Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Goditet banda e shqiptarëve në Itali

Shko poshtë

Goditet banda e shqiptarëve në Itali  Empty Goditet banda e shqiptarëve në Itali

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 27, 2010 1:12 am

Goditet banda e shqiptarëve në Itali


Goditet banda e shqiptarëve në Itali  CARABINIERI-ARRESTO-150x150

Operacioni i cili ka përfunduar me sukses nga policia italiane ku në pranga kanë përfunduar disa shqiptarë është quajtur “Shoku”. Policia e Barit ka finalizuar sot aksionin duke vënë në pranga 6 persona, nën akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe gjashtë persona të tjerë. Ndërkohë janë sekuestruar 44 kilogramë marijuanë, 5 kokaine dhe 500 gramë heroinë. Në pranga është vënë 30 vjeçari Olsi Meta, i cili ishte pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës. Media italiane e ka cilësuar këtë një ndër bandat më të rrezikshme të drogës që operonte në Napoli dhe kishte si baza provincat e Barit dhe Trani, dhe droga vinte nga Spanja, Holanda dhe Shqipëria. Sipas hetimeve, rezulton se banda shfrytëzonte portin e Barit dhe Brindizit për të trafikuar sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike. Ky grup gjithashtu ka pasur lidhje me mafian napolitane. Të arrestuarit shqiptarë janë Dritan Aga 33 vjeç me banim në Trani, Arian Aga, 31 vjeç i cili ka qenë i dënuar edhe më parë në burgun e Lanciano, Loni Paluka 28 vjeç banues në Altamura, Klodia Cobo 25 vjeç. Ndërkaq që i arrestuari, Olsi Meta rezulton sipas hetimeve se për disa vite ka shpërndarë kokainë në sheshet kryesore italiane, përfshirë edhe ato pulieze. Meta ka qenë një person i kërkuar nga policia së bashku me Arben dhe Loni Paluka si dhe Artan Karaj, i cili është arrestuar një herë në dhjetor të vitit 2007 por më pas është lënë i lirë. Media italiane bën me dije se shefi i këtij grupi ka qenë Paluka, i cili kishte kontakte të vazhdueshme me Fran Coku që nga Shqipëria garantonte lëndën narkotike që importohej më pas në portin e Barit dhe Brindisit. Më pas këta të dy kishin kontakte me italianët Gaetano Marino, i cili njihej me emrin ‘Gaetano Mckey’, një ndër më të rrezikshmit e mafias. Po ashtu policia italiane ka sekuestruar edhe 43 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria si dhe një shumë eurosh, dollarësh, sterlinash, etj që Prend Paluka i transportonte nga Bari në Shqipëri për të paguar ngarkesat e drogës.

Gazeta jonë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi