Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alban Guri:ALBANOPOL-poemë‏

Shko poshtë

Alban Guri:ALBANOPOL-poemë‏ Empty Alban Guri:ALBANOPOL-poemë‏

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 20, 2010 12:24 pm

Alban Guri:ALBANOPOL-poemë‏ Tirana_piazza_sk_oggi

Alban Guri:QYTETI QE DUA
(ësht ALBANOPOL)

Qytetin që dua
nuk e shpika un,
nga kohëra të largëta
më erdhi si kusht.
I hijshëm në petka,
me aroma pa fund
ai vjen si një ëndërr,
më zgjon nga ky gjum.

Me forma, me lule,
e palate madhështorë,
ku mbretër e princa
e qytetarë banojnë
ku ka njerëz boll
që shkruajnë e luftojnë,
ku ka padyshim
artistë e gaztorë.

Ku rrugët kanë trajta
dhe emra heronjsh,
ose njerëzish të mençur
por jo vagabondë…
ku roja është roje
dhe jo pushtetplotë
ku lypsat janë lypsa
ku vajzat s`janë lopë.

Qyteti që dua
ka emër të plotë,
jo emër rrënoje
siç duan ta kujtojn…
Ka emrin e njerëzve,
si dikur, Albanopol,
të albanëve që e ngritën,
e ndërtuan…por ku shkoi?!

Ma shkatërruan qytetin…
Fqinjët?! Ndoshat po !
Ma shkatërruan armiqt
apo "miqtë" si në Trojë ?!
Ma shkatërruan barbarët
thonë e stërthonë,
por ata që shkatërrojnë
janë të gjithë njësoj !

Nën muret e fortë
me baltra mbuluar,
nga koha e gjatë
që fle përmbi ta,
nën këta mure të gurtë
nga mjeshtrat punuar,
nën këtë emër të madh
fle sekreti vrastar.

Aty ësht e fshehur
dhe shpata dhe dora,
që fisin alban
e vrau por jo krejt.
Rrethuar me kodra,
me kështjella daltuar,
Albanopoli qytet
S`mund të zhdukej përjetë.

Ata që e dogjën,
që e mbuluan si Trojën,
nuk folë, nuk u mburrën,
por gjurmë lanë, ata vetë.
Tiranët gjakprishur
që u sulën aq kobshëm,
janë poshtë nën rrënoja,
të gërmojmë, le t`i gjejmë !

Prej atëherë më ka humbur
Qyteti që Dua
por kohërat e vjetra
ma sjeëllin në eter,
çdo ditë zbuloj varret
pallatet dhe rrugët
e një qytetërimi që
"dikush" e bëri dhe`.

Që i vuri dhe emrin
Tiranë si tiranët,
që shkatërojnë që djegin
çdo gjë që ka vlerë,
që lenë dhe pasardhës
rojtarë të zellshëm
të së keqes, të baltës,
që jetojnë në t`err.

Dhe ndërkohë albanët,
albanët e vjetër,
ëndërrojnë Qytetin,
që ndërtuan vetë.
Të tjerët, barbarët,
prishin edhe gjurmët,
ndërtojnë pallate,
godina pa vlerë.

Të hidhur si tradhtia
ata presin dhe koka,
varrmihësit e Qytetit
nekropolin ndërtojnë.
Por un dua Qytetin
Qytetin që Dua
ta ruaj në zemër,
me të të jetoj.

Një qytet pa çadra
pa hije barbarësh,
pa këngë monotone
pa baltën që më lodh.
Ta kem prap Qytetin
Qytetin e albanëve,
Qytetin që Dua,
Si dikur Albanopol .


Tiranë, 18-07-2010

[LKAB_cameri-arvaniti]
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi