesha te te shikoja,
diku ne krye te zije vend....

Sikur te mundesha te te flisja,
dhe te tregoja mbi fatin tim,
nga supi yt sdo t'u largoja,
te dy do qanim me ngasherim...

Dhe koken lehte do ma ferkoje,
te ashpra duart,por ngrohnin shume,
si foshnje e lindur do me ledhatoje,
mbi prehrin tend do kisha gjume....

Sikur te mundesha te te tregoja,
te gjitha brengat qe sot i kam,
ne gjunje do ulesha dhe do te thoja,
"e mjere po ndihem,se me ty sjam"!....

Nje çast te vetem sot me dhuro,
te shprehja mallin qe kam per ty,
me jep nje shenje dhe me trego,
qe edhe sot.... jemi te dy!.....

Sikur te mundesha te te prekja,
nuk do te shqitja nga krahet e mi,
me cmire do shifte dhe vete vdekja,
dhe mbase te jepte....LIRI!


© Lediana Kapaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj:Për Ty Baba! Empty Lediana Kapaj:Ati im!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 19, 2010 6:16 pm

Lediana Kapaj:Për Ty Baba! 35128_138843029478912_118736901489525_322112_4609613_n

Lediana Kapaj:Ati im!

Sikur te mundja mos psheretija,
mos i perulesha ketij fatit tim,
ore e minute do ciceroja,
çdo dite,çdo nate...der ne agim!

Sikur te mundja te pija vesen,
dhe bar te behesha,te rrija shtrire,
do merrja syte qe ka shqiponja,
pa gjume do rrija...der ne te gdhire!

Sikur te mundja nje çast te prekja,
dhe dritherima te me pershkonte,
le t'me denonte kjo perendia,
me vdekjen mua te me ndershkonte!

Sikur te mundja te te ringjallja,
dhe te te shihja ty te gezuar,
ditet e mia ty do ti falja,
ne "dhe" do ndjehesha e mrekulluar!

Sikur te mundesha o ati im,
te te flisja qofte dhe nje here,
buzet qe kam vete do ti prisja,
pa ty keq ndihem...dhe sa e mjere!

A me shikon ne syte e mi,
a mi shikon si me jane shuar,
çe dua jeten o at i shtrenjte,
kur ti po fle dhe une rri zgjuar!!


© Lediana Kapaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi