Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpalosje e vlerave shqiptare edhe në diasporë

Shko poshtë

Shpalosje e vlerave shqiptare edhe në diasporë Empty Shpalosje e vlerave shqiptare edhe në diasporë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 21, 2010 11:54 pm

Shpalosje e vlerave shqiptare edhe në diasporë

Mrika Krasniqi

Shpalosje e vlerave shqiptare edhe në diasporë Diaspora_21

Të lindësh shqiptarë është fatë. Të jetosh shqiptarë është virtyt. Të vdesish shqiptarë është Krenari
Java e Kulturës Shqiptare ne Kiel të Gjermanisë

Kil, tetor 2010
Shoqata Mërgimtari nga Kieli i Gjermanisë me të vërtetë është një shoqatë që shumë kush ia ka lakmi , me punën e palodhshme që bëjnë anëtarët e shoqatës po tregojnë se në shpirtin e tyre është ngulitur kultura dhe dinjiteti kombëtarë. Këtë e treguan edhe atë ditë kurë në sallën e madhe të shkollës BZM me mbi 500 vende u prezantua kultura shqiptare nga trevat e Çamërisë, Ilirida Kosova Lindore, Malësia, Shqipëria dhe Kosova. Me një fjalë atë ditë u prezantua e tërë Shqiptaria. Një natë më parë anëtarët e shoqatës nuk kishin vënë gjumë në sy duke bërë përgatitjet që të paraqiteshin sa më mirë që me të vërtetë kjo paraqitje të jetë dinjitoze e madhështore.
Specialitete të kuzhinës shqiptare
Ishte ora 16.00 kurë nënat, gratë dhe motrat tona kishin mysafir sallën por në duart e tyre kishte specialitetet e traditës shqiptare , aty nuk munguan buka e misrit, flija, grosha , specat e mbushur byreku shqiptar, qoftet, specat turrshi, tavë elbasani e shumë e shumë specialitete shqiptare. Krahas byfesë shqiptare ishte ekspozita me libra ne dy gjuhët në atë shqiptare dhe Gjermane me përmbajtje për trevat dhe kulturën shqiptare , historinë dhe poezinë e bukur shqipe. Në një skaj të sallës vendin e kishin zënë edh prodhime shqiptare si pije, gjëra ushqimore dhe punë dore , aty kishin stolisur ekspozitën edhe instrumentet tona si dhe gurët e çmuar të nëntokës shqiptare. Tubimin e hapi vogëlushja Fjolla Morina në gjuhën gjermane kurse në atë shqipe foli Sabri Selmani Jurist , pastaj ju dha fjala kryetarit të shoqatës Mërgimtari zotëri Ejup Krasniqi i cili elaboroi një referat të gjerë rreth trojeve shqiptare duke përmendur shpërnguljet e Çamëve dhe masakrat grekofile ndaj tyre për të vazhduar me paraqitjen e fakteve rreth shpërnguljeve të shqiptarëve në Turqi e sidomos për luftën e fundit të popullit shqiptarë ai tha se neve na janë imponuar luftërat sepse populli ynë është popull liridashës e që respekton popujt tjerë.Pastaj zoteriu Krasniqi vazhdoi me referatin e tij për bukuritë e trojeve shqiptare nga Butrinti , Apollonija, Berati, Durrësi , Kruja për të dalë në Malësinë e Shkodrës dhe atë të Tuzit. Ai nuk u ndal me kaq por rrugëtimin e tij e vazhdoi edhe në trevat e Kosovës duke dhënë një pasqyrë kulturës dhe traditës ilire e asaj Dardane, ai u ndal në bukurit natyrore dhe ato të trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe të trevave tjera të shqiptarisë.
Mikpritja e bujaria, tradita të lashta shqiptare
Fjalimi i zotriut Krasniqi u përcoll me një vëmendja të veçantë , përpos miqve gjermanë në sallë gjendeshin edhe dy amerikanë. Pas kësaj që tha zotëri Krasniqi të tërën në gjuhen gjermane u shfaq edhe një film i punuar nga Afrim Hasani mbi bukurit natyrore shqiptare , të gjithë pjesëmarrësit shikuan me vëmendje vendet turistike shqiptare dhe se ishin me të vërtet shumë të habitur me bukuritë që ka krijuar natyra në trevat tona. Tubimin e përshëndetën shumë pjesëmarrës si nga Ministria e arsimit, partitë politike gjermane, pjesëmarrësit e qytetit, shoqata e organizata përfaqësues firmash etj. Tubimi përfundoi me këngë e valle në gjuhën shqipe , kënge në gjuhën Gjermane e atë Angleze të interpretuar nga fëmijët e mrekullueshëm të shoqatës të përgatitur me përkushtim të madh nga mësuesi Afrim Hasani. Tubimin e shpalli të mbyllur miku i shqiptarëve Benjamin Butschko i cili tha se jam krenarë që jam anëtarë i kësaj shoqate dhe se shqiptarët kanë një traditë të mrekullueshme siç është mikpritja dhe bujaria. Njëherit falënderojmë familjet Mehiqi, Smajli, Shala, Mehana, Brahimi, Selmani, Seferi Krasniqi, Hasani, Morina, Beqiri e shumë të tjerë që ndihmuan këtë tubim madhështorë.
Në emër të shoqatës Mërgimtari Komisioni për informim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi