Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FOLKLORI YNË, MBANË GJALLË FRYMEN ATDHETARE TË DËSHMORËVE TË KOMBIT, I NDERON, DUKE UA KËNDUAR LAVDINË! - Vargje kënge -

Shko poshtë

FOLKLORI YNË, MBANË GJALLË FRYMEN ATDHETARE TË DËSHMORËVE TË KOMBIT, I NDERON, DUKE UA KËNDUAR LAVDINË! - Vargje kënge - Empty FOLKLORI YNË, MBANË GJALLË FRYMEN ATDHETARE TË DËSHMORËVE TË KOMBIT, I NDERON, DUKE UA KËNDUAR LAVDINË! - Vargje kënge -

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 24, 2010 1:26 am


FOLKLORI YNË, MBANË GJALLË FRYMEN ATDHETARE TË DËSHMORËVE TË KOMBIT, I NDERON, DUKE UA KËNDUAR LAVDINË! - Vargje kënge - 49861_100000582437455_4920807_n



FOLKLORI YNË, MBANË GJALLË FRYMEN ATDHETARE TË DËSHMORËVE TË KOMBIT, I NDERON, DUKE UA KËNDUAR LAVDINË! - Vargje kënge -



N j ë M a l s o r i !
( Jashar Salihaj-t)

Ah Botushë, ti në atë qafë mali,
bjeshkë e fushë zoti ti fali,
karshillyk Tropojës trime,
për Kosovë, vepër sublime,
djemtë më t´mirë Lirisë ja fale,
njëqind vjet luften s´e ndale,
historia drejt le t´shkruhet,
me asgjë gjaku s´paguhet,
që u derdh për këtë Tokë t´shenjtë,
veç Liria është ma e shtrenjtë!

Me heronjtë, Botushë që i linde,
nëpër shekuj, botën e binde,
qyshë në Lidhjen e Prizrenit,
Log trimnie dhe i kuvendit,
prapë në Luftën Çlirimtare,
n´ballë të ngjarjeve, je pishtare,
linde e rrite Jashar Salihun,
burrë vigan bash si Pashtriku,
plot një jetë n´shërbim të Kombit,
avokat i vullnetit t´popullit.

Heu, për Kosovë e nderë shqiptari,
gjithmonë i gatshëm ish Jashari,
në aksione e demostrata,
ditëve t´ftohta e netëve t´gjata,
n´dorë Platvormën e Bashkimit,
nga Jusufi prej mërgimit,
bashk me shokët në Deçan,
Voksh, Junik, Strellc, Llukë, Gllogjan,
vepra e tijë punë e devotshme,
avangardë, n´kulturë t´perbotshme.

Burgjev serbe derë më derë,
s´u ligshtu ai kurrnjëherë,
burrë i fjal´s i mpreht n´mendime,
si Kreshnikt e Kosov´s trime,
siç e ka zakon shqiptari,nderë,
respekt kishte Jashari,
i ruante shok´t ma shumë se veten,
n´detyrë t´shenjtë UDB-ashtë e gjetën,
me respekt mbante Ditarin,
n´shkollë e gjetën bashkë me Hajdarin.

Vdekja e hershme e Hajdarit,
ja coptoi zemren Jasharit,
e kish vlla, shok t´idealit,
n´krahë ju gjetën shok´t me Smajlin.
Kur e n´gojmë sot Dervish Shaqen,
loti i nxehtë na e lagë faqen,
aq me qejf ai e dëgjonte,
këngë kreshnike kur këndonte,
Qiftelinë shpejt n´dorë e rrokte,
heu, nja dy vargje për Nënën-Loke!

Heu, çka s´mund bani diktatura,
s´muj banë shkitë n´burg me tortura,
e bani smundja dhe ileti,
n´shërbim t´Kombit vdekja e gjeti,
me nderime ushtarake,
për herojin në luftë e n´paqe,
Trimit tonë t´Malsisë t´Gjakovs,
sakrificë ju bë Kosovs,
plot Lulëkuqe mbi varr i mbijnë,
nxënësit n´shkollë ja m´sojnë Lavdinë,
brez pas brezi do t´kujtohet,
heu, për jetë t´jets, jo kurrë s´do t´harrohet!

Mentor Thaqi VS., 23.06.2009

PS. Vargjet janë kënduar nga këngëtari
Xhemajl Çetaj, në një formë të shkurtuar!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi