Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kali i Princeshes -tregim-Pjesa e Pare-shkruar nga Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Kali i Princeshes -tregim-Pjesa e Pare-shkruar nga Raimonda Moisiu Empty Kali i Princeshes -tregim-Pjesa e Pare-shkruar nga Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 16, 2010 9:55 pm

Kali i Princeshes -tregim-Pjesa e Pare-shkruar nga Raimonda Moisiu 34995_1542851410416_1208896826_31579270_5467068_n
Kali i Princeshës

Shkruar nga Raimonda Moisiu


Pjesa e Parë
Tregim

Vasha kishte hipur mbi pelën e bardhë, që ajo e thërriste me përkëdheli Dorinë. Pelën nazemadhe e ndiqte nga pas, Dori, kali I kuqërremtë. Ecnin përgjatë luginës, që gjarpëronte poshtë shkëmbit të thepisur e mbante mbi shpatulla kalanë me muret e trasha të saj me një gri të trishtë. Nga fundi I luginës, aty në thepisjen e majës së malit në të majtë të kullave hijerënda, ku rruga zbriste poshtë për nga varrezat e të parëve, syri I kapi një malësor që tërhiqte kalin e ngarkuar me dengje kashte. Goditi pelën paksa me thembër për të ecur më shpejt. Ishte një ditë e thatë me ngrica e me diell. Thëllimi I ftohtë I atij dimri të priste fytyrën si brisk. Në kreshtat e majëmaleve kishte shumë dëborë dhe temperaturat ishin të ulëta dhe bezja e kaltër qiellore mbulonte ato. Uji I luginës kishte ngrirë vënde-vënde. Qetësinë e prishte troku I Dorinës dhe Dorit së bashku me goditjet e sqepit të qukapikut në trungjet e pemëve. Herë pas here dëgjohej kënga e laraskave dhe përplasja e krahëve të zogjve dimërakë teksa shkëputeshin nga degët e pemëve të zhveshura. Dalloheshin ende gjurmët e kafshëve në dheun e përzjerë me borën e ngrirë. Verën e kaluar shumë prej të rinjve I ishin bashkuar ushtrisë në kështjellë dhe për kuajt e punët e përditëshme kujdeseshin vashat të ndihmuara nga burrat disi të moshuar. Vasha iu afrua malësorit. Ai I buzëqeshi dhe I tha:
-Tungjatjeta! Ditë e ftohtë sot!
-Tungjatjeta, po është ftohtë, -iu përgjigj ajo duke I kthyer përshëndetjen. Vasha zbriti nga pela. Kishte veshur xhubletën e rëndë prej leshi kuq e zi, bluzën me pala të zbukuruar nga shpatullat me thekë të kuq leshi dhe tirqet prej shajaku të bardhë me shirit theke të zezë anash. Belin ia shtrëngonte rripi I kallajisur dhe mbi kokë kishte kësulen e zezë të zbukuruar me fije argjendi. Poshtë saj vareshin gërshetat e zeza ku aty këtu dalloje ndonjë zbukurim prej kocke. Lëkurën e fytyrës e kishte të bardhë, ku shquheshin dy sy të bukur, të thellë e turbullues si të sfinksit. Vështronte drejt e hijerëndë muret e rrumbullakët e këndorë të kështjellës. Në pjesën e lartme të saj ishte kulla e Kastriotajve. Ndërsa më pas vinin kullat e tjera ku banonin malësorët e tjerë. Frëngjitë e tyre shikonin në jug të luginës, drejt kalasë së Petrelës dhe kryqëzimit të rrugëve. Ndër këmbët e kalasë ishte një kullë jo shumë e madhe.. Vasha hodhi sytë aty dhe dalloi oxhakun që tymoste. Malësori e pikasi mendimin e saj e I tha:
-Është kulla ime! Hajde të lidhim kuajt aty! -duke bërë me dorë për andej. -Merr një të ngrohtë!
Kthehu kokën. I buzëqeshi përsëri malësorit dhe duke tërhequr pelën bëri përnga kulla e tij. Kur iu afrua asaj, te dera pa një grua të bukur. Dalloi stolitë që zbukuronin fustanellën e saj dhe përparësja e kuqe qëndisur me fije të bardha I rrethonte belin.Gruaja me vështrimin e saj të mprehtë u gëlltit dhe me të shpejtë fshiu duart në përparëse. Malësori si morri Dorinën dhe Dorin, shkoi mbrapa kullës, të lidhte kuajt.
-Nuk duhet t’I rrahë thëllimi I ftohtë,- I tha vetes.
Vasha hoqi dorezat e leshta, I ngjeshi në rrip dhe iu afrua kasolles. Te dera ishte qeni. Ai filloi tu binte erë cizmeve të lëkurës deri te gjunjët e saj. Vasha e përkëdheli në kokë dhe hyri brenda në kullë. Në krye të saj ishte vatra e zjarrit. Dy kërcunj dushkaje digjeshin në të. Rrotull ishin poste të bardha prej lëkurë dashi. Si hoqi cizmet, eci mbi qilimin e butë prej leshi dhe u ul pranë vatrës. Në anë të saj, zhytur në hirin e nxehtë ishte vorbulla që nxirrte avull. Dëgjoheshin tingujt lëvizës të kapakut nga fërshëllima e lehtë që dilte prej saj. Era e këndshme e qepës përzierë me atë të fasuleve i ngacmoi urinë. Një tavolinë pishe e gdhendur vetë ishte në mes të dhomës dhe disa enë bakri mbi të. Në muret vareshin pishtarët, trasta të ildisura me shqiponjën apo muret këndorë të kështjellva, përkrenarja dhe shpata e burrit të shtëpisë. Vasha hoqi kësulën nga koka. Me dorën tjetër shtriu gërshetat mbi gjoks. Treti vështrimin nga frëngjija e kullës, prej sëcilës hynte pakëz dritë. Që prej aty dukej maja e zbardhur e kodrinës nga bora. Gruaja duke mbajtur në dorë kupën prej balte me caj iu afrua vashës.
-Mos u merakos, Pali do të kujdeset për kuajtë. Pije këtë, të ngrohesh! Është caj mali!- I tha ajo duke I buzëqeshur, ndërsa Ia zgjati atë. Mirësia e saj e ngrohu vashën.
-Po e kujt je moj vashë?- e pyeti malësorja.
-Jam e bija e Gjon Kastriotit-, iu përgjigj vasha duke e vështruar tinëz në ata sytë e saj të zinj e të qeshur.
-Por si të quajnë moj bijë?
-Mamica, Mamica,- iu përgjigj përsëri ajo me fytyrën që vetëm I qeshte.
Gruaja ngriti qerpikët e gjatë e me buzën në gaz vazhdonte ti mbante sytë ngulur në ata të vashës:
-Po, ti thuaj moj bijë që je Princesha e Kastriotëve, ajo që je fejuar me Princin e Muzakajve,- Muzakë Topiajn.
-Po po, ajo jam,- iu përgjigj vasha me kupën e cajit që po I dridhej në dorë nga emocioni. Kur Pali hyri në kasolle, si mbushi një kupë me caj të ngrohtë, me qetësi u ul edhe ai pranë vatrës.
-Imzot, - iu drejtua gruaja të shoqit,-e di kë kemi mysafire sot??!! Mamicën, Mamicën, motrën e vogël të Prijësit, Princeshën e Kastriotajve! Pali vendosi ngadalë filxhanin në tabakanë e bakërtë para tij, pa ia prerë fjalën të shoqes. Ngriti kokën dhe kryqëzuan vështrimet, e cila atë cast sapo kishte mbaruar së foluri. Në pritje të dinte përshtypjen e fjalëve të saj, ajo u zbrazi përsëri caj të ngrohtë, të dyve. Pali vazhdoi të tregonte interes për Dorinën dhe Dorin e Princeshës.
-Kuajve iu dhashë për të ngrënë dhe ujë gjithashtu,- iu drejtua Mamicës.
-Faleminderës, or mik, - I tha vasha.
Mamica pat ndihmuar atin e saj që kur ishte pesëmbëdhjetë vjece, në rritjen dhe kujdesin e kuajve. Në pak javë ajo mundi të merrte kuajt vetë. Mes tyre ajo pati zgjedhur Dorinën, pelën bardhoshe, të bukur, nazemadhe dhe e përkëdhelur. Dhe që prej asaj dite nuk ishin ndarë as edhe një herë të vetme. Dorinë ishte disa vjecare.. Kur Mamica u fejua me Princ Muzakën, I vëllai Gjergji I bëri dhuratë Dorin, kalin e tij të parë. Kështuqë, tashmë ajo kujdesej për të dy sipas mënyrës e dëshirës së saj. U dëgjua një klithmë e cuditshme, Princesha u habit dhe pyeti Palin se cfarë ishte kjo kilthmë. Ishtë një shpend që kishte zbritur mbi pullazin e kullës. Pali me pak fjalë filloi t’I tregojë gojëdhënën për një vashë që dikur jetonte vetëm me vëllain e saj. Cdo ditë ai dilte herët nga shtëpija dhe kthehej në mbrëmje. Ishin shumë të varfër e shkonte punonte poshtë e lart për të siguruar bukën e gojës. Por një natë ai nuk u kthye. Motër zeza priti, por ia nuk u kthye as natën e dytë e të tretën. Në lutjen e mbrëmjes, e motra iu lut virgjëreshës ta kthente në zog, që të mos e njihte njeri, të fluturonte e të gjente vëllain e vetëm. Dhe lutja e saj u plotësua…..”
Sytë e Princeshës lotuan. U krijua një situatë e nderë në dhomë. Asnjëri prej të treve nuk foli për disa caste. Por, gruaja e shtëpisë me një vështrim të shkurtër, duke buzëqeshur theu heshtjen:
-A doni edhe pak caj? Kur e kini dasmën ?- e pyeti ajo Mamicën. Zëri I saj kumboi, duke thënë ca fraza të shkëputura nga njëra –tjetra. Mamica mundohej të kapte fillin e atyre pyetjeve pas trishtimit që e kishte kapur nga historia e vajzës. Zgjati kupën drejt saj për caj. Mamica buzëqeshi papritur. U cua në këmbë.
-Dasmën e kemi në fund të pranverës,-I tha ajo. Ishte mëse e sigurtë që kishte gjetur miq shumë të mirë e të dashur. Në qoshen e djathtë të dhomës pa vegjën. Iu afrua dhe po lëmonte qilimin që malësorja endëte e po thurte në të. Iu kujtua nëna, e cila po bëntë të njëjtën gjë për pajën e saj. Përfytyroi Palin dhe gruan e tij në dasmën e saj. Kishte kaluar më shumë se një orë që ishte në shtëpinë e tyre. Doli jashtë kulles. Përpara saj ishte Pali me Dorinën dhe Dorin. Shaloi pelën, I përshëndeti të dy dhe mori rrugën që të conte drejt kalasë. Ndjente vështrimin e tyre nga pas, por herë pas here kthente kokën e vështronte Dorinën dhe Dorin. Kur po I ngjiteshin të përpjetës së malit, ajo fillo të fliste me Dorin, me zë të ngrohtë e të qetë, duke I thënë cdo gjë që ata do të bënin sëbashku në ditët e javët e ardhshme. Në hyrje të kalasë zbriti nga pela. Qëndroi në mes të Dorinës dhe Dorit, duke vështruar tutje, në thellësi, pamjen e bukur në pjesën jugore të luginës, dy kullat e kalasë së Muzakajve, kodrat e malet përreth saj. Lëmonte kuajt e buzagaz përfytyronte të fejuarin, -Muzakë Topiajn, teksa shëtiste nëpër kalanë e tij. Ishte pothuajse fundi I dimrit. Së shpejti vinte pranvera dhe pak muaj e ndanin nga dasma. Iu kujtua hera e fundit kur ai erdhi në kështjellë. Vuri ballin lehtas në shalën e pelës për të fshehur buzëqeshjen, sikur ishte akoma si dikur e ndrojtur kur ishin bashkë. Ja aty patën qënë herën e kaluar, kur ai ia morri duart, ajo iu afrua, mbështeti kokën në gjoksin e tij dhe mezi priste ta puthte. Ai e puthi…

Lëmoi buzët me gishtat e saj. Kësaj here ishte ajo që e dëshironte aq shumë…..

Vazhdon,

Raimonda Moisiu
Hartford CT USA
Tetor 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi