Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NJË KOMENT, DEKLARATËS SË Z. M. BARDHI RRETH "SHPËTIMIT" TË LDK-së PËRMES BASHKIMIT ME LDD-në!!!

Shko poshtë

NJË KOMENT, DEKLARATËS SË Z. M. BARDHI RRETH "SHPËTIMIT" TË LDK-së PËRMES BASHKIMIT ME LDD-në!!! Empty NJË KOMENT, DEKLARATËS SË Z. M. BARDHI RRETH "SHPËTIMIT" TË LDK-së PËRMES BASHKIMIT ME LDD-në!!!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 01, 2010 12:20 am


NJË KOMENT, DEKLARATËS SË Z. M. BARDHI RRETH "SHPËTIMIT" TË LDK-së PËRMES BASHKIMIT ME LDD-në!!! 23312_116519628387825_2797_n





NJË KOMENT, DEKLARATËS SË Z. M. BARDHI RRETH "SHPËTIMIT" TË LDK-së PËRMES BASHKIMIT ME LDD-në!!!




LD Gjermani ( Komenton: Mentor Thaqi)



Bukur e ka thënë Z. Bardhi! Një problem edhe ai si lider e ka si të tjerët,dhe atë: Z. Bardhi si Lider i LDK-së në Mal të Zi me rreth 12 % popullsi të deklaruar shqiptare (rreth 60.000) hasi në të njëjtat probleme bajraktareske të secilit "intelektual" shqiptar atje dhe nga ndarje-përçarjet u formuan edhe 4-5 "mini" parti tjera me nga një mahallë antarësi, gjë për të cilën i fërkoi duart politika dhe partitë malazeze.Nga kjo ndarje u coptua elektorati dhe humbën disa vende në Parlament, njëjtë si me LDK-LDD nga të cilat votat i "rrou" dhe kullufiti PDK, AKR dhe Dreqi e i biri! Nga 46 % ma heret, të dyat, LDK 25 % dhe LDD 10,9 %, nuk e arrijnë bashk 36 %-shin, andaj ku mbeten edhe mbi 9 % tjera plus pjesa më e madhe që nuk dolën në votim?! Jo ka faj ky apo ai (Sejdiu, Eqa) apo ( Daci, Bukoshi, Edita Tahiri, etj., po të gjithë dolën për interes personal e jo për mbrojtje nderi dhe identiteti). Nuk kam nevojë që dikush të pajtohet me vlersimin tim fare, fundja unë mendoj me kokën time dhe arsyen e shëndoshë e jo nga lakmia përfituese se fundja deri sot veç kam dhënë për Kosovën pa marrë kurrë asnjë cent apo qindarkë. Të gjithë e kritikuan Koalicionin PDK-LDK (edhe unë nëfillim si bukur naiv) por asnjëri nuk e tha edhe pse e dinin se ishin ndërkombëtarët (amerikano-europianët) ata që i "detyruan" të dy subjektet PDK-LDK për koalicion, qebesa pa dëshirën e asnjërës, ngase vetë Akti i Rishpalljes së Pavarësisë kishte mbetur peng i tekeve dhe"mburrje-kokëfortësisë destabilizuese" të disa mburravecëve, o ata o fare! Shih për këtë, ballafaqimi sillte rrezik për stabilitet, shkurt u diktua akti i koalicionit!!! Hiq mos ta pranojnë një mori nga miqtë e mi, por, koha do e vërteton më së miri! Po e thëm me plot bindje se për një koalicion me PDK-në edhe sot janë të gatshëm: Ak. Daci, Z. Behxhet Pacolli, Z. Bujar Dugolli (por jo Ramush Haradinaj, ka shumë paqartësi aty), Z. Bukoshi po se po, ai ishte edhe Ministër me vonesë kah fundi, jo për ndonjë reformë por nga lakmia të jetë pranë pushtetit për mundësi veprimi tjetër, Zonja Edita Tahiri (ajo pranoi veçse para zgjedhjeve të kaluara), "minipartitë" gjithsesi, e kush jo tjetër, dhe krejt për interesa personale, po e përsëris P E R S O N A L E ! Po Z. Bardhi, ne në LD Gjermani veçse e patëm inicuar mundësinë dhe filluam Procesin e Përafrim-Ribashkimit të LD-së së ndarë (LDK+LDD=L D K e Fuqishme), por "Liderët" e

"M Ë D H E N J Ë" nuk qenë dakord se ju rrëzohej rybja dhe burrëria e madhe, ah, ah, ah!!!Shkurt, ribashkimi do duhej të ndodhte, e me këtë mohimi i asnjërit kandidat për nënshtrim procesit fer votues, nëse ua "mbanë"! Nëse jo, atëhere e paçin në qafë elektoratin! Natyrisht, si të barabartë dhe real, duhet bashkuar pjesa e ndarë me apo pa të drejtë, në modelin e Salih Berishës me Genc Pollon (PD dhe PDRe= P D e Fortë!)! Kush mendon ndryshe, ka të drejtë, pse jo?! Avazi do vazhdon!

Shëndet të gjithë miqve të mi të dashur dhe nderuar, si dhe respekt të veçantë për ata që mendojnë ndryshe nga unë!



Vëllëzërisht: Mentor Thaqi - Gjermani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi