Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faton Krasniqi: Ndoc Nikaj dhe prifti serb Amfilohie

Shko poshtë

Faton Krasniqi: Ndoc Nikaj dhe prifti serb Amfilohie Empty Faton Krasniqi: Ndoc Nikaj dhe prifti serb Amfilohie

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 07, 2010 12:35 am

Faton Krasniqi: Ndoc Nikaj dhe prifti serb Amfilohie U1_FatonKrasniqi
Ndoc Nikaj Dhe Prifti Serb Amfilohie
Nga Faton Krasniqi*
Për këtë shkrim më inspiruan dy persona krejt të ndryshëm si për nga ;
karakteri, profesioni, kultura, urtësia, burrëria e kombësia.
I pari është Ndoc Nikaj një burrë i urtë, intelektual me namë që shkroi edhe romanin e parë shqiptarë
“Shkodra e Rrethueme”në vitin 1913 (roman me karakter historik).
Kurse i dyti është prifti radikal serb Amfilohie Radoviç ,ky prift njëherit ishte dhe është prift i Kishës Metropolite të Malit të Zi, i cili para disa muajsh vizitoi Shkodrën,me preteks kinse për t`i vizituar varrezat e ushtarëve serbo-malazezë ,të vrarë në luftë së bashku me shqiptarët kundër turqve(çfarë marrëzie dhe abusrditeti nga ana priftit Amfilohie).
Amfilohie Radoviçi deklaroi se : “ushtarët serbo-malazezë kanë luftuar kunder ushtrisë turke, krahpëkrah me shqiptarët për ta çliruar Shkodren”.
Kjo o bie sikur ne paskemi pas qenë aleat me serbo-malazezët,dhe Amfilohie në një fare mënyre ka humbur toruan fare,dhe ka harruar të bëmat e ushtrisë famëkeqe serbo-malazeze që e dogjen e masakruan Shkodrën edhe me zi se sa turku.
Amfilohie harron ,se në historinë tonë e njohim më mirë se çdo kush tjetër,ai u mundua të dmaskojë, të manipulojë, me historinë dhe realitetin e asaj kohe (duke iu referuar gjithnjë situates politike të vitit 1913).

Faton Krasniqi: Ndoc Nikaj dhe prifti serb Amfilohie U1ndocnikaj1
D. Ndoc Nikaj (Foto: Traboini.com)
Serbo-malazezët e mbanë Shkodrën të rrethuar për më shumë se gjashtë muaj me mbi 50.000 mijë trupa paramilitarësh e çetnikësh, e mercenarësh sllavë.

Prifti Radoviç sikur të konsulltohej apo të lexonte historinë tonë qoftë edhe vetëm romanin e Ndoc Nikajt nuk do t`i futej këtij muhabeti e kësaj teme kaq të dhimbshme për ne,ai ke menduar se ne i kemi harruar të bëmat e parandësëve të tij.
Ai ndër të tjera pati deklaruar : “se në rrethimin e Shkodrës ekzistojnë mbi 10.000 mijë varre të ushtarëve serbo-malzezë”kjo është edhe një e pavërtetë e priftit serb,një absurditet që dinë dhe mund ta proklamojnë vetëm kuzhinat politiko-shoviniste serbe.
Ne e dimë që serbët janë intriguesit,demaskuesit,matrapazët,kriminelët, e inskenuesit më të mëdhenjë të ngjarjeve të pa qena.
Por Amfilohie Radoviçi ka harruar se sa shqiptarë të pafajshëm janë vrarë e prerë në lak te fytit,sa shqiptarë janë masakruar e janë përndjekur nga ai territor shqiptarë?! Kurse sot na vjen Amfilohie pa fijen e turpit, e me sytë e tërbuar , e të lakmisë për trojet shqiptare!?!
E ne nuk kemi as më të voglën mundësi që t`i vizitojmë fshatrat tona e varret tona në Fushën e Toplicës si : Gagicën, Pllanen, Lecin, Shillovën, Masuricën, Tovërlanin, Arbanasin, Poroshticën, Pustarekën, LLapashticën, Lepajen, Klaiqin, Vllasen, Rafunen, Statovcin, Selishtën, Topanicën, Katunin, Sijarinën, Potokun e shumë e shumë vendbanime të tjera shqiptare.
Prifti Amfilohie harron se vetëm vitet 1877-78-79 ndoqet mbi 250.000 mijë shqiptarë nga Fusha e Toplicës,dogjet e përzutë mbi 600 fshatra nga kjo trevë,dhe mbi 30.000 i vratë(prej kohës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit) e deri në vitin 1999 ne kemi bijtë tanë që janë tretur ne dhe, por varret nuk e dimë se ku i kanë(vetëm në luftën e Kosovës vratë mbi 15.000 mijë shqiptarë të pafajshëm,dhe 4000 mijë të tjerë janë të zhdukur e ende të pa gjetur) këta bijë e bija na i vranë e na i zhdukën hordhitë serbo-malzeze,rasti i fundit ështe edhe ky i varrit masiv me shqiptarë të Kosovës në qytezen e Andrijevicës në Mal të Zit të masakruar me 1999.
Po të kthehemi pak në histori në vitet 50`-ta, e deri në fund të viteve 60`-ta, të shek . XX ku i ndoqet mbi 600.000 mijë shqiptarë nga Kosova e Maqedonia për në Turqi.
Kurse Amfilohie Radoviçi në vitin 1999 i bekonte me doren e tij beretat e kuqe të Arkanit , paramilitarët e Franko Simatoviçit,Milorad Ulemekit,Nebojsha Pavkoviqit,Obrad Stevanoviçit,Bozhidar Marinkoviçit,Vojislav Sheshelit,Millosheviçit që niseshin për Kosovë etj. Dhe gjithë këto varre masive me shqiptarë të vrarë nga politikat serbo-sllave në kohë të ndryshme të historisë,ky(Amfilohie)dëshiron t`i numërojë për varre ushtarësh serbo-malazezë.
Amfilohie Radoviçi një manipulues i pa skrupullt,sa që kohëve të fundit nuk po e dëshiron as qeveria e Malit të Zi për shkak të ideve radikale dhe përçarjes së kishes.
Po,pse ta lejojmë ne ?! që të vije dhe të shesë mendë, e të na mbajë leksione demagogjik e politiko-historike, ligjerata , fjalime nxitëse e manipuluese në pikë të ditës, edhe ate nga Shkodra në qytetin dhe vendin ku e dogjën e e sakatosën hordhitë sllavo-çetnike më 1913-1915.
Por Amfilohie ka harruar se Serbia dhe Mali i Zi kurrë nuk na kanë ndihmuar,po vetëm na kanë prerë në besë e na kanë tradhëtuar ,që nga koha e Skënderbeut e deri më sot.
Historia e popullit tonë na mëson se ; Ulqini, Plava, Gucia, Rozhaja, Shtoi, Kraja, Malësia u inkasue tinëzisht e barbarisht nga serbo-malazezët më 1878 me ndihmen e fuqive të mëdha të (Rusisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Austro-Hungarisë).
Këtu s`kemi të bëjmë me miqësi, aleanca mes popujve serbo-malazezë dhe nesh(shqiptarëve ).
Amfilohie ka harruar Betejën e Urës së Rrzhanicës,Betejën e Nokshiqit, Betejën në Helm, e ate afër lumit Cem,a thua me kend luftuam ne?! Ishim aleat atëhere ne?Jo asnjëherë.
Po ju mundën trimat tanë në fushat e nderit.
Por miqësinë, dhe aleancen shqiptare dhe serbo-malazeze që sot po e pretendon ua kishte treguar me grykën e martinës e me maje bajonetash trimat tanë si ; Jakup Ferri,Smajl Alushi, Ali Pashë Gucia, Oso Kuka, Isuf Sokoli, Gjon Deda, Hodo Sokoli, Zef Simoni, Dedë Gjo Luli, Isamil Marku, Bazo Kurti, Bib Doda, Muftar Reçi, Kaçel Doda, trimat e Hotit, Kelmendit, Grudes, Plave-Gucisë e Shkodrës me Malësi, që ua thyen atë ushtri të Knajz Nikollës e të Petar Vukatiçit e Vulo Radoviçit.
E sa për varre duhet kërkuar ne varret e gjyshërve e të stërgjyshërve tanë, duke filluar nga 1877, që janë me mijëra trupa të pagjetur deri më sot.
Vetëm në masakrën e Tivarit ju i vratë e i pretë mbi 4000 mijë shqiptarë nga Kosova, por këto histori nuk i doni e nuk i komentoni ju…
Amfilohie shkoi edhe më tej duke deklaruar se “Gjatë Luftës së Dytë Botëtore 1939- 1945 e kemi ndihmuar Shqipërinë që të çlirohet nga nazi-fashizmi”-është një farsë e vërtetë, pasi Shqipëria është i vetmi vend në botë që u çlirua pa ndihmen e askujt,por vetëm me forcat e veta . Por ndihmë për çlirim Jugosllavisë i dhanë forcat partizane shqiptare me në krye Ramiz Alinë që luftoi në shumë në vise të ndryshme të Jugosllavisë.
Por ne i kemi fajet si qeveria e Shqipërisë e Kosovës , që lejojnë lloj-lloj krimineli, hajduti, demagogu, racisti, radikalisti që të defilojnë pa dane nëpër trojet tona.
Ne po rrimë po heshtim,po ndruhemi,ndjehemi inferior ndaj gjithçkaje, prandaj na ndodhin gjëra dhe incidente të tilla..
Duhet t`u mbyllet njëherë e përgjithmonë porta për në trojet Arbërore atyre që i bënë e po i bëjnë dëm vendit e popullit,nuk duhet të lejojmë të merremi nëpër këmbë nga askush .
E sa për varre ne do t`i kërkojmë varret e eshtrat e martirëve tanë, duke filluar nga Fusha e Toplicës e deri në Çamëri,nuk do të lejojmë më atë teori nga ju serbo-sllavët që e keni përdorur gjithnjë ; hajde t`ju qesim shqiptarëve pak hi në sy!..
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi