Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faik Krasniqi:”BAC U KRY”

Shko poshtë

Faik Krasniqi:”BAC U KRY” Empty Faik Krasniqi:”BAC U KRY”

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 10, 2010 5:38 pm

Faik Krasniqi:”BAC U KRY”


Faik Krasniqi:”BAC U KRY” Faik-Krasniqi-150x150

Pas këtij sllogani i cili po shihet dita ditës se me të vërtetë është një gënjeshtër e pa menduar mirë ( ose një dëshirë e tyre, por dëshirat dhe ëndrrat Kombëtare nuk realizohen kur punohet vetëm për përfitime personale), sepse me ngecjet e Kosovës në tërë aspektet po e turpërojnë edhe figurën e BACES, nga ish- pjesëtarët e UCK-së, nga miqtë e Bacës, të gjitha këto të ngjajnë si në libra të ilustruara me ngjyrat bardhë e zi, si foto e viteve të Komunizmit.
Ja sa kemi ecur rrugës për ta përmbushur vërtetë amanetin e BACES. Në Komunat ku udhëheq PDK-ja, kemi investime më të dukshme, por pa as një peshë për mirëqenien ekonomike- sociale të qytetarëve, pa dallime se a janë familje të dëshmorëve apo jo. Jemi në gjysmën e muajit gusht dhe akoma nuk kemi hasur në probleme me orë të tëra të energjisë elektrike, duke pasur parasysh se tek ne është “Festë” vetëm kur mbahen zgjedhjet, por Festë tek ne nuk është kur janë Festat kombëtare apo fetare që i kalojmë në errësirë. Vitin tjetër kur do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, pritet prapë pushtetin ta ri-fitojnë Horrat që tash e njëmbëdhjetë vite po e katandisin Kosovën si një fole e krimit të organizuar dhe korrupsionit, e duke u zotuar se këto dukuri negative janë duke u luftuar, e fakt këtë e dëshmojë ”Rasti Bllaca”, se si po luftohen dukuritë negative në vendin tonë.
Këta janë që e njollosën rrugën e Bacës dhe të gjithë Dëshmorëve të Luftës së fundit, këta janë ata që po njollosin politikën duke parë cdo ditë fakte që manipulojnë me taksat e qytetarëve, me donacionet nga jashtë për Kosovën, dhe zëdhënsat e tyre dalin arsyetojnë cdo ditë se nuk janë të vërteta ato fakte që shohim, këta janë ata që po mundohen të na bindin se e Zeza është e Bardhë, dhe nuk duhet diskutuar.
Jemi i vetmi vendë në botë pas Kubës, që analfabetat në krye tash e njëmbëdhjetë vite na udhëheqin shtetin. E gëzojmë një pavarësi e cila u bë pa dëshirën e popullit, por populli me vlera njerëzore festojë duke u besuar këtyre që thonë ”BAC U KRY”. Kemi një kushtetutë ku nuk na prezanton kombësinë, thjeshtë jemi qytetar të një SHTETI, ku në fakt me atë kushtetutë duhet të quhemi Shtetëz.
Nuk janë ata që nuk kanë njohuri mbi protokolet që do na i servirë edhe në të ardhmen EULEX-i, por, si gjithmonë popullit liridashës dhe pro paqes ja servirin pjesët ku duket kopsht me lule.
Të gjitha këto ndodhin, përderi sa ne Shqiptarët anë e mbanë trojeve shqiptare nuk krijojmë Këshillin Kombëtar, sepse sikur të kishim një Këshillë, për konsultim para se të nënshkruajme pako e dhurata antishqiptare nuk do ishim të kanosur kështu sic jemi sot.

Nga Faik Krasniqi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi