Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ilir Sefaj: PDK, në dimrin e saj

Shko poshtë

Ilir Sefaj: PDK, në dimrin e saj Empty Ilir Sefaj: PDK, në dimrin e saj

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 12, 2010 1:28 pm


Ilir Sefaj: PDK, në dimrin e saj U1_IlirSefaj
PDK, NË DIMRIN E SAJ
Me çka mund të matet suksesi eventual i pushtetit aktual? Sa vende pune janë krijuar në këtë mandat të qeverisë aktuale? Sa është zbutur situata e mjerueshme ekonomike në Kosovë? Cilat kanë qenë sukseset eventuale të kësaj qeverie në politikën e jashtme? Sa është ulur shkalla e krimit të organizuar, dhe e dukurive të tjera të shëmtuara me të cilat është karakterizuar Kosova në këtë periudhë? Janë disa nga pyetjet, që megjithatë kërkojnë përgjigje
Nga Ilir Sefaj
Partia Demokratike e Kosovës po shijon ditët e fundit të hajnisë, nepotizmit, totalitarizmit të “moderuar” brenda partiak, të korrupsionit, të dallavere, të ndarjes së popullit të Kosovës në baza krahinore. Kosova e PDK-së, nënkupton një popullsi prej qindra njerëzish të cilët gëzojnë privilegje të mëdha e të pamerituara në kurrizin e dy milionë të tjerëve, që janë jashtë listës së të gjallëve në “shtetin” e Kosovës. Si e tillë, PDK, meriton votëbesimin edhe për një mandat të dytë?! Gjithsesi, jo. Meqenëse në këtë periudhë të qeverisjes së vendit, ky grupacion politik është dëshmuar për gjithçka, përveç suksesit, si i tillë edhe duhet të ndëshkohet. Qytetarët e Kosovës, duhet ta bëjnë këtë njëzëri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilat pritet të mbahen në pranverën e 2011-ës. Krahas PDK-së, sipas pikëpamjes sime duhet të ndëshkohet edhe LDK, e cila edhe ashtu është në prag të shkapërderdhjes së saj përfundimtare. Këto të dyja parti politike në këtë periudhë të bashkëqeverisjes ose më mirë të keqqeverisjes së vendit, janë dëshmuar si tejet të papërgjegjshme karshi votëbesimit të qytetarit të Kosovës. Disa individë miopë edhe mund t’i duartrokasin kësaj keqqeverisjeje me të cilën është karakterizuar koalicioni PDK-LDK, megjithatë në një shkallë të tillë të pjekurisë së qytetarëve të Kosovës, çdo tendencë e tillë do karakterizuar si e padobishme dhe tejet aventureske.
Me ose pa pëlqimin e atyre që i bëjnë sehir sukseseve të paqena të pushtetit aktual, dua t’ua bëjë me dije se PDK është në dimrin e saj, dimër ky i cili këtë parti do ta nxjerr të dërmuar në të gjitha planet. As edhe optimistët më të mëdhenj, nuk do mund të besonin se qytetarët e vendit do ta ndëshkojnë edhe njëherë veten e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke votuar për një pushtet mafioz, si ky i sotmi. Me çka mund të matet suksesi eventual i pushtetit aktual? Sa vende pune janë krijuar në këtë mandat të qeverisë aktuale? Sa është zbutur situata e mjerueshme ekonomike në Kosovë? Cilat kanë qenë sukseset eventuale të kësaj qeverie në politikën e jashtme? Sa është ulur shkalla e krimit të organizuar, dhe e dukurive të tjera të shëmtuara me të cilat është karakterizuar Kosova në këtë periudhë? Janë disa nga pyetjet që megjithatë kërkojnë përgjigje.
Fatkeqësisht të gjitha këto preokupime që rëndojnë mbi supet e qytetarit të Kosovës, kanë vetëm një përgjigje. Gjithçka, barabartë me zero.
Kjo qeveri është karakterizuar me një filozofi plaçkitëse, peshën e së cilës qytetarët e Kosovës do ta ndjejnë edhe shumë vite me radhë. Qitja në ankand të pasurisë së Kosovës nga njerëz të paskrupullt do t’i kushtojë të ardhmes së këtij vendi. Kujto me këtë rast procesin e privatizimit, ku ndërmarrje me rëndësi jetike për qytetarin e Kosovës janë privatizuar me shuma simbolike duke i lënë në rrugë njerëzit që dekada me radhë kanë ekzistuar falë ish -ndërmarrjeve tashmë të privatizuara.
Vetëm ata që mbi supet e tyre ka ndjerë drejtpërdrejt peshën e rëndë të kësaj ndërmarrjeje nga të “gjithëpushtetshmit”, mund të të bindin për krimin ekonomik qe qeveria e Kosovës i ka shkaktuar këtyre të fundit.
Njerëz që me dekada të tëra kanë derdhur djersë për ta mbajtur gjallë ekonominë edhe ashtu të dërmuar të Kosovës, qysh nga koha e okupimit, janë hedhur në rrugë duke ua dhënë ca shuma simbolike, të cilat rëndom këtyre të fundit ua kanë siguruar ekzistencën hiç më shumë se edhe për dy-tre muaj. Këta familjarë dikur krenar për punën e tyre, sot kërkojnë lëmoshe, e disa të tjerë e kanë vënë vetën e tyre në shitje për te siguruar bukën e gojës. Kjo është Kosova me perspektivën e saj europiane, për të cilën na flet kryeministri i vendit së bashku me shumë sahanlëpirës të tij, të cilët i thurin himne mjerimit. Kjo është klasa politike e Kosovës e cila mbi vuajtjet e qytetarëve të rëndomtë ndërton lumturinë e saj, klasë kjo e cila rrehet se kulla e saj e fildishtë do të qëndrojë gjatë. Si do që të jetë, jemi të vetëdijshëm se ekzistojnë mijëra argumente të cilat na bëjnë me dije që të mos përsërisim gabimet paraprake duke ia dhënë edhe njëherë votëbesimin partisë në pushtet. Gjithsesi, nëse mendojmë dhe veprojmë ndryshe në relacion me atë që u shtrua këtu, do të jemi të detyruar për të qenë të dënuar. Megjithatë, për një gjë jam i sigurt, mendësia e votuesve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk është ajo e zgjedhjeve paraprake, aq më tepër kur votuesi i supozuar ka një alternativë; Vetëvendosje!
zemrashqiptare
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi