Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“LDK” e Rugovës nuk mund të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare

Shko poshtë

“LDK” e Rugovës nuk mund të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare Empty “LDK” e Rugovës nuk mund të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 30, 2010 1:33 pm

“LDK” e Rugovës nuk mund të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare


“LDK” e Rugovës nuk mund të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare Manaj-291010_
Ish zv.kryeministri i Kosovës, Ramë Manaj

Ndonëse jo me një qëndrim zyrtar nga kryesia e partisë, përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shprehen pro dhe kundër vendimit të Ukë Rugovës për krijimin e listës së re zgjedhore me emrin “LDK-Ibrahim Rugova”. Derisa disa nga anëtarët e kryesisë së LDK-së e shohin këtë si zgjidhjen më të mirë për të shpëtuar LDK-në nga shkatërrimi, të cilën po ia bënë kryetari Fatmir Sejdiu, disa të tjerë të njohur si njerëz të krahut të Fatmir Sejdiut, e shohin të pamundur krijimin e një fraksioni të ri brenda këtij subjekti politik, derisa LDK-në e konsiderojnë si një parti unike.
Kundër një vendimi doli hapur Ramë Manaj, sekretar i përgjithshëm i LDK-së dhe mbështetës i Sejdiut, i cili e sheh të pamundur që brenda një partie politike të funksionojë një iniciativë qytetare. Madje një iniciativë të tillë, ai e quan nonsens të llojit të vet. “Askush nuk ia mohon dhe as nuk do t’ia mohojë të drejt askujt që të bëjë çfarëdo organizime, por brenda LDK-së iniciativë qytetare nuk mund të ketë”, ka thënë prerazi Manaj. Duke kundërshtuar deklarimet për ndarjen e LDK-së në dy krahë, Manaj tha se ekziston vetëm një LDK, dhe jo LDK e Rugovës, apo e Sejdiut. Si një parti unike, ai tha se në LDK mund të hyjë dhe të dalë kush të dëshirojë, por ka përjashtuar mundësinë që brenda LDK-së të ketë fraksione legale dhe aq më pak iniciativë qytetare brenda LDK-së. Manaj, që njihet si krah i kryetarit të LDK-së, tha se z Sejdiu, nuk ka ambicie ndarëse të LDK-së, duke potencuar se në LDK ka proces të mirëfilltë zgjedhor.
Ai pranon se një veprim i ndërmarrë nga z.Bukoshi dhe të tjerët është formë e brendshme e proceseve demokratike. “Në LDK ka proces të mirëfilltë demokratikë. Ka pasur, ka dhe do të këtë hapësirë edhe për mendime ndryshe, por edhe të hyrje-daljeve”, u shpreh ai. Nga ana tjetër, Manaj përjashtoi mundësinë që një pjesë e anëtarëve të LDK-së t’i bashkohen listës së Ukë Rugovës, meqë sipas tij, nuk ka indikacione të atilla.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi