Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Stojku:SHQIPONJA

Shko poshtë

Kujtim Stojku:SHQIPONJA Empty Kujtim Stojku:SHQIPONJA

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 14, 2010 4:59 pm

Kujtim Stojku:SHQIPONJA 68789_1409259075135_1342220805_988669_3819690_n

Kujtim Stojku:SHQIPONJA 2638_1053297736324_1342220805_157768_921272_n
Kujtim Stojku:SHQIPONJA.

Zog i bekuar i Zotit, që fluturon i lirë dhe krenar
Emblemë e hyjnueshme mbi atdheun tonë amtar
Fluturon e lirë mbi kombin tonë të ndarë
Fisnik dhe krenar si vetë alpet tona
Si lumenjtë dhe gurrat me ujë kristali,rrjedhin t’ lirë
E para lajmtare hyjnore e fitoreve tona
Me krahët e tua t’shtrirë i gëzohesh lirisë.

Dhe kështu madhështor dhe gjithë fisnikëri
Ku të dyja këto cilësi as blihen as digjen
Me krahët e tua t’fuqishme fluturon në lartësi
Me guxim dhe krenari si trembesh stuhisë.

Nga lartësitë e qiellit sy mprehtë na vështron
E thjeshtë dhe krenare me madhështi qëndron
Duke përballuar luftra t’ashpra dhe t’furishme
E ngritur n’peidestal me madhështi t’lavishme.

Ti ke pritur shumë mbretër dhe princa që kaluan detet
Dëshmitare e vetme e betejave të përgjakshme
Ti ishe e vetmja kalorse që kalëron në mes reve
Symbol me dy krena në flamurin tonë mbete.

Ti rritesh qiejve krenare duke fluturuar në liri
Prandaj nuk plagosesh,vritesh digjesh as kapesh
Prej qiellit drejt tokës me furi sulesh
Krenare dhe me guxim ngrihesh përsëri.


Fund.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi