Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Van Rompuy: Progresi që ka bërë Shqipëria është historik

Shko poshtë

Van Rompuy: Progresi që ka bërë Shqipëria është historik Empty Van Rompuy: Progresi që ka bërë Shqipëria është historik

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 21, 2010 2:44 am

Van Rompuy: Progresi që ka bërë Shqipëria është historikVan Rompuy: Progresi që ka bërë Shqipëria është historik KmfOctober-20-17-48-427




Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha prit të mërkurën, Presidentin e Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, i cili ndodhet në Tiranë me ftesë të Kryeministrit Berisha. Vizita e Presidentit të Këshilli Evropian, Herman Van Rompuy është një vizitë historike për Shqipërinë, duke qenë se përbën vizitën e parë të një Presidenti të Bashkimit Evropian në vendin tonë.
Presidenti Van Rompuy, u prit nga Kryeministri Berisha në një ceremoni të veçantë e cila u pasua nga bisedime zyrtare, ku u diskutua në lidhje me progresin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë gjatë këtyre 20 viteve të tranzicionit demokratik, për rrugën e sigurt që Shqipëria po ndjek në procesin e integrimit evropian dhe sfidat që i shtrohen asaj përpara në këtë proces.
Pas bisedimeve, Kryeministri Berisha shtroi një drekë për ndër të Presidentit Van Rompuy dhe delegacionit që e shoqëronte, në përfundim të së cilës Kryeministri Berisha dhe Presidenti Van Rompuy bënë të ditura në një deklaratë për shtyp më gjerësisht çështjet e diskutuara.

Van Rompuy: Progresi që ka bërë Shqipëria është historik Km1October-20-17-48-06

Van Rompuy: Progresi që ka bërë Shqipëria është historik Km3October-20-17-44-534

Van Rompuy: Progresi që ka bërë Shqipëria është historik October-20-17-43-151

Van Rompuy: Progresi që ka bërë Shqipëria është historik R1October-20-18-29-543
Kryeministri Berisha u shprehë: “ Edhe një herë dua të përshëndes shumë përzemërsisht Presidentin e Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy për këtë vizitë historike për Shqipërinë dhe shqiptarët, t’i shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme, bujarinë e madhe dhe ndihmën e gjithanshme që vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian, i kanë dhënë Shqipërisë gjatë këtyre viteve në rrugën e saj të ndërtimit të sistemit demokratik, ekonomisë së tregut dhe në procesin e integrimit.
Kjo ndihmë, kjo bujari, ky solidaritet qëndrojnë në themel të një ndryshimi shumë të madh të këtij vendi. Presidenti do ta cilësonte një cilësonte një tremendous leap (hap i jashtëzakonshëm), por unë dua ta siguroj se quantum leap (hap i madh) i vërtetë për Shqipërinë ka qenë ndihma dhe solidariteti që nga kombi më i izoluar i kontinentit, kombi më i varfër, ka gjetur nga kombet evropiane, nga Bashkimi Evropian dhe bota perëndimore në tërësi.
Në gjithë diskutimet tona unë e njoha Presidentin me përpjekjet e mëdha të qeverisë time për reforma të gjithanshme. Shpreha shumë mirënjohje për mbështetje që i japin dhe i kanë dhënë procesit të liberalizimit të vizave, një vendim ky që ridimensionon lirinë e lëvizjes së shqiptarëve dhe dinjitetin e tyre. Sikundër e sigurova Presidentin Van Rompuy se qeveria po bën çdo përpjekje dhe po e trajton këtë si një proces me të cilin synon të konsolidojë gjithnjë e më shumë të gjitha kërkesat standarde, praktikat, kriteret e Udhërrëfyesit për heqjen e vizave.
E njoha Presidentin Van Rompuy me të gjithë reformat e qeverisë dhe e sigurova se për qeverinë time projekti i integrimit në Bashkimin Evropian është një projekt ëndërr, projekti kryesor i këtij shekulli, por qeveria e pranon dhe e merr atë si një proces tërësisht të bazuar në meritë, si ndjenja e vërtetë e përgjegjësisë dhe interesi jetik i qytetarëve shqiptarë.
Ne jemi në prag të një raporti të ri të Komisionit Evropian. Në traditën e të gjitha raporteve, ato janë shndërruar në një dokument serioz pune për qeverinë shqiptare, sepse në këto raporte jo vetëm janë paraqitur arritjet e reformave në Shqipëri, por janë përcaktuar edhe kërkesat për reformat e tjera të mëtejshme në mënyrë që vendi të bëhet gjithnjë e më i përshtatshëm për integrimin në Bashkimin Evropian. Unë e garantova Presidentin se qëndrimi i qeverisë time do të jetë shndërrimi i këtij raporti në një program pune të vërtetë, për të afruar gjithnjë e më shumë Shqipërinë me Bashkimin Evropian.
Ne diskutuam për problemet e rajonit. E falënderova Presindentin Van Rompuy për të gjithë angazhimin e Bashkimit Evropian në paqen, stabilitetin dhe ndërtimin e këtij rajoni. Shpreha bindjen se Rezoluta e Bashkimit Evropian e miratuar me unanimitet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara përbën arritje të madhe. E sigurova, gjithashtu, se qeveria shqiptare beson dhe mendon se një kapitull i ri në marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve, në interesin më të mirë të së ardhmes së tyre evropiane, duhet të fillojë dhe do të fillojë të shkruhet.
Edhe një herë, zoti President faleminderit shumë për këtë vizitë. Jam i bindur se ky falënderim është i gjithë shqiptarëve për ju dhe institucionin që ju përfaqësoni”.
Ndërsa, presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy në fjalën e tij tha: “Dëshiroj t’ju falënderoj ju, Kryeministër Berisha për ftesën, por edhe për mikpritjen tuaj kaq bujare. Ne patëm një takim konstruktiv dhe një diskutim të mirë. Më vonë, sot, unë do të takohem edhe me Presidentin e Republikës. Kjo është vizita ime e parë në Shqipëri, por shpresoj që nuk do të jetë e fundit. Unë kam ardhur në Tiranë si pjesë e një turi rajonal. Unë isha dje në Podgoricë dhe në Shkup. Sot e fillova ditën në Sarajevë. Ndërsa dua t’ju kujtoj se kam qenë në një vizitë të mëparshme, në muajin korrik, në Zagreb, në Beograd dhe në Prishtinë. Gjithsesi, vizitën time të dytë në rajon e përfundova këtu në Shqipëri, me vizitën që po bëjmë edhe sot me Kryeministrin Berisha.
Mesazhi im me këtë tur është kryesisht rajonal. Duke bërë vizita në të gjitha kryeqytetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përpara fundit të këtij viti, unë dëshiroj që të rikonfirmoj edhe një herë angazhimin e fortë të Bashkimit Evropian për stabilitetin, sigurinë dhe të ardhmen evropiane të rajonit. Unë besoj tërësisht se pesha dhe besueshmëria ndërkombëtare e Bashkimit Evropian fillon, së pari, në vendet përreth tij. Bashkimit Evropian ose Evropa bën shumë përpjekje për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor. Asistenca teknike dhe financiare për rajonin për vitet 2010- 2012 është mbi 2 miliardë euro dhe shumë punë bëhet edhe nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. E ardhmja evropiane është thelbësore për të ardhmen e rajonit në tërësinë e vetë.
Progresi drejt anëtarësimit në atë që është tregu i vetëm më i madh i të gjithë botës do të jetë një vlerë e paçmuar për të thithur investime të huaja dhe për të ulur papunësinë. Me vlerat thelbësore të Bashkimit Evropian, që janë toleranca, respekti për diversitetin, ky proces duhet të jetë një spirancë për stabilitetin rajonal dhe për të kaluar ngjarje të së shkuarës. Ndoshta për herë të parë ne historinë e tyre vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë me njëri- tjetrin një vizion strategjik për të ardhmen, anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Nuk mund të theksohet sa duhet kjo rëndësi.
Por mesazhi im nuk është vetëm rajonal. Unë erdha në Tiranë me një mesazh inkurajimi. Inkurajim për të vazhduar përpjekjet për reforma dhe rolin pozitiv që vendi juaj po luan në rajon!
Po ashtu e përgëzova zotin Kryeministër për progresin e jashtëzakonshëm që ka bërë Shqipëria në këto 20 vitet e fundit. Dhe ky progres, zoti Kryeministër, është edhe më historik sesa vizita ime sot në Tiranë. Në këtë periudhë 20 vjeçare Shqipëria ka ecur shumë përpara. Shqipëria është tashmë është një vend anëtar i NATO-s. Po ashtu ka hyrë në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asoccimit më Bashkimin Evropian. Dhe së shpejti Komisioni Evropian do të nxjerrë një opinion për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Unë nuk duhet të spekuloj për substancën, për thelbin e rekomandimeve të Komisionit Evropian, por gjithsesi opinioni ka për të qenë i drejtë dhe objektiv.
Ky opinion do të pasqyrojë situatën në vend, duke u dhënë meritat e duhura arritjeve të Shqipërisë dhe duke evidentuar apo identifikuar sfida të reja për të ofruar udhëzime të tjera për të ardhmen e Shqipërisë në reformat e saj.
Për sa i përket rrugës drejt Bashkimit Evropian ende ka punë për të bërë. Siç e tha edhe Kryeministri zgjerimi do të jetë një proces i bazuar mbi performancën apo punën e bërë, duke pasur një fokus në plotësimin e standardeve dhe kritereve për integrimin evropian. Agjenda e demokracisë dhe e shtetit të se drejtës do të mbetet e një rëndësie të veçantë për të ardhmen.
Progresi i qëndrueshëm në fusha si shteti i së drejtës apo reforma në gjyqësor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten çështje kyçe. Reformat nevojitet që të zbatohen në mënyrë efikase. Zoti Kryeministër, qeveria juaj është shumë në dijeni të sfidave që ka përpara. Sigurisht, Bashkimi Evropian do t’ju mbështesë ju në përpjekjet tuaja, por përgjegjësia kryesore për progres i mbetet Shqipërisë dhe udhëheqjes së shqiptarëve.
Po ashtu kemi biseduar dhe kemi diskutuar për çështjet e bashkëpunimit rajonal dhe kemi rënë dakord pikërisht për rëndësinë e kësaj çështje. Integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të shoqërohet nga përpjekje energjike për të promovuar këtë bashkëpunim rajonal. Ndërkohë që dihet se perspektiva apo e ardhmja Evropiane e këtyre vendeve është e qartë, ajo nuk mund të pritet që të zëvendësohet vetëm nga bashkëpunimi rajonal. Pra nuk bëhet fjalë për “në vend të”, por në fakt “përveç saj”. Unë e përgëzoj Shqipërinë për rolin konstruktiv që luan në lidhje me stabilitetin rajonal.
Së fundmi, me pak fjalë, dëshiroj që të përmend edhe procesin e liberalizimit të vizave. Kjo është një çështje jo vetëm simbolike, por është edhe praktike. Simbolike për arsye se ka të bëjë me një nga liritë më themelorë të Bashkimit Evropian dhe praktike pasi liberalizimi i vizave do të thotë që u jep qytetarëve mundësi të prekshme. Liberalizimi i vizave për Shqipërinë është tashme vetëm një hap nga realizimi i tij. Unë kam besim se ky hap do të ndërmerret shumë shpejt. Dëshiroj ta falënderoj edhe një herë zotin Kryeministër për bujarinë e tij dhe do të shihemi sërish, së shpejti, në Bruksel”, tha presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.

Van Rompuy: Progresi që ka bërë Shqipëria është historik R5October-20-18-32-587

Van Rompuy: Progresi që ka bërë Shqipëria është historik R3October-20-18-32-316
Van Rompuy: Progresi që ka bërë Shqipëria është historik R6October-20-20-24-473
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi