Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Asllan Dibrani:Marrëveshje bashkëpunimi në mes dy organizmave kulturore shqiptare "MOISIU & KODRA"në Zvicër

Shko poshtë

Asllan Dibrani:Marrëveshje bashkëpunimi në mes dy organizmave kulturore shqiptare "MOISIU & KODRA"në Zvicër Empty Asllan Dibrani:Marrëveshje bashkëpunimi në mes dy organizmave kulturore shqiptare "MOISIU & KODRA"në Zvicër

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 25, 2010 1:06 am

Marrëveshje bashkëpunimi në mes dy organizmave kulturore shqiptare

"MOISIU & KODRA"në Zvicër

Asllan Dibrani:Marrëveshje bashkëpunimi në mes dy organizmave kulturore shqiptare "MOISIU & KODRA"në Zvicër 15959_100225100005197_100000531213782_4192_2864498_n
Asllan Dibrani

Asllan Dibrani:Marrëveshje bashkëpunimi në mes dy organizmave kulturore shqiptare "MOISIU & KODRA"në Zvicër 35203_1428275501031_1057122780_31144562_871864_n

Janë dy emra të mëdhenj të kulturës shqiptare , dy figura qe lanë gjurmët e veta në fushën e kulturës dhe artit , janë dy emra qe shqiptarët kudo që janë krenohen me ta ,po ashtu u veprua edhe në Zvicër, ku Aleksander Moisiu dhe piktori i madh shqiptar Ibrahim Kodra lanë gjurmët e kulturës edhe në nivel evropian. Këto dy figura madhështore shqiptaret i shfrytëzuan si emra dhe formuan shoqata klube institucione kulturore,fondacione etj. Po të njëjtën gjë vepruan edhe dy organizma me vlerave kombëtare shqiptare me veprim në Zvicër . Fondacioni "Kodra" kryetare Maria SHikova, dhe Kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare "Aleksandër "Moisiu" Sylë Muja.

Që të dy këto shoqata apo fondacione janë zotuar që ta japin kontributin e tyre në fushën e kulturës shqiptare duke e përqendruar veten në aktivitete kulturore shqiptare, vepra me vlera të nivelit në Zvicër po dhe ma gjerë.

Marrveshje baskpunimi ne mes dy organizmave kulturore shqiptare"MOISIU & KODRA"

Kohë ma parë nga këto dy shoqëri, respektivisht Fondacioni "Kodra" një fondacion i financua nga biznesmeni shqiptar Behgjet Pacolli dhe në anën tjetër shoqata e "Aleksander Moisiut " e udhehequr nga zoti Sylë Muja , në formë zyrtare protokolluan marrëveshjen e bashkëpunimit sipas ligjeve zvicerane me sa vijon:

Asllan Dibrani:Marrëveshje bashkëpunimi në mes dy organizmave kulturore shqiptare "MOISIU & KODRA"në Zvicër 34508_1428271620934_1057122780_31144560_2631743_n
Simbol i bashkimi drejt bashkëpunimit te dy organizmave me vlerave kombëtare shqiptare me veprim në Zvicër ,kryetarja e Fondacionit "Kodra" Maria SHichkova, dhe Kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare "Aleksandër Moisiu," SYLË MUJAJ

Fondacioni Kodra e Atelier MOISIU- MOISSI kanë vendosur të bashkëpunojnë në kohë te pa fund për aktivitete te ndryshme te lidhura ne aspektin kulturor e artistik ne Kanton Ticino e në botë.
Çdo gjë ju është e lejuar ne marrëveshje dhe akordim te rrjedhave:
1. Kohën dhe mënyrat e veprimit, dhe shpenzimet e ndryshme te çdo lloj manifestimi kulturor, duhet të bëhen preventivat e përparshme në mes dy organizmave kulturore të caktuara, ku në fund të bëhet dhe konkretizimi i suksesit apo i mos realizimit të detyrave të caktuara kulturore e ekonomike, duke e ditur bilancin ide-projektit të caktuar.
2. Asnjë pretendim reciprok të asnjë natyre, jo as në heqjen e shpenzimeve për bashkëpunëtor të ndryshëm, që duhet te përpjesëtohet në mes veti nëse në fillim nuk ishte marrëveshje e shkruar. Që marrëveshja te jetë e precizua se paku nga një përfaqësues i Fondacionit "KODRA" apo një përfaqësues i shoqatës "MOISIU", e konfirmuar apo e nënshkruar nga përfaqësuesi legal.
3. Çdo shpenzim i bërë nga njëra palë duhet që pala ti heq shpenzimet, pa një mundësi të pretendimit etj.



Asllan Dibrani:Marrëveshje bashkëpunimi në mes dy organizmave kulturore shqiptare "MOISIU & KODRA"në Zvicër 37467_1428272220949_1057122780_31144561_6555730_nAsllan Dibrani:Marrëveshje bashkëpunimi në mes dy organizmave kulturore shqiptare "MOISIU & KODRA"në Zvicër 34649_1428280501156_1057122780_31144580_1454005_n

Fondacionit "Kodra" përfaqesuese Maria SHichkova, dhe Kryetar i Shoqates
Kulturore Shqiptare "Aleksandër Moisiu," Sylë Muja Art -Atelier" Aleksander Moisiu"
në Via Alle Brughette 11,Figino Llugan”në Zvicër.

Asllan Dibrani:Marrëveshje bashkëpunimi në mes dy organizmave kulturore shqiptare "MOISIU & KODRA"në Zvicër 34267_1428283501231_1057122780_31144587_4674715_n
Zonja Marie përfaqesuuese e fondacionit Kodra dhe Sylë Muja në një aktivitet

Muzeu "Kodra" me vlera artistike për shqiptarët por për popullin zviceran po edhe për artin botëror
Një muze është hapur me iniciativën e Behgjet Pacollit, i cili edhe është autorizuar nga vetë piktori Kodra sa ishte gjallë që të përkujdesej për gjithë trashëgiminë e tij kulturore.
Muzeu në Lugano ka 16 vepra kulturore të Ibrahim Kodrës. Rëndësia e këtij muzeu, qëndron edhe në disa elemente shumë karakteristike: aty gjenden veshmbathja dhe gjërat që ai i mbante me vete. Aty gjenden edhe shallet e tij, të cilët gjatë tërë jetës së tij u bënë pjesë e figurës së këtij artisti.
Këtij muzeu, Pacolli ia dedikoi një ndërtesë të vjetër shekullore, që do të jetë edhe një muze shtesë shumë i rëndësishëm për kulturën shqiptare, për Zvicrën dhe artin botëror në përgjithësi. Rëndësinë e hapjes së këtij muzeu, e tregoi pjesëmarrja e autoriteteve shtetërore të Zvicrës, dhe një numri të madh të kritikëve të shquar të artit me rastin e inaugurimit.

Asllan Dibrani:Marrëveshje bashkëpunimi në mes dy organizmave kulturore shqiptare "MOISIU & KODRA"në Zvicër 38180_1428287461330_1057122780_31144596_4143017_n
Grup i nxënëseve te shkolles shqipe ne Zvicër të "MOISIU E KODRA"

Këto dy shoqëri dhe organizatore të artit dhe kulturës shqiptare, shpresohet që të jenë shpresa edhe synimi drejt një simboli, veprimi në interesin tonë të përhapjes së kulturës dhe artit tonë edhe të popujt tjerë...

Shkruan Asllan Dibrani Shtutgard 25.10.2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi