Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ali Caka: Po të mos lavdërohem kam frikë se nuk jam shqiptar!

Shko poshtë

Ali Caka: Po të mos lavdërohem kam frikë se nuk jam shqiptar! Empty Ali Caka: Po të mos lavdërohem kam frikë se nuk jam shqiptar!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 01, 2009 1:17 pm

Po të mos lavdërohem kam frikë se nuk jam shqiptar!
Fragment nga libri që kam filluar ta shkruaj...
Nga Ali Caka, Prishtinë
Nuk mundem dhe të mos e nis librin pa treguar se jam patriot, që në dërrasën e zezë të shkollës ku isha nxënës i fillores shkrova Rroftë Shqipëria (jo Shqipënia, se ishte viti kur kishim filluar n-ën intervokalike ta kthenim në r), që u rrita me flamur nën kokë, që i laja sytë para librave të rrallë shqip të ndjekur nga armiku, që u rrita duke shfletuar libra me fërkem ushtarësh armiq shqiptarësh, që u rrita me fotografi Mbreti, që u rrita me guximin e arsyeshëm dhe me mësimet e trimave që ma mundësuan të flas dhe të shkruaj shqip, dhe krejt kjo ishte dikur në vitet 60-të kur nuk kishin lindur plot.
E thash patriot dhe s’e thash atdhetar se më erdhi keq për mëmëdheun
Dhe në fqinjësi e kisha Ahmetin, axhën Ahmet, tek i cili i qepnim këpucët e tek i cili më vonë blinim sheqer dhe vaj. Axha Ahmet, kështu i thoshim të gjithë fëmijët e lagjes, e kishte një djalë – Besnikun. Besniku kishte lindur me sindromën e Down-it. Dhe si mos ta them se edhe Besniku ishte patriot, që në prani të milicëve që shëtisnin rrugëve të lagjeve tona në fillimin e të 80-ve, bërtite ‘Kosova Repubikë’ (kështu e shqiptonte fjalën Republikë), dhe kur e pyetnin milicët se kush e ka mësuar, ai tregonte me gisht nga babai i tij – axha Ahmet, i cili skuqej dhe nuk fliste, edhe milicët nuk e ndiqnin. Ishte kohë kur patrullat e milicisë ishin të përziera. Axha Ahmet nuk është ndër të gjallët kah moti, por Besniku jeton, tani edhe ai e di se nuk ka nevojë të bërtas Kosova Repubikë, Tani Besniku në të vetën e thërret Ezanin dhe lutet me zë, pi cigare i thelluar në mendime dhe qesh me të tijën.
Dhe kur fëmijëve të mi ua vura përpara poemën “Kosova e Lirë” të Pirro Floqit, poemë që Besniku edhe po ta dinte se ekziston nuk mund ta lexonte se nuk dinte shkrim e as lexim. Fëmijët e mi e mësuan dhe e recituan, e ata që i dëgjuan nuk qëndruan si burrat dhe derdhën lot, nuk e di në ishin patriotë?
Po axha im, Shyqriu, të cilin e takova tek kur u bëra njëzet vjeç, që i kishin mbetur shenjat në thonj nga tortura e futjes së gjilpërave, e që u mbulua me tokën e Turqisë që tash e kemi mike. Nuk e di se a ishte patriot pse i bëri ballë torturës apo pse e bëri luftën në Kikë dhe Hogosht?
Po Halla Hatë, nga e cila kishim frikë se nuk kishte flokë – e mësuam më vonë se flokët i kishin rënë nga tortura që xhandarët ia kishin bërë me saç të nxehtë për të treguar se ku i kishte djemtë, nuk e dija se a ishte patriote?
Po Axha Abaz i Hallës Hatë, që ia kishin pushkatuar dy vëllezër? Axha Abaz që shpëtoi nga ploja e Tivarit dhe u kthye në këmbë nga Trogiri, nuk e di se a ishte patriot apo vëllanë Aliun e kishte patriot se luftoi me partizanët?
Dhe nga FGJSSH nxjerr për PATRIOT m. sh. 1. Ai që do atdheun dhe popullin e vet dhe që u shërben atyre me besnikëri, ai që lufton me vetëmohim për të mbrojtur interesat e vendit e të popullit të vet; atdhetar. Patriot i vërtetë (i ndershëm, i shquar, i flaktë). Patriotët antifashistë. Gjaku i patriotëve. Lufta
(përpjekjet) e patriotëve
2. bisedë. Ai që ka të njëjtin atdhe me një tjetër; ai që është nga e njëjta krahinë me një tjetër ose me të tjerë; bashkatdhetar. Patriotët tanë jashtë atdheut.
Është një patrioti im.
Dhe dua të besoj se me një përditësim si duhet, FGJSSH do të ketë edhe shpjegimin Patriot antijugosllav, Patriot antiserb, Patriot antigrek, Patriot i veçantë etj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi