Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Kalaja” akuza të rënda BDI-së

Shko poshtë

“Kalaja” akuza të rënda BDI-së Empty “Kalaja” akuza të rënda BDI-së

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 04, 2010 12:18 am

“Kalaja” akuza të rënda BDI-së


“Kalaja” akuza të rënda BDI-së 1kalaja
Shoqata e Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës së UÇK-së “Kalaja”,me seli në Tetovë, reagon ashpër ndaj deklaratës së dhënë në mediume se Beqir Sinani, është vetëshpallur pas luftës anëtar i Shtabit të Përgjithshëm.

“Po ju pyes publikisht juve, si nuk ju vjen turp, të vazhdoni akoma me trillime të fëlliqura dhe me genjështra si çdo herë, që keni bërë deri tash? Atëherë po ju pyesim. Kush ishin anëtarët e vërtetë të Shtabit të Përgjithshëm? Mos vallë Abdilaqim Ademi! Ndoshta Beqir Sinani duhet t`ia bartë çantën Ali Ahmetit për t`u shpallur anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, sikur bënte dikur ky Abdilaqimi”, thuhet në reagimin e Kalasë.
Në reagimin e kësaj organizate më tej thuhet se Beqir Sinani, ishte ndër shtyllat kryesore të luftës bashkë me vëllaun e vet Ridvanin që pas luftës e vrau dora e zezë.
“Ky rast sa për dijen tënde zotëri Ahmeti, ende nuk është zbardhur. Po ju rikujtoj juve dhe bashkëmendimtarëve tua edhe disa vrasje tjera të shumë eprorëve të UÇK-së, të cilët u vranë në rrethana misterioze, si vrasja e komandant Strugës, komandant Kushtrimit, komandant Hoxhës-(Hoxha i Merovës), komandant Ilirit e shumë të tjerë.Z.Ali Ahmeti, për ju është mëkat dhe turp të qëndroni ende aty ku jeni, sepse dhjetë vite pas luftës, gënjeshtrat e tua nuk kanë përfunduar. Edhe pse me qindra herë premtuat, por kur nuk e sollët ligjin për familjet e dëshmorëve. Ligjin e gjuhës e keni të cunguar, apo e përdorim vetëm në shtëpi askund tjetër”, theksohet në reagim.
Shoqata e Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës së UÇK-së “Kalaja”, thotë se luftën nuk e filluan përfaqësuesit e sotëm të BDI-së, por e filluan djemt e Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës për tjera ideale, por se më vonë me ndikimin e Beogradit kjo luftë ndryshoi kahjen.
“Na vjen çudi, pse në mbrojtje tuaj doli Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj, kur ato e dinë shumë mirë se Ali Ahmeti i takoi grupit të FARKUT (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës) e jo të UÇK-së së Adem Jasharit. Pikërisht unë Izair Samiu, kryetar i Shoqatës të Veteranëve të Luftës “Kalaja”, në vitin 2005 në një gazetë shqiptare, të bëra një pyetje publike, por ti asnjëherë nuk u përgjigje. Me çfarë misioni të përçolli emraku dhe mbiemraku yt, në vitin 1984 prej Prishtine në Zvicër. Por ty nuk u përgjigje as në këtë pyetje por edhe në shumë pyetje tjera…Pra e drejta vonon por ajo nuk harron. Përgjigjen ja dhanë popullit vetë dosjet e Beogradit”, thuhet më tej në reagim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi