Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DioGuardi, kërkon votat e emigrantëve italianë e shqiptarë në Bruklin

Shko poshtë

DioGuardi, kërkon votat e emigrantëve italianë e shqiptarë në Bruklin  Empty DioGuardi, kërkon votat e emigrantëve italianë e shqiptarë në Bruklin

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 07, 2010 11:15 am

DioGuardi, kërkon votat e emigrantëve italianë e shqiptarë në Bruklin

BEQIR SINA, New York
"Jemi nga ata që thirrëm “Gjaku ynë i shprishur" - "il nostro sangue sparso" u thoshte DioGuardi, duke kërkuar t'i mbush mendjen çdo njërit prej tyre.

DioGuardi, kërkon votat e emigrantëve italianë e shqiptarë në Bruklin  Italy_7
Dy kandidatët e Partisë Republikane që kanë marrë emërimin e Partisë Republikane janë , Bruce Blakeman dhe David Malpass, të cilët kërkojnë gjithashtu emërimin e Partisë Republikan në Nju Jork në 14 shtator.

Legjenda’ Këto janë disa familje emigrantësh shqiptarë banorë të Bruklinit që u hodhën në fushat me DioGuardin




Çdo vit organizohet kjo festë që i bie të shtunën e fundit e muajit gusht dhe të shtunën e parë të muajit shtator. Festa mbahet në një prej lagjeve më të njohura të Nju Jorkut, Bruklin, aty ku edhe jeton komuniteti më madh italian, ose qyteti ku ka qënë edhe qendra e Mafias italiane, pra në rrugën e famëshme "18 Avenue" midis rrugëve 66 dhe 75-të. Aty në rrugë dalin me mijëra familje italiane, emigrantë të vjetër e rinj, të cilëve u bashkohen edhe komunitetet e tjera përfshirë edhe emigrantët shqiptarë. Emigrantët italian dalin për të festuar në një mënyrë që këtu në Bruklin, është bërë tradicional edhe që emigrantët italian, e kanë njërën prej festave më të mëdha fetare, e quajtur Festa Shën Rosalía.
Ky festim gjithmonë ndodh gjatë javës së parë të muajit shtator, dhe lidhet shumë me një festë tjetër që festohet në mbarë SHBA-ës, "Labor Day - Dita e Punës". Kështu që veçse emigrantëve italian në këtë rrugë "18 Avenue" midis rrugëve 66 dhe 75, gjithkush vjen të gëzojë me mënyrën e vetë në këtë mbrëmje të bukur të fundjavës në Bruklin. Policia e renditi merr të gjitha masat për mbarëvajtjen e festës. Festa, ka shumë dyqane ambulante të çfardollojshme, si dhe shumë ushqime të traditës, muzikë, gara dhe lojëra fati.
Në mesin e arbëreshëve në Bkrulin...

Mirëpo, ardhja DioGuardit, në qendrën e "kryeqytetit" të emigrantëve Italian, Bruklin, ( dy milion banorë), këtu ku jetojnë edhe shumë familje shqiptare,gjalli interes. Ai erdhi me një grup të mbështetësve, dhe anëtarët e stafit të tij elektoral. DioGuardi, duke përfituar nga festa italiane gjatë takimeve të shumta në rrugë, sipas stilit të fushatave amerikane, u mburr para emigrantëve italian dhe dhjetëra gazetarëve lokalë njujorkez, se ai është me origjinë nga jugu i Italisë, nga Kalabria, katundi Greci. Një fshatë ky sipas tij e përbërë i gjithë nga Arbereshët, të cilët emigruan dhe vendosën në pjesën e poshtme "të çizmes" gadishullin Apeninë, në shekullin e XIV-të. DioGuardi, u kujtojë bashkëmërgimtarëve të tij, se ashtu si edhe ai pjesa më e madhe e italianëve në Amerikë, të emigruar nga zonat jugore të gadishullit Apenin në brigjet e Adriatikut e Jonit, janë Arbëresh të emigruar në Itali në kohën e imperatorisë turke. "Jemi nga ata që thirren Gjaku ynë i shprishur" - "il nostro sangue sparso") u thoshte DioGuardi, duke kërkuar t'i mbush mendjen çdo njërit prej tyre.
DiouGuardi, duke kërkuar votën republikane për në zgjedhjet e 14 shtatorit, ku votohet për kandidatët Republikanë u takua pothuajse me çdo pjesëmarrës duke shtrënguar dorën me secilin prej tyre ai u premtojë atyre se do të bëjë më shumë se çdo kush tjetër për këtë komunitet, pasi ai vetë është bashkëpatriot me ta. "Unë jam i vetmi në garë nga Nju Jorku, tha ioGuardi kandidatë që të përfaqësojë linjën Konservatore dhe tradicionale të emigrantëve. Babai im erdhi këtu nga një katund Greci dhe punojë shumë për të mbledhur "një dorë me para" "Ju kurrë nuk mund të keni rast më të mirë për t'ju përfaqësuar ju nëse ju nuk vendosni të zgjidhni një kandidatë të fortë të linjës Konservatore, në këto zgjidhje "shtoi ai.
Ish kongresmeni Republikanë Joe J. DioGuardi, nga Westchester County, është duke kërkuar tash zyrtarisht një vend në votimet që thirren këtu primare dhe zhvillohen në 14 shtator. Kanditatura që tashmë kanë marrë emërimin e Partisë Republikane, përfshijnë edhe ish përfaqësuesin Bruce Blakeman dhe David Malpass, një ish-ekonomist. DioGuardi hynë në garë pas një sfide të suksesshme që pati muajin e kaluar për vlefshmërinë e nënshkrimeve(25 mijë peticioneve), dhe do të shfaqet zyrtarisht në votime në 14 shtator.
DioGuardi, ai që loboi për pavarësinë e Kosovës
Joe Dioguardi, lobist i njohur i shqiptarëve të Amerikës, tani sipas ligjit elektoral në SHBA, ka shpallur zyrtarishtë kandidaturën për Senatin amerikan,jo me emrimin e Partisë Republikane, por me "votat" popullore, firmat e marra nga votuesit me anë të peticionit. Ai tani është gati për sfidën tjetër që të konkurrojë për vendin që aktualisht mbahet nga senatorja demokrate e New Yorkut, Kirsten Gillibrand, nese votohet nga Republikanët. Dioguardi ka qenë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve nga viti 1985 deri më 1988 dhe është kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, një organizatë lobiste që përpiqet për çështjet e shqiptarëve në Ballkan. Ai është i ati i artistes së njohur Kara Dioguardit. Ky fakt pritet t'i rrisi vëmendjen e fushatës së Diguardit, i cili thotë vazhdimisht se e bija e kishte inkurajuar të kandidojë për në Senat, dhe se i kishte premtuar një shumë të madhe parash për fushatën. Republikani nga distrikti Westchester e udhëheqë fushatën me thirrjet që Kongresi amerikan të mbajë nën kontroll shpenzimet buxhetore, të rrisi ekonominë e "rrënuar" të cilat sipas tij janë ndër problemet më të mëdha me të cilat përballen SHBA-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi