Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fushë Kosovë: Sejdiu propozohet për kryetar të LDK-së

Shko poshtë

Fushë Kosovë: Sejdiu propozohet për kryetar të LDK-së  Empty Fushë Kosovë: Sejdiu propozohet për kryetar të LDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 23, 2010 9:55 pm

Fushë Kosovë: Sejdiu propozohet për kryetar të LDK-së


Fushë Kosovë: Sejdiu propozohet për kryetar të LDK-së  LDK-Fatmir-Sejdiu
Dega e parë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Fushë Kosovë ka propozuar të shtunën zyrtarisht, Fatmir Sejdiun për kryetar të kësaj partie. Sejdiu u propozua për kryetar të partisë në Kuvendin zgjedhor të degës së parë të LDK-së në Fushë Kosovë, me ç’rast u zgjodhën strukturat e reja udhëheqëse të LDK-së në këtë qytezë.
Kryetari i kësaj dege, Avdulla Prebreza tha se kandidaturën e Sejdiut për kryetar të partisë, dega e që ai e drejton e konsideron si më seriozen për udhëheqjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ndërkaq, Fatmir Sejdiu tha se e mirëpret këtë propozim nga dega e Fushë Kosovës, por kandidatura siç tha ai do të bëhet në bazë të Statutit të partisë, që nënkupton kandidimin e tij në Kuvendin Zgjedhor.
Sejdiu, me këtë rast tha se ata që mundohen ta shkatërrojnë LDK-në e kanë të kotë, sepse LDK-ja sipas tij po forcohet dita-ditës dhe në zgjedhjet nacionale do të dalë fituese.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi