Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Zvicër filluan përgaditjet për shënimin e 30-vjetorit të demonstratave të vitit 1981

Shko poshtë

Në Zvicër filluan përgaditjet për shënimin e 30-vjetorit të demonstratave të vitit 1981 Empty Në Zvicër filluan përgaditjet për shënimin e 30-vjetorit të demonstratave të vitit 1981

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 12, 2010 11:35 am

Në Zvicër filluan përgaditjet për shënimin e 30-vjetorit të demonstratave të vitit 1981

Në Zvicër filluan përgaditjet për shënimin e 30-vjetorit të demonstratave të vitit 1981 Treshja-490x320

Këto ditë për të dytën herë në Zvicër po mbahen takime konsultative për shënimin e 30-vjetorit të demonstratave të vitit 1981. Ish të burgosurit dhe të përndjekurit politik, ndërtuesit e kësaj Pranvere të Madhe, kanë filluar konsultimet serioze për organizimin sa më dinjitoz të këtyre ngjarjeve të cilat erdhën në vazhdën e luftërave të pandërprera shekullore të popullit shqiptar për të drejta, liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar.
Në mbledhjen e fundit që u mbaht në Suhr, u fol lidhur me hapat e parë organizativ që janë ndërmarrë dhe detyrat e ardhëshme të Këshillit Organizativ të themeluar për këtë qëllim. Emërues i përbashkët i të gjitha diskutimeve nga të pranishmit ishte vullneti dhe dëshira e madhe që ky përvjetor i rëndësishëm të nisë me Akademinë përkujtimore kushtuar tre udhëheqësve dhe organizatorëve të parë të demonstratave të vitit 1981 në mërgatë, dëshmorëve të kombit, Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla për të ardhur pastaj deri te organizimi i simpoziumit kushtuar demonstratave të vitit 1981. Dihet se mërgata shqiptare në të gjitha periudhat ka luajtur rol tepër të rëndësishëm në luftën e drejtë të popullit shqiptar për Pavarsinë e Kosovës, ndaj në këtë kuadër gjithnjë duhet parë si hallkë e pashkëputur në formimin e shtetit të Kosovës. Nisur nga kontributi i madh që ka dhënë, me të drejtë u kërkua që ish të burgosurit dhe të përndjekurit politik në mërgatë, përmes përfaqësuesve të tyre duhet gjithsesi të jenë pjesë e pandarë e të gjitha organizimeve me rastin e 30-vjetorit të demonstratave gjithëpopullore në Kosovë.
Lidhur me rëndësinë e madhe që ka shënimi i 30-vjetorit të demonstratave gjithëpopullore në Kosovë, debatuan dhe shprehën pikëpamjet e tyre, Riza Demaj, Sali Sefa, Sejdi Gega, Ismet Rashiti, Saime Isufi, Gani Hoxha, Xun çeta, Bejtulla Tahiri, Gani Lama, Sylë Muja, Vehbi Bajrami të cilët njëherit shprehën pikpamjet e tuyre konstuktive për organizimin sa më të mirë të këti përvjetori.
Duke e parë nevojën dhe peshën e madhe që ka ky përvjetor i rëndësishëm historik si dhe pas analizave të gjithanshme që u bënë në mbledhjen e dytë të Këshillit Organizativ të mbajtur më 10 tetor 2010 në Suhr, afër Aarausë, të pranishmit në këtë takim, unanimisht vendosën që të zgjërohet këshilli me anëtarë të rinjë me qëllim që të jet sa më gjithpërfshirës. Në mbledhje poashtu u zgjedh kryesia e nguashtë në përbërje, Saime Isufi, Bejtullah Tahiri, Sejdi Gega dhe Riza Demaj, ndërsa kryetare e Këshillit Organizativ u zgjedh Saime Isufi. Poashtu u zgjedh edhe Këshilli Redaktues dhe Informativ për shënimin e këti përvjetori në përbërje, Ismet Rashiti, (udhëheqës) Xhafer Shatri, Xun çeta dhe Sali Sefa.
Në mbledhe, u pa e nevojshme edhe themelimi i këshillave tjerë të cilët gjithsesi do të ndihmojnë organizimin sa më të mirë e sa më gjithpërfshirës në mënyrë që këto manifestime sa më shumë të jet e mundur të jenë karshi rëndësisë së madhe historike që kanë ngjarjet e vitit historik 1981.
Këshilli o sapoformuar për shënimin e 30-vjetorit të demonstratave të vitit 1981, njëkohësisht kërkon nga të gjithë veprimtarët në Zvicër e gjetiu në mërgatë, ish të burgosurit dhe të përndjekurit politikë që sa më parë të marrin kontakt me udhëheqësit e kësillit, të ofrojnë fakte e dëshmi për ato ngjarje të mëdha dhe të jenë pjesë përbërse organizative me qëllim qy ky përvjetor të shënohet në mënyrë sa më madhështore, njofton Komisioni për Informim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi