Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Berisha-Ferit Ramadani: ÇKA TË THEM TY ADEM BERISHA

Shko poshtë

Adem Berisha-Ferit Ramadani: ÇKA TË THEM TY ADEM BERISHA Empty Adem Berisha-Ferit Ramadani: ÇKA TË THEM TY ADEM BERISHA

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 28, 2010 3:55 pm

Adem Berisha-Ferit Ramadani: ÇKA TË THEM TY ADEM BERISHA 40722_172018479481572_100000202629693_615756_7733243_n
Ferit Ramadani alias Gjakush Tana





Adem Berisha-Ferit Ramadani: ÇKA TË THEM TY ADEM BERISHA 49861_100000202629693_3366259_n

Adem Berisha-Ferit Ramadani: ÇKA TË THEM TY ADEM BERISHA

Miq të mi të dashur e të shtrenjtë, sikur është në traditë që njeriut për të gjallë i dihet aq sa i dihet vlera por kur ai të mungon e për më tepër kur të ndahet nga jeta, atëherë bëhet edhe më i mirë, edhe më i dashur dhe vlerat e tij bëhen më transparente falë atyre që me përkushtim punojnë në afirmimin e këtyre vlerave. Këtu u shkruan shumë komente në shenj dhimbjeje e pikëllimi por edhe mirënjohjeje për jetën dhe veprën e shkrimtari të shquar dhe mikut tonë të rrallë, zotëri Ferit Ramadanit. Nga miq e dashamirë me të drejtë u shkruan edhe poezi përkushtuese të dala nga thellësia e zemrës së tyre që është një tregues se tashmë i ndjeri Ferit alias Gakush Tana kishte vlera të larta intelektuale dhe njerëzore, pavarësisht se dikush eventualisht mund të ketë pasur ndonjë rezervë por thuhet që:

dielli si diell dhe nuk arrin të ngrohë të gjithë njësoj.

Unë këtë herë nuk do t'i kushtoj poezi por, për të dëshmuar dhe provuar dashamirësinë dhe ndjenjën e tij të dhimbjes, dashurisë, humanizmit ... po postoj poezinë e tij si më poshtë e cila flet vet dhe e cila gjindët edhe në librin tim "Lulja la lulishten" cikli i dytë Zemërbardhët për Diellzen faqe 88.

I paharruar qoftë kujtimi për jetën dhe veprën e ndritur të Feritit. I lehtë i qoftë dheu i At-Mëmëdheut.



Titulli: Re: Dy vite zie e pikëllimi - Diellza Berisha Fri Aug 01, 2008 4:32 pm

Ferit Ramadani :



ÇKA TË THEM

Unë nuk kam çka të them ty Adem Berisha

se qershorin qyshkur e ndjej edhe unë si ti,

se njerëzit ishin më të egër se sa bisha

e nuk mendojnë pse krijojnë gjámë e zi!



Unë nuk kam çka të them ty Adem Berisha

“Pirgut të dhimbjes” iu shtua edhe një kaptinë

aty nis e gufon dhimbja dhe malli për Diellzën

aty ku unë e ti me mall e dhimbje netët i gdhijmë!



Unë nuk kam çka të them ty Adem Berisha

trembëdhjetë vite nuk dola dot nga lëkura

në sofrën e zbraztë edhe bonjakë unë rrita

por mbijetova kur rrija e flisja me burra!



Unë nuk kam çka të them ty Adem Berisha

syri m'u përlot e fjalët malli mi ndali!

E di sa të dhemb ylli i agimit - Diellza!

Si unë që pa pra dëgjoj zërin nga gruaja e djali ...!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi