Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gani Qarri:Provokimi i Nënave

Shko poshtë

Gani Qarri:Provokimi i Nënave Empty Gani Qarri:Provokimi i Nënave

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 02, 2010 9:36 pm

Gani Qarri:Provokimi i Nënave Images?q=tbn:ANd9GcSa8yTJmt6weDqYl-WJ85IvIhI0anm6lakokXMCQEWTdExqku4&t=1&usg=__DWACyj_27JsA2QWqOJURCsA_GU8=

Gani Qarri:Provokimi i nënave.

Në Kosovë,me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur edhe pas njëmbëdhjet vitesh pritjeje,të dëshpruar dhe me lotë në sy,kishin vajtur në Kryeqytet që për herë të tretë gjat këtyre njëmbëdhjet viteve të gjata të pritjes në rrethojat e Kuvendit të Kosovës të bëjnë ripërtëritjen e fotografive të venitura të bijve të tyre të pagjetur.

Familjarët e personave të pagjetur ndiheshin të dëshpëruar thellë edhe për shkak të heshtjes së institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare që gjatë gjithë kësaj periudhe pritjeje dhe dëshprimi,nuk kanë bërë aq sa duhet për të mos thën asgjë rreth zbardhjes së fatit të më të dashurve të tyre të cilët të gjithve na mungojnë.

Madje aq më keq,sikur mos të mjaftonin vuajtjet e përlotshme të nënave nga pritja e stërzgjatur për të marrë një lajmë për fatin e bijve të tyre,derisa me 28 gusht familjarët e të zhdukurve nga të gjitha komunat e Kosovës ,edhe nga Gjakova, në prag të 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, kishin ardhur në Prishtinë,për ripërtëritjen e fotografive të vjetruara e të rrahura nga koha e gjatë e pritjes së më të dashurve të tyre në rrethojat e Kuvendit të Kosovës,në të njejtën ditë dhe kohë bashkësia ndërkombëtare kishte organizuar një vizitë për ish kriminelët-serbë të Komunës së Gjakovës gjoja për “meshë për tiu lutur Zotit”,me duart e tyre të përgjakura që ende u pikojnë gjak shqiptari nga të vrarët dhe kidnapuarit në Gjakovë e rrethinë dhe anë e mbanë Kosovës.

Kriminelët gjakatar me Përcjelljen e hijes së vdekjeve,shtuan edhe një herë më shumë dhimbjet e nënave shqiptare duke lënduar plagët e pritjes së tyre të gjatë mbi njëmbëdhjet vjeqare për marrjen e një lajmi mbi fatin e bijve të zhdukur.

Dhe shih për këte bashkësia ndërkombëtar në vend se të përpiqej seriozisht,pas kësaj pritjeje të gjatë maratonike për kthimin e bijve ende të pagjetur,ajo kthen autorët e krimit, kthen kriminelët me duart e tyre të përgjakura në vendin e krimit,tanimë gjoja për tu lutur në një “kishë” e cila atbotë shërbente si vend i planifikimit për shfarosjen e banorve autokton shqiptar dhe ishte piknisje e të gjitha aksioneve barbare për vrasjen dhe zhdukjen e shqiptarve, ku nga ta vetëm në Gjakovë numërohen edhe 726 të zhdukur.

Mbi 1860 të zhdukurve shqiptar nga mbar Kosova edhe pas kaq vitesh pritjeje,familjet e as Kosova nuk arritën tiu bëjn as Varr nga mungesa e trupave të tyre,e që do dëshironim të na ktheheshin të gjallë,pas aq shumë vdekjesh që kanë pësuar shqiptarët dhe Kosova.

Dhembja shqiptare,edhe sot e kësaj dite nuk venitet,edhe pse ka kohë që i vetmi ngushllim ka ngelur rituali i përvajshëm për të afërmit e vrarë dhe të zhdukur në ditë- kujtimet e hidhura,duke vën lule dhe ndez qirinjë pranë varreve gjysmë të zbrazura,të atyre që u gjetën,por duke vuajtur përherë e më rënd edhe për ata që edhe pas 11 vitesh pritjeje ,ende nuk u zbardh fati i tyre,përkundër kërkesave të pa rreshtura për zbardhjen e fatit të të pa gjeturve,të të vrarëve dhe kidnapuarve shqiptar nga dora e kriminelëve serb!

Rastet e tilla sa janë të veqanta aq janë edhe të dhimbshme dhe të rënda pesha e të cilave jo vetëm se ësht e rënd dhe e pa durueshme por vuajtjet e shkaktuara nga kriminelët serb,as nuk harrohen kurrë derisa të jenë gjallë ata që i presin dhe kujtojnë të afërmit dhe familjarët e tyre të vrarë e të zhdukur, të cilët do mbeten dhembje e pa shëruar edhe për brezat e ardhëshëm për gjithë Kosovën ,vuajtje këto që njerëzit edhe në varr do ti marrin me vete.

Por sikur mos të mjaftonin të gjitha këto,të qudit fakti se si mu një ditë para Ditës ndërkombëtare për të Zhdukurit,kriminelët nën mbrojtjen ndërkombëtare ia kishin msyer vendit të krimit në Gjakovë.

Organizata e nënave dhe familjarve të të pagjeturve "Thirrjet e nënave” me fuqinë e sajë të mekur nëpër vite,reagoi e vetme por me shumë të drejtë kundër vizitës së kriminelve serbë në Gjakovë! ngase për familjarët e të pagjeturve edhe pas njëmbëdhjet vitesh, plagët e hapura të luftës po lëndohen rënd edhe një herë më shumë nga këto vizita tendencioze kriminelësh,të cilët kishin zgjedhur vendin e krimit,për të mbajtur edhe “meshë dhe lutur zotin e tyre” në emër të të cilit vranë e kidnapuan mijëra shqiptar të pa fajshëm trupat e të cilëvet për njëmbëdhjet vite me radhë kush e di se në qfar gjendje dhe vendi,fshihen dikund nëpër serbi.

Ky provokim ësht i dyti me radhë nga vizita të tilla, i cili nxiti reagim të ashpër të shoqatës “Thirrjet e nënave” ngase të gjithë serbët që kanë jetuar në Komunën e Gjakovës dihet botërisht se gjatë luftës që të gjithë jo vetëm se ishin të armatosur dhe mobilizuar por edhe kanë udhëhequr aksionet kriminale për vrasjen dhe kidnapimin e shqiptarve të pa fajshëm ku me fajin e këtyre kriminelve, Komuna e Gjakovës ka pësuar më së shumti gjatë luftës në Kosovë, me 750 të vrarë dhe 726 të zhdukur” për fatin e të cilëve as sot e kësaj dite asgjë nuk dihet.

Ndaj familjarët e të pagjeturve,kërkojnë me shumë të drejtë që të kursehen nga rëndimi i mëtejmë i dhembjeve të tyre shpirtërore dhe ri lëndimi i plagëve të pritjes së gjatë për më të dashurit e rrëmbyer, të vrarë e të zhdukur”.

Nënave të të pagjeturve dhe familjarëve të tyre,tashmë pas një pritje kaq të gjatë mbi njëmbëdhjet vjeqare, nuk u ka mbetur shumë besim në institucionet vendëse dhe me të drejtë dyshojnë edhe në institucionet ndërkombëtare, se vërtet-ato, janë të interesuara që ta zgjidhin këtë problem.... por megjithëate të gjitha nënat dhe familjarët e të zhdukurve kërkojnë edhe një herë me ngulm që të zbulojnë dhe sqarohet fati i mbi 1860 shqiptarve të pagjetur, të vrarë dhe kidnapuar që nga kidnapimi i tyre në luftën e para njëmbëdhjet viteve kur fati i tyre u kthye në ankth të pritjeve të pa fund.


Gani Qarri Cyrih 30 Gusht 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi