Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FERIT RAMADANI

Shko poshtë

FERIT RAMADANI Empty FERIT RAMADANI

Mesazh nga shaban cakolli Mon Oct 25, 2010 1:59 pm

Ferit Ramadani u lind më 06 qershor 1956 në fshatin që populli e quan Llag, ndërsa administrata Trapçin Doll të Kërçovës.
Më 1982 u diplomua në Fakulteti Ekonomik të Prishtinës ku vijoi edhe studimet pasuniversitare në degën "Politika e zhvillimit ekonomik ".
Është udhëheqës i sektorit ekonomik dhe juridik në Postën e Kërçovës.
Me krijimtari merret që nga viti 1974, dhe ka publikuar poezi, tregime, ese dhe kritika letrare në periodikun e kohës me emër dhe me pseudonime.

Veprat e publikuara :
Për sa legjenda flet historia , poezi, botuar nga "Pjetër Bogdani", Biel të Zvicrës, qershor 1992,
Nesër mund ta kuptoni heshtjen , poezi, botuar nga Flaka, Shkup, 2001
Pirgu i dhembjes , roman 1996,
Pirgu i dhembjes II, roman 1997
shaban cakolli
shaban cakolli

Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FERIT RAMADANI Empty Re: FERIT RAMADANI

Mesazh nga shaban cakolli Mon Oct 25, 2010 2:01 pm

MEDITIM PËR ILIRINË











Në troje të mbiemrit na varën njicë,



të hyjmë mistereve - të mbesim pakicë !







Në përmasë të At Dheut - ngritën kryqa, kisha !



Të thonë : Jemi si : trupi e këmisha!







Pastaj na mbërthyen me ligjet - dërë,



përse na ndanë nga Tërësi e gjërë !







Ç'ka s'u ra në mendje për të bërë zi,



ta zhbëjnë në damar - Trungun Iliri ! 











Ferit Ramadani u lind më 06 qershor 1956 në fshatin që populli e quan Llag, ndërsa administrata







Trapçin Doll të Kërçovës.Më 1982 u diplomua në Fakulteti Ekonomik të Prishtinës ku vijoi edhe studimet pasuniversitare







në degën "Politika e zhvillimit ekonomik ".Është udhëheqës i sektorit ekonomik dhe juridik në Postën e Kërçovës.Me krijimtari merret që nga viti 1974, dhe ka publikuar poezi, tregime, ese dhe kritika letrare në







periodikun e kohës me emër dhe me pseudonime.







Veprat e publikuara Razzër sa legjenda flet historia , poezi, botuar nga "Pjetër Bogdani", Biel të Zvicrës, qershor 1992,Nesër mund ta kuptoni heshtjen , poezi, botuar nga Flaka, Shkup, 2001Pirgu i dhembjes , roman 1996,Pirgu i dhembjes II, roman 1997





Ai mund te ket shkruar edhe vepra tjera,që unë nuk kam mundur të jem njoftuar për to,unë nuk mund të pranoi se vdiq



do jetojmë me mallin dhe veprat e tij.......
shaban cakolli
shaban cakolli

Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FERIT RAMADANI Empty Re: FERIT RAMADANI

Mesazh nga shaban cakolli Mon Oct 25, 2010 2:05 pm

TRIBUNIT TË LIRISË !


( I kushtohet plakut Ramazan Bajrami
– Komandant Askeri )


Edhe në vargje
sërish dukesh pak
se Ti -
u bëre legjendë shekullore,
më kujtohen takimet
që u fale guxim e gjak
si ta fitonim lirinë
në tokën Arbërore!

Me sopatë në dorë
U bëre roje nate
ta mbrosh Shkabën
të valonte në Komunë !
Eh! Ç’ kushtrim na thirri
në atë përmasë të Vatanit
ku armiqtë sllavë
ushtruan tirani e dhunë!

E di se shpirti të shkrumosej
nga robëria
dhe lot të pikonin
kur ta nëpërkëmbën idenë,
ishin të paguarit ata
që kaurroshkinia
ua vari kryqin
ta prishin Atdhenë!

Atdheun e të parëve,
të shtrenjtën Iliri
Shqipërinë Etnike
që e lanë me gjak,
ndaj, Ti tribuni i Kërçovës
- i pamposhturi Askerë
i dole përballë
që të marrish hak!

Për bijtë që ia vranë,
për tokën e shkrumuar,
për gjuhën që ia ndrydhën ,
për gjakun që ia shanë,
u bëre Gjergj Elez Ali
që ngritet i plaguar
për t’ia mbrojtur nderin
Nënës që e vranë!

Po! Nënën Shqipëri
- të shndërruar cung,
në Londër e Berlin,
në Moskë e Beograd,
Ia prenë gjymtyrët
t’ia hibridizojnë pamjen
të mbesë e gjunjëzuar
nga shpirti lugat!

Të mbesë tokë pa bijë,
pa gjuhë , pa kulturë
me njerëz të nënshtruar
dhe pushtues të zi,
që i pollën shkinat
dhe u rritën gjumhurë,
ta kthejnë Shkupin - Skopje
për makosllavi!

Ç’ëndërra të frigëshme,
këto shtegëtime kohe
që na gërryen në gjoks,
na dogjën në damar,
por kurrë si ligësuan
tribunët e lirisë
që edhe n’pleqëri
dijnë t’bëhen ushtarë!

E , ç’është pleqëria
përpara idealit
që xhakuli Xan
ia fali gjithë jetën,
ndaj niset Asker
për Ushtrinë e Vatanit
ta sjellë pavarësinë ,
ta sjellë të vërtetën!

Shtatëdhjetë e dy vjet
me peshën e robërisë
në zgripe e kalvare ,
në tirani e dhunë
vuajti për vëllezërit ,
qau për Atdheun
që ia vunë prangat
dhe bijtë ia përzunë!

Ca në shtigje t’ Anadollit,
ca në Amerikë,
Në çdo skaj të Evropës
i shitën për kafshatën,
Pas shpine u ranë
t’i bëjnë pik’ e pesë
në burgje i mbyllën
ta përjetojnë mandatën!

I vranë, i shanë,
në emër të fajsisë,
përse flisnin shqip,
përse ishin shqiptarë
i quajtën ballistë,
irredentistë, terroristë,
- kaurro shkinia
me të vetit zagarë!

Për këtë xhaka Xan
vuante e rënkonte
për këtë xhaka Xan
rrinte në mendime,
Atdheu nga kthetrat e barbarëve
duhej të shpëtonte,
- shqiptarin e prisnin
të tjera agime!

T’i bashkohet Trungut,
dhe këngës dhe gjakut,
se një dorë gjakatare
u kish bërë kufi,
nuk durohen kaurrët
që në prag të oxhakut
karakurvëlloheshin
me shpirtin lubi!

Ndaj u nis në mal
- Kalorësi i Lirisë
me armët në dorë
e shkruan historinë!
- Kjo tokë! tha :
- Emrin se ndryshon,
n’ugarin e saj
nuk rrit kaurri!

Është e të parëve tanë
- Tokë Arbërore,
më kot Qorr Gligorët
i turren si hijena,
shkofshin në theqafje,
deri më një u shofshin
se krijuan barbari
dhe mite të paqena!

Do t’i dalim zot
se e kemi Atdhe,
ballëpërballë në luftë
deri më një do të vdesim,
kopilat e shkinave
në prag s’i durojmë
tirani e vjedhje
përditë të na shesin!

Do të luftojmë pa ndal
deri në pavarësi !
Së bashku t’jetojmë
në tokën e Arbërisë !
Xhaka Xan - Askeri
i rreshtuar n’Aradhë
mori në shënjestër
tiranët e makokaurrisë!

Ndaj në vargje
s’thuhet gjithë lavdia
as heshtja
që kthehet në jehonë,
por, vargjet shërbejnë
që jetëgjatësia
të bëhet rrezedritë
për jetën tonë!

Po! Si xhaka Xan
- për sfidën : Tribun!
Krenaria e Atdheut
- Askerë për Arbëri!
Stërnipi i Skenderbeut,
i Mefailëve të Zajazit
që shekujve u hapën
kaptinën histori!

Sa e madhe është
ajo kështjellë e ndërgjegjes!
Të vegjël mbesin ata
që e robërojnë !
Edhe përse djegin fshatra
vrasin gra e fëmijë ,
se thyejnë këtë popull,
as nuk e frigojnë!

As idealin e lirisë
kurrë s’ia ndalin,
më kot turren xhindët,
dallkaukë e spiunë!
Kjo tokë ka lindur
e do të rrisë viganë lirie
Askerë si xhaka Xan
që bëhen Tribunë...!

Nuk e mposhtin djallëzitë
as pazari për robëri,
Nuk e heshtin kërcënimet
me burgje e likuidime
Ramazan Bajrami
- Simboli i Lirisë
Në çdo kohë përballet
- për pavarësi , agime…

Ndaj me pëllambë mbi sy
e mat Arbërinë
nga perëndimi në lindje ,
nga jugu në veri!
Eh!Klith Askeri :
-për gjithë atë Tërësi,
që shkon vërdallë
Nga pushtuesit e zi !

Për atë Askeri
Rrin në mendime !
Një rrudhë e thellë
mbi ballë i ka dalë ,
- S’i lëshoj kurrë armët !,
- thotë Komandanti i Lirisë!
- Nuk ka mashtrim
që mund t’më ndalë !

Se nuk ulen armët
për robëri të re
Robëri që sjell
pjella integriste ,
Kam qenë nga lindja
në robëri të thellë
Por kurrë n’pajtim
me shtrigat komuniste!

Edhe tash e ngris
Zërin e kushtrimit :
- Ku shkoni !
- O mëkatarë të këtij trolli !
Koalicionet me mashtrues
u kanë shndërruar dhe !
Ndaj mbetëm pa liri ,
mbetëm pa Atdhe !

Më kot Ju çirreni
se bëni integrimin !
Ne jemi të ndarë ,
Jemi në robëri,
Asgjë s’është bërë
me kopalla të tilla
Vetëm kurtha shekullore
Dhe shkrum e hi !

Si të mbesin trimat
që ranë në luftë,
Tigri, Teli , Shpendi
e Tahir Sinani ?
Edhe sa e sa të tjerë
Dëshmorë që dhanë jetën
Sërish mbi ta
të çirret tirani!

Jo! Tha preras Askeri
dhe heshti .
Por, heshtja e tij
u bë jehonë !
Çdo ditë oshëtin
në ndërgjegjen e fjetur ,
Të ecet rrugës së Ditës Sonë…!

Poezia u botua në Flaka, Shkup, më 2001,
shaban cakolli
shaban cakolli

Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FERIT RAMADANI Empty Re: FERIT RAMADANI

Mesazh nga shaban cakolli Mon Oct 25, 2010 2:09 pm

MBRETI PADISHAH TURFULLIN N ' TURQI!



Nga Ferit RAMADANI



Mbreti padishah

turfullin n' Turqi:

- Në Vlorë Arnautët,

shpallën Pavarësi!



Ai stërnipi i Gjergjit

i Skenderbeut të parë,

që në Krujë shporri

mbretër, pashallarë!



Sërish në Vlorë

po shfaq prapësi,

Gjergj ' i dytë Qemali,

po ajo Shqipëri !



Po ! Ajo Shqipëri

i dyti nëntor !

Turret Anadolli

ta shtypë në Vlorë !



Mirëpo thyhet keq

e ngjitet në tel,

përpara shqiponjës -

shqiptarëve rrebelë !



Hënë e ngrënë e turkut

Sërbosllavi kryq,

ngriten përbindshat :

-Shqipes i bëjnë gjyq !



Ta shporrin nga trojet

ku ishte Iliria,

sfinja nga karpatet,

karadomuz Azia !



Në Stamboll të Turqisë

mbreti padishah,

oshëtin nga inati

por, Shqipëri më s'ka !



Në Beligrad të Sërbit

Pashiqi shejtan

nis orditë gjaksore

për në Durrës, Tiranë...!



Përjetojnë skëterrën

në Ankarë gratë,

harbohen shkinat sërbe

kopila të kenë dhuratë !



T'i drejtojnë në shtigje:

Kosova - Sërbosllavi !

Është model i Vukëve

i Çubrillëve të zi !



Lëshohen Pollogut

thik Pellagonisë,

Kara Maçula Makësh,

Grekomanë - Çamërisë !



Të gjithë për krrokama

nga Shqipja pijnë gjak

për vezë gjarpërinjsh

kërkojnë konak !



Ngritet e Pavarur

Zonja Shqipëri !

Ec shekujve përpara

Nëntorëve të ri !



Është jehonë ndër shtigje

kushtrim për liri,

plas shtriga osmane

cof kurva sërbi ...!







shaban cakolli
shaban cakolli

Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FERIT RAMADANI Empty Re: FERIT RAMADANI

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi