Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alfred Papuçiu: Vazhdimi i bisedës me bashkëatdhetarë të mirë në Amerikë

Shko poshtë

Alfred Papuçiu: Vazhdimi i bisedës me bashkëatdhetarë të mirë në Amerikë Empty Alfred Papuçiu: Vazhdimi i bisedës me bashkëatdhetarë të mirë në Amerikë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 02, 2009 11:32 pm

Alfred Papuçiu: Vazhdimi i bisedës me bashkëatdhetarë të mirë në Amerikë U1_Alfred_Papuciu
Vazhdimi i bisedës me bashkëatdhetarë të mirë në Amerikë
Nga Alfred Papuçiu
Jeta të sjell në çdo çast të papritura, por edhe gëzime, sidomos kur je me bashkëatdhetarë, edhe pse larg Atdheut mëmë. Kam provuar gjatë jetës sime emocione të forta, sidomos pas largimit të tim eti, tepër i ri në moshë. Atëhere pranë më qëndruan shokë e miq, të afërm të mirë, për të përballuar dhembjen e madhe. Shokë të tim eti nga Fieri, Shijaku, Shkodra, Lezha, Korça, Pogradeci, Saranda, Kosova. Njeriu duhet të përballojë edhe furtuna, të mësohet jashte vullnetit të tij edhe pa të afërmin e zemrës, duhet të shprehë edhe mirënjohje, duhet të jetë solidar, të mendojë edhe për të afërmin, fqinjin, bashkëatdhetarin. Këto shënime të mbajtura gjatë këtyre ditëve, janë një pjesë e ditarit tim të përhershëm që më ndjek hap pas hapi, edhe larg, përtej Europës, Shqipërise, edhe këtu në Amerikë.
Ditarin e këtyre ditëve dua ta filloj me bisedat e ndryshme që kam shkëmbyer me bashkëatdhetarë të mirë në Nju Jork, Nju Xhersi dhe këtu në Florida. Janë copëza jete të njerëzve që vijnë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë shqiptare, qofshin këta fshatarë, intelektualë, malësorë, apo edhe qytetarë amerikanëme origjinë shqiptare. Ata kanë zgjedhur përkohësisht apo edhe përgjithmonë tokën mikpritëse amerikane për të jetuar me të afërm, apo fëmijë të tyre. Ata në përgjithësi janë integruar në shoqërinë amerikane, fëmijët e tyre vazhdojnë edhe shkolla të larta dhe janë aftësuar për t’i bërë ballë kërkesave moderne të punës.
Në Nju Jork kam tepër mbresa të bukura kur unë vija për të ndjekur punimet e sesioneve të zanonshme të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Atëhere, deri diku ne shqiptarët ishim të rezervuar, e kishim rrezen e qarkullimit tonë nëpër Amerikë të kufizuar, dhe respektonim ligjet amerikane, vetem 25 milje rreth Manhatanit. Natyrisht autoritetet amerikane, silleshin në mënyrë teper korrekte, edhe pse Shqipëria nuk kishte marrëdhënie diplomatike me SHBA, për arsyet që dihen, mbylljes në vetvete të sistemit « socialist », « unikal » të E. Hoxhës. Megjithatë, tek ne vinin bashkëatdhetarë, edhe me poste të rëndësishme në sistemin amerikan, nga Nju Xhersi, Cikago, Bostoni, Florida, Kanadaja etj. E ndjenim veten sikur ishim në tokën mëmë, gjate shkëmbimit te bisedave te ngrohta. Tani ky „rezervim“ nuk egziston më, pasi pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri dhe marrëdhënieve tepër të mira me SHBA, shqiptarët jane kthyer në qytetarë të nderuar të shoqërisë amerikane. Ata janë pjesë e emigracionit të vjeter, por edhe të ardhur rishtazi me „green-card“. Amerika e bekuar u ka dhënë atyre mundësi të punojnë në profesionet që kanë patur: mjekë, ekonomistë, artistë, shkencëtare, inxhinjerë, informaticienë, por edhe ndërtues, biznesmenë. Ajo u ka dhënë atyre të mira të shumta që ata nuk mund t‘i ëndërronin vite më parë, kur fshatari punonte vetëm për të nxjerrë bukën e gojës atje në Shqipëri, në tokat e Myzeqesë, të Devollit, të Lezhës, apo edhe në jug të vendit. Këtu ne Florida, ai shqiptari është kthyer në një biznesmen që administron tre katër shtëpi që ka blerë dhe paguan në sajë të punës së tij „billat“ mujore. Ai ka arritur të sjellë, në sajë të mirëkuptimit të autoriteteve amerikane, të afërm dhe bashkëfshatarë të tij, me kontrata të rregullta disa mujore. Shumë prej tyre kthehen përsëri në fshatin e tyre pranë Korçës, Opar, apo gjetiu, por jo vetëm me një grusht të mirë parash, por edhe me përvojën amerikane të punës, të sjelljes, të solidaritetit, të mirënjohjes. Nuk ka gjë më të bukur dhe të fisme, kur del në mëngjez nga shtëpia dhe kalon rrugës dhe kalimtari amerikan të përshëndet. Ashtu thjesht: Hi, how are you? ( Si jeni?). Apo edhe me shprehje të bukura që më kujtojnë kohën e shkuar, kur isha adoleshent dhe shkoja tek të afërmit e mij në Fier dhe çdonjeri përshëndeste tjetrin, jo vetem në raste festash, por përditë.
Nuk mund të shpreh në këto pak rreshta bekimin “God bless America” (Zoti e bekon Amerikën), kur sheh atë tokë me të vërtetë të begatë, të njerëzve të kombësive të ndryshme, europianë, afrikanë, latino-amerikanë. Nuk e egzagjeroj po të shprehem se këtu në Clearwater (Florida) shteti amerikan u ka dhënë të gjitha të drejtat minoriteteve të ndryshme qofshin këta të ardhur apo indigjenë. Sistemi shëndetësor ndoshta nuk është i përkryer në çdo spital, por vetëm vizita tek Qendra e Dhurimit të Gjakut në Clearwater, të bën të mendosh se sa i rëndësishëm është solidariteti i njerëzve për ata që janë sëmurë, apo kanë nevojë për ndihmë. Përveç faktit se banorët dhurojnë gjak pa pagesë, shoqëri dhe kompani amerikane stimulojnë vajtjen e njerëzve për të bërë një të mirë, duke u dhuruar atyre si shkëmbim bono për blerje ushqimesh e veshjesh, aparate për matjen e tensionit, kolesterolit, apo dhe mundësi të tjera. Këto kompani e biznesmenë kanë pastaj të drejtë t’i heqin këto shpenzime që bëjnë nga taksat në fund të vitit. Në këto çaste, mendoj për ata Talasemikë shqiptarë, sidomos në zonat e fshatit që kanë nevojë për një ndihmë të kualifikuar, jo vetem për gjak, por edhe për pajisje për mjekimin e tyre bashkëkohor. Nuk është e tepërt të shprehemi: „ Të mësojmë nga shoqëria amerikane », pasi shteti shqiptar, me mundësitë qe ka, nuk mund të bëjë më tepër, pa patur ndihmën e qytetarëve të vet, qofshin këta të thjeshtë, biznesmenë, apo parlamentarë.
Lexoj çdo ditë shtypin amerikan, edhe atë të rajonit ku kam ardhur përkohësisht, në Clearwater (Florida). Më pëlqen se mbizotëron « bon-sensi », mirënjohja, fjalët e mira të qytetarëve edhe të thjeshtë për një senator, parlamentar të rajonit ku banojnë. Nuk shoh asnjë sharje të një përfaqësuesi Republikan apo Demokrat për kolegun e vet, edhe pse janë opozitarë. Mendoj dhe ju them haptaz, habitem kur shoh akoma se në Shqiperi vazhdon fryma e « opozitarit idhnak », sharjet, largimi nga Parlamenti, në një kohë kur Populli sovran
i ka dhënë besimin parlamentarëve të çdo krahu për t’i përfaqësuar atje, për të zgjidhur hallet e tyre dhe jo për t’iu larguar frontit, edhe pse pagesa e parlamentarit derdhet nga djersa e atij populli. Nuk kam parë asnjëherë në Zvicer ku jetoj, apo edhe këtu, si edhe në demokraci të vërteta perendimore që të zgjedhurit e popullit të shijnë me fatet e tij, kur është problemi
për çështjen kombëtare, të anëtarësimit në Europë, të dëgjimit të zërit të një vendi të vogël, apo të pjesëmarrjes së tij në forume ndërkombëtare.
Lexoj këto ditë romanin e Thani Naqos që përmban mbresa nga ditët e para të viteve 90-të, kthimit të Shqipërisë në një demokraci të brishtë, nga çastet e jetuara prej tij, të bashkëatdhetarëve te tij, me nota prekëse, por dhe me humor. Shkrimtari vazhdon të shkruajë një roman tjetër dhe merr nga koha e lirë për të hedhur mendimet e tij që përmbajnë një filozofi të veçante të intelektualit shqiptar të ardhur ne Amerike. Fatkeqësisht si ai ka pak
në Clearwater, pasi shumica e kanë mendjen tek biznesi, sigurimi i një jete më të mirë sidomos për fëmijet e tyre. Edhe Thani mendon per femijet dhe te afermit e tij, por pasionin qe e ka patur qysh ne moshe te re nuk mund ta lerë. Këtë do dëshiroja edhe për atë adashin tim, shkrimtar e gazetar i mirënjohur, që përkohësisht e ka lënë disi penën e tij! Këtë uroj edhe për ata bashkëatdhetarë që gjejnë kohë dhe shkëmbejnë mesazhe, urime, letra, me të afërm në Shqipëri, apo edhe në rajone të ndryshme të globit. Ndjej kënaqësi të veçantë kur shkëmbej mesazhe me Jetën në Toronto, me Glejdin në Spanjë, me Imerin dhe Meritonin në Gjenevë, me Gjergjin në Tiranë, me Danielën në Nju Xhersi, me Ladin në Las Vegas, me ish kolegun tim, Shabanin, publiçist dhe diplomat në Suedi, me diplomatin dhe mikun tim Sandrin, në Uashington, qe megjithëse ka marrë nje drejtim tjetër të rëndësishem, nuk e harron Shoqatën e Talasemikëve në Shqiperi dhe më jep të reja lidhur me mjekimin bashkëkohor të kësaj sëmundje gjenetike; me profesorin e nderuar të gazetarisë Hamit Boriçin. Gjithkush, në kohën e elektronikës dhe të Internetit, do të dëshironte që përveç marrjes çdo mëngjez të njoftimeve të freskëta nga Shqipëria, Kosova, nëpërmjet gazetave tona, t’i binte në dorë edhe një libër me mbresa nga Diaspora, një roman, publicistikë. Siç
m’u shpreh ai bashkëatdhetari i mirë që do të donte të kishte shkëmbime mesazhesh
edhe me parlamentarë shqiptarë për të dhënë edhe ai mendimin për ecurinë e shoqërisë shqiptare, apo edhe për ndihmën që mund të japë çdo bashkëbesëlidhës për vendin e tij. Kjo është një normë e zakonshme në shoqëritë perendimore ku parlamentarë dhe qeveritarë bashkëbisedojnë me bashkëkombasit e tyre në vend apo edhe në Diasporë.
Nuk mund t’i mbyllja këto shënime pa shkruar për njeriun modest, ish kampionin tonë kombëtar, apo drejtuesin e sporteve në Korçë, Tomi Stefanllari që rravat e jetës e sollën në Clearwater të Amerikës. Ai punon bashkë me të shoqen, por edhe vazhdon të merret sadopak me sport. Eshte fjalëpakë, megjithese karriera e tij sportive ka qënë shumë e suksesëshme. Këtë radhë po shkruaj pak për të, por do t’i kthehem përsëri jetës së tij, pasi është një shembull i qartë i një shqiptari të ndershëm që i ka dhënë kombit në fushën e tij dhe nuk lëvdohet, vetëm mban si kujtim në një qoshe të apartamentit të tij, medaljet dhe diplomat e shumta kur përfaqësonte Atdheun e vet, Shqipërinë, kudo në bote.
Shënimet janë të shumta, bashkëbisedimet me miqtë dhe dashamirës të Shqipërisë janë të përditëshme. Alfons Montadora, president i Shoqatës së Talasemikëve në Francë më shkruan për takimet e sukseseshme me profesor Mattew Demetriades, gjeneticien i dëgjuar, sekretar i »Doctors of the World », drejtues i projekteve të Federatës Ndërkombëtare të Talasemisë (TIF). Agimi me flet për hapat që janë bërë ne Shqipëri në luftën kundër Talasemisë dhe projektet që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë në këtë fushë. Rruga per eliminimin e kësaj sëmundje nuk është e lehtë. Gjithë shoqëria shqiptare, duke përfshirë dhe biznesmenët dhe parlamentarët tanë, duhet të japin ndihmesën e tyre, të gjejnë shtigjet për parandalimin e Talasemisë, sëmundje që prek sidomos zonat mesdhetare dhe ka një perqindje të konsiderueshme në vendin tonë, por edhe në Greqi, Itali, Francë, Angli, Kinë, duke perfshirë Amerikën dhe Kanadanë, si rezultat i migrimeve të shumta. Presidenti i „Cooley‘s Anemia Foundation“ (CAF) dhe drejtoresha e këtij fondacioni me prestigj në Nju Jork, Gina Gioffi, më njoftoi në takimin e fundit se për herë të parë do të provohet në Europe terapia gjenike. Novartis në Zvicër dhe degët e tij kudo në botë po bashkëbisedojnë për të ulur koston e eliminuesit të ri të hekurit, Exjade që deri para disa kohësh përdorej vetëm në Zvicër dhe SHBA. Tani ai merret dhe nga talasemikët në Shqipëri. Shkëmbimet janë shtuar me vendet fqinje, por edhe me TIF, dhe ato duhen zgjeruar në të mirë të së ardhmes të shoqërisë sonë. Shembulli i Qipros, këtij vendi të vogël në parandalimin dhe mjekimin bashkëkohor të Talasemisë, si dhe njoftimet e mira nga Shqipëria për dhurimin e gjakut falas nga ana e një numri të konsiderueshëm bashkëkombasish, dhuratat dhe mjetet e tjera të vëna në dispozicion jo vetëm nga shteti shqiptar, por edhe njerëz të thjeshtë, biznesmenë, do të sjellin patjetër rezultate të kënaqshme.
Këto shënime, po i mbyll me dëshirën e shprehur nga shumë bashkëbesëlidhës, kudo që janë që të gjejnë sa më tepër nota optimiste, solidaritet, mirënjohje në gazetat dhe forumet tona, pa mllefe, apo njoftime për krime, prostitucion. U emocionova ditët e fundit, kur diku këtu afër Clearwater, banorët e një qyteze të vogël, kishin ndërtuar me kontributet e tyre, një banesë të re, për një qyterarin e tyre. Shtëpia ishte rrënuar nga nje nga Uraganet e zakonshem ketu ne Florida. Për më tepër bashkëpatriotë tanë që janë vendosur në atë trevë, kishin dhënë ndihmesën e tyre modeste. Shoqëria moderne qoftë në « Amerikën e bekuar » apo edhe atje në Shqipërinë e vogël, edhe për pak kohë në « Europën tjetër », ecën përpara me ndihmën, solidaritetin, bashkëpunimin e të gjithë bashkëkombasve, qofshin këta në vend apo në Diasporë.
Marrë nga libri dygjuhësh shqip dhe frëngjisht « Me zemër të hapur » (Alor), Gjenevë 2008
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi