Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Universiteti i Tiranës, tani master dhe për Trashëgiminë Kulturore

Shko poshtë

Universiteti i Tiranës, tani master dhe për Trashëgiminë Kulturore  Empty Universiteti i Tiranës, tani master dhe për Trashëgiminë Kulturore

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 28, 2010 9:00 pm

Universiteti i Tiranës, tani master dhe për Trashëgiminë Kulturore


Universiteti i Tiranës, tani master dhe për Trashëgiminë Kulturore  Xhaferri_82
Tiranë – Pranë fakultetit Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës u hap sot dega e re e masterit në fushën e Menaxhimit të Resurseve Kulturore.
Gjatë ceremonisë së rastit, ministrit i Kulturës Ferdinand Xhaferaj përgëzoi në emër të MTKRS kurorëzimin me sukses të një iniciative tjetër të Fondit të Mijëvjeçarit që zbatohet nëpërmjet financimit të qeverisë së Mbretërisë së Spanjës për qeverinë shqiptare, për hapjen e studimeve të këtij lloj masteri.
Sipas tij, një nga synimet kryesore të programit MDGF është dhe edukimi universitar në fushën e trashëgimisë kulturore.
“Si një nga prioritetet gjithnjë e në rritje të MTKRS, fusha e trashëgimisë kulturore është tashmë në zhvillim edhe më të madh në funksion të turizmit kulturor në vend, ne kemi synim që të përmirësojmë aksesin në qendrat më të rëndësishme kulturore të vendit dhe në këtë kuadër, synojmë edhe trajnimin më të mirë të stafit tonë”, u shpreh ai.
Duke shtuar se “ky master 2-vjeçar që po fillon me mbështetjen e UNESCO por edhe të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, është plotësisht në përputhje me vizionin e qeverisë shqiptare, për krijimin e gjeneratave të specialistëve të formuar me bazat më të forta të njohurive të fushës së trashëgimisë dhe menaxhimit të saj”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi