Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nisi punimet kongresi i 5-të i PDK-së

Shko poshtë

Nisi punimet kongresi i 5-të i PDK-së Empty Nisi punimet kongresi i 5-të i PDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 24, 2010 11:42 am

Nisi punimet kongresi i 5-të i PDK-së


Nisi punimet kongresi i 5-të i PDK-së PDK-ja-th-k
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po mban sot kongresin e pestë zgjedhor, në të cilin do zgjidhet kryetari i ri i partisë, këshilli drejtues dhe do të miratohet statuti dhe një deklaratë politike.
Deri më tani nuk dihet nëse Hashim Thaçi do të ketë kundërkandidat për kryetar të partisë.
“I takon Kongresit dhe delegatëve që nëse ka kandidatë të tjerë të kandidohen dhe propozohen në përputhje me statutin e PDK-së, i cili parasheh që duhet të ketë 30 nënshkrime për ndonjë kandidat të ri”, tha sekretari për marrëdhënie me publikun i PDK-së, Enver Hoxhaj, njëherësh ministër i arsimit.
Në konferencën e djeshme për gazetarë, Hoxhaj i hodhi poshtë kritikat se Kongresi i partisë është një farsë, duke thënë se PDK para pesë muajve ka marrë vendim që të mbahet ky kongres i rregullt.
Drejtuesit e PDK-së, kanë thënë se kryetari aktual Hashim Thaçi deri më tash nuk ka ndonjë kundër kandidat për postin e të parit të partisë, ndërsa burimet e medieve bëjnë të ditur se kundër kandidat do të jetë Jakup Krasniqi, sekretar i përgjithshëm i PDK-së, i cili ushtron detyrën e presidentit të vendit dhe kryeparlamentarit.
Subjektet politike në bazë të legjislacionit janë të obliguara t’i mbajnë kuvendet e tyre zgjedhore, nëse duan të çertifkohen për të marrë pjesë në zgjedhje.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi