Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njoftim mortor

Shko poshtë

Njoftim mortor Empty Njoftim mortor

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 15, 2010 4:24 pm

Njoftim mortor
Familja Velaj, Greenwich, Connecticut, USA, na njofton se:
Ditën e enjte, më 14 Tetor, 2010, aksidentalisht u nda nga jeta në moshën 42 vjeçare, DRINI VELAJ, babai i dy vajzave të mitura 6-të dhe 8-të vjeçe.

Njoftim mortor GetInline.aspx?messageid=d0320328-d847-11df-95c6-00215ad73d8a&attindex=0&cp=-1&attdepth=0&imgsrc=cid%3a213C56E37A4243FD854617BE39FEA9F4%40anilaec2c395bc&hm__login=sharkia_323&hm__domain=hotmail.com&ip=10.1.106
I ndjeri Drini Velaj është djali i dytë i veprimtarit të mirënjohur në Komunitetin Shqiptar të Amerikës, përkrahës dhe aktivist i flaktë i çështjes shqiptare, një ndër emigrantët e hershëm politikë i ardhur në SH.B.A., ku regjimi komunist shqiptar, i shuajti, pothuajse gjithë familjen e tij në Shqipëri, Dr. Selahedin Velaj.
Drini Velaj, pasi mbaroi studimet me rezultate të shkëlqyera edhe pse u pranua për të vazhduar studimet në shtatë universitete të mjekësisë me emër në Amerikë, përfshirë edhe Universitetin Mountain Sinai, preferoi të vazhdojë studimet për mjekësi në Universitetin "DUKE".
Pas doktoraturës, i ndjeri Drini Velaj, kreu studime pasuniversitare në Universitetin Harward.
Drini Velaj mbante titullin: "Akademik Doktor Mjekësie" i specializuar si Neuro Radiolog në Universitetin e Harward-it.

Pas rrënies së Komunizmit në Shqipëri në fillimvitet 90-të, kur ekonomia, mjekësia... shqiptare ishte tepër e ulët, Drini, së bashku me babanë e tij, Selahedin Velaj, shkuan në Shqipëri me një mision humanitar, të ndihmojnë popullin dhe vendin e tyre të vuajtur me ato ndihma që ia lejonte mundësia financiare dhe ia arritën qellimit. Ndihmat kapnin shumën e dhjetëra mijë dollarëve.
Të njëjtën ndihmë, Drini Velaj e dërgoi edhe në Tiranë për popullin vëlla kosovar.

Akoma nuk kemi informacione të plota për shërbimet funerale, për datën dhe orën e varrimit.


I shprehim ngushëllimet tona familjes dhe gjithë fisit të nderuar Velaj.

Pierre-Pandeli Simsia dhe familja
Nju Jork, USA

[LKAB_cameri-arvaniti]
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi