Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dasma e Edi Ramës, në orën 16:00 nis ceremonia e mistershme

Shko poshtë

Dasma e Edi Ramës, në orën 16:00 nis ceremonia e mistershme Empty Dasma e Edi Ramës, në orën 16:00 nis ceremonia e mistershme

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 25, 2010 1:22 am

Dasma e Edi Ramës, në orën 16:00 nis ceremonia e mistershme


Dasma e Edi Ramës, në orën 16:00 nis ceremonia e mistershme EdiRama

Larg kamerave, larg kureshtjes së qytetarëve shqiptarë, që sot janë tërë sy e veshë të drejtuara nga dasma e liderit të opozitës Edi Rama, më pak se 30 minuta na ndan nga ceremonia e martesës së kryesocialistit dhe kryebashkiakut me Linda Bashën. Ngjarja më e rëndësishme e javës që do të përmbyllet me një ceremoni të ngjashme me atë të dasmës së një ylli botëror, do të jetë tërësisht e izoluar për blicet dhe objektivët e kamerave duke lënë kështu misterin e zbulimit të saj vetëm përmes disa xhirimesh dhe fotosh, të cilat do të shpërndahen për mediat të kontrolluara vetëm pas mbylljes së ceremonisë. Rreth 800 të ftuar pritet të marrin pjesë në këtë ceremoni galante, që sikundër vetë lideri i opozitës ka thënë do të jetë një koktejl i thjeshtë, por i organizuar me tërë hiret e një dasme të veçantë, që sigurisht do t’i shkonte për shtat shijeve të kryetarit të Partisë Socialiste, që vjen nga bota e artit të pikturës, një prirje kjo që Rama nuk e ka humbur edhe nën kostumin e kryepolitikanit rozë. Ceremonia e dasmës që do të organizohet për dy orë e gjysmë në lokalin “Xibrak”, pranë vilave amerikane në rrugën e Elbasanit do të nisë në orën 16.00 dhe do të përfundojë në orën 18.30 të pasdites. Një dasmë që i shkon për shtat një lideri politik, i cili ngjarjen më të rëndësishme të jetës së tij do ta festojë vetëm me miqtë dhe dashamirët dhe këta anë të shumtë. Në këtë dasmë -koktejl, do të shërbehen vetëm pije dhe prodhime të kuzhinës shqiptare dhe kjo duket të jetë ceremonia më e përshtatshme për çiftin Rama-Basha, pasi që të dy vijnë nga martesa të mëparshme. Sipas përllogaritjeve dasma e Edi Ramës edhe pse cilësohet një ceremoni e thjeshtë ajo duket se kushton mijëra euro edhe për shkak të numrit vërtet të madh të të ftuarve, pasi shefi i selisë rozë dhe gruaja e tij e re, Linda kanë dëshirë që këtë martesë ta kalojnë mes miqve dhe njerëzve që i duan. Gjithsesi gjithçka pritet të nisë në orën 16.00 ku të ftuarit të veshur për koktejl pritet të hyjnë në mjediset e “Xibrakut” ku janë në përfundim të gjitha përgatitjet për dasmën galante të kreut të Partisë Socialiste. Edhe dhuratat e dasmës duket që në këtë rast kanë qenë vërtet të vështira për t’u përzgjedhur, pasi Edi Rama njihet për shijet e tij ekstravagante prej piktori eksperimentalist dhe pikërisht kjo duket t’i ketë sjellë jo pak vështirësi miqve dhe dashamirëve të tij, për t’i zgjedhur diçka që do t’i hynte në sy shefit të selisë rozë. Pas ceremonisë dy orëshe ku do të luhet muzikë e zgjedhur e grupeve të njohura të viteve ’70 si dhe muzikë e zgjedhur shqiptare çifti Linda dhe Edi Rama do të festojnë me familjet e tyre në apartamentin ku do të jetojë kryesocialisti dhe bashkëshortja e tij në Tiranë.

http://www.gazetajone.com/2010/10/24/dasma-e-edi-rames-ne-oren-1600-nis-ceremonia-e-mistershme/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi