Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Siguria kombëtare

Shko poshtë

Siguria kombëtare Empty Siguria kombëtare

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 28, 2009 1:38 am

Siguria kombëtare 01_fisnik.dobreci_suhadoll_mitrovic111-490x320

Suhadolli (Foto: Fisnik Dobreci)

Në Suhadoll, një fëmijë mbytet në kanal


Nga Express më 27.02.2009 në ora 18:23

Një fëmijë, i moshës tetëvjeçare, ka humbur jetën aksidentalisht në një kanal të tipit të hapur të ujësjellësit në fshatin Suhadoll të Mitrovicës. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:30, njofton policia.

Njësitë policore, të cilat janë informuar në lidhje me rastin, së bashku me zjarrfikësit kanë dalë shpejt në vendngjarje, por s’kanë mundur t’ia shpëtojnë jetën vogëlushit.

Fëmija ishte duke luajtur mbi sipërfaqen e akullt të kanalit të ujit, e cila në çast është thyer, ndërsa fëmija është fundosur nën sipërfaqen e akullt të ujit, i kanë thënë policisë dëshmitarët.

Me ndihmën e mjeteve teknike, zjarrfikësit kanë arritur që menjëherë ta nxjerrin nga kanali i ujit trupin e fëmijës tetëvjeçar, ai urgjentisht është transportuar në Shtëpinë e Shëndetit në Mitrovicë me ndihmën e një veture policore. Por mjekët kujdestarë kanë konstatuar se viktima ishte sjellë pa shenja jete, bën të ditur Besim Hoti, zyrtar për informim publik i policisë në Mitrovicë.

Prokurori publik i Prokurorisë së Qarkut në Mitrovicë, i cili është informuar lidhur me rastin është paraqitur fillimisht në Shtëpinë e Shëndetit dhe më pas ka bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes në fshatin Suhadoll, së bashku me hetuesit policorë.

Është konstatuar se vdekja e fëmijës është vdekje aksidentale, ndërsa trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve të tij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Siguria kombëtare Empty Re: Siguria kombëtare

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 28, 2009 1:39 am

Arrestohen tre serbë ne Mitrovicë


Nga Express më 27.02.2009 në ora 14:13

Tre serbë janë arrestuar të enjten, pasi kanë sulmuar fizikisht tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës, në rrugën “Mbreti Bardhyl” në veri të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti sqaron se policët ishin sulmuar gjatë intervenimit në një rast të raportuar të rrahjes masive të një grupi prej dhjetë personash.

“Këta persona fillimisht ishin përfshirë në rrahje me një 51 vjeçar, një nga pronarët e lokaleve private, nga i cili kishin marrë gjëra pa paguar dhe më pas e kishin sulmuar fizikisht duke e kërcënuar”, tha Zëdhënësi Hoti.

Me urdhër të prokurorit publik komunal, të dyshuarve u është caktuar ndalimi policor.

Sipas zëdhënësit Hoti, dy nga tre pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët fillimisht kishin reaguar në rast, kishin pësuar lëndime trupore si rezultat i sulmit fizik, dhe ishin trajtuar në spitalin e qytetit në veri të Mitrovicës. Në bazë të raportit të mjekut kujdestar, lëndimet e policëve konsiderohen si lëndime të natyrës së lehtë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Siguria kombëtare Empty Re: Siguria kombëtare

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 28, 2009 1:40 am

Has, tre të vdekur në aksident





Siguria kombëtare Aksidenti-490x320


Nga Express më 27.02.2009 në ora 13:27

Tre persona kanë mbetur të vdekur, kurse katër të tjerë kanë marrë lëndime trupore, si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku, që ka ndodhur të enjten në mbrëmje në afërsi të fshatit Tupec të Hasit të Prizrenit.

Kjo është bërë e ditur në konferencën e rregullt të Policisë së Kosovës, ku është folur për sigurinë në komunikacion.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, i ka thënë agjencisë KosovaLive se viktimat janë femra, me mbiemrin Lushaj nga fshati Gjonaj i Hasit.

Ai tha se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, ndërsa dy veturat e përfshira në aksident janë ndeshur ballë-për-ballë.

Zëdhënësi Berisha tha se të gjithë të lënduarve u është ofruar ndihma mjekësore në Spitalin e Prizrenit, ku është konstatuar edhe vdekja e tre viktimave.

Jozyrtarisht, ndërkaq mësohet se anëtarët e familjes Lushaj që u përfshinë në aksidentin fatal, ishin duke u kthyer nga një ceremoni festive familjare.

Për dallim prej vitit të kaluar, ku në muajin janar kanë humbur jetën pesë udhëtarë nga aksidentet në komunikacione, këtë vit numri është dyfishuar.

“Këtë vit kemi dhjetë persona të vdekur nga aksidente në komunikacion. Shkaktar i aksidenteve në të shumtën e rasteve është faktori njeri”, tha kapiteni i SHPK-së, Jeton Rexhepi, në konferencën për gazetarë në Prishtinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Siguria kombëtare Empty Re: Siguria kombëtare

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 28, 2009 1:41 am

Shpërthim afër avokaturave
Policia ka filluar hetimet në lidhje me shpërthimin e një nate më parë, afër zyrave të disa avokatëve në Prishtinë. Vetë avokatët thonë se nuk kanë ide se cila mund të ketë qenë arsyeja që ka shtyrë, tash për tash personat e panjohur, të vendosin këtë mjet shpërthyes

Nga Jeton Musliu më 26.02.2009 në ora 21:44

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22 të mbrëmjes, përballë Gjykatës së Qarkut në Prishtinë. Ku më shumë e ku më pak, nga eksplozivi janë dëmtuar zyrat e avokatëve Hasan Jashari, Bekim Veliqi, Qazim Qerimi dhe Hasan Rexha.

Përveç dëmeve materiale, të lënduar në njerëz nuk ka, ndërkohë që policia tashmë ka filluar hetimet. “Nuk e di pse ka ndodhur kjo. Unë nuk e di se dikush ka ndonjë motiv që të më sulmojë mua apo zyrën time. Nuk kam ide pse ka ndodhur diçka e tillë”, thotë avokati Bekim Veliqi për Express.

Ndërkohë, menjëherë pas shpërthimit, i cili ka shkatërruar kryesisht xhamat e këtyre zyrave, zëdhënësi i policisë, Arbër Beka, ka deklaruar se menjëherë njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Ende nuk dihet se për çfarë mjeti shpërthyes bëhet fjalë”, është shprehur Beka, në lidhje me këtë shpërthim të ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci”.

“Menjëherë në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme për ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe po punojnë me intensitet të shtuar për të sqaruar të gjitha rrethanat, të cilat kanë të bëjnë me rastin. Dëshmitë e mbledhura nga hetuesit janë ato që pas ekzaminimit në laborator do të konstatojnë llojin e mjetit shpërthyes”, sqaron zyra për informim e policisë.

Zyrtarë të policisë sqarojnë se pas shpërthimit, në fillim ishte menduar se bëhet fjalë për një rast të vogël. Megjithëkëtë, pasi janë parë dëmet materiale, rasti është konsideruar më me shumë seriozitet dhe për këtë arsye, gjatë ditës së enjte, edhe disa nga avokatët është dashur të japin deklaratat e tyre.

Edhe avokati tjetër, Hasan Jashari, i cili në fakt punon në të njëjtën zyrë me avokatin Bekim Veliqi, thotë se nuk e ka idenë se përse ka ndodhur ky shpërthim.

“Unë nuk kam raporte të këqija, as si person dhe as si familje me askënd nga palët apo dikë tjetër. Nuk e di pse ka mundur të ndodhë kjo”, thotë avokati Jashari për Express.

Pavarësisht kësaj, kjo është hera e parë që vendoset mjet shpërthyes afër zyrave të avokatëve, të cilat në Prishtinë janë të vendosura shumë afër njëra–tjetrës.

Sipas policisë, kjo e bën edhe pak më të vështirë gjetjen se kundër kujt është vendosur mjeti shpërthyes, nëse kjo ka të bëjë me avokatët apo dikë tjetër.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Siguria kombëtare Empty Re: Siguria kombëtare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi