Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kryetari i K.S.U.SH-së Redan Bushati Uron Bajramin

Shko poshtë

Kryetari i K.S.U.SH-së Redan Bushati Uron Bajramin Empty Kryetari i K.S.U.SH-së Redan Bushati Uron Bajramin

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 09, 2010 5:42 pm

Kryetari i K.S.U.SH-së

Gëzuar FITER BAJRAMIN!

Kryetari i K.S.U.SH-së Redan Bushati Uron Bajramin Ksush


Me rastin e festës së Fiter Bajramit, Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës (shkurt K.S.U.SH) përcjell urimet më të sinqerta për besimtarët muslimanë kudo që ato ndodhen, veçmas atyre në qytetin e Shkodrës. Shpresojmë që kjo ditë e shënuar, pas një muaji të shenjtë të Ramazanit të sjellë sa më shumë harmoni e tolerancë në komunitetin ku ne jetojmë e punojmë.

Festa e Fiter Bajramit qoftë për të gjithë besimtarët e fesë islame një ditë e shënuar dhe plot atmosferë, si dhe të jetë shembull i një dite ku bashkësitë fetare mblidhen dhe urojnë njëri-tjetrin me dashamirësi. Ky Këshill Studentor do mundohet përherë të jetë sa më produktiv në zhvillimin e një fryme konstruktive në jetën e këtij qyteti, duke vendosur bashkëpunim me çdo qytetar për të dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e jetës qytetare.

Në fund të këtij urimi të përzemërt, edhe njëherë ju përcjellim respektin dhe konsideratën tonë për gjithë besimtarët muslimanë. Qofshi përherë të lumtur në familjet tuaja. Mbizotëroftë përherë harmonia, begatia, dashuria dhe respekti për njëri- tjetrin.

Me respekt
Kryetari i K.S.U.SH-së
Redan Bushati

albemigrant
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi