Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lista “LDK-Ibrahim Rugova” aplikon për certifikim në KQZ

Shko poshtë

Lista “LDK-Ibrahim Rugova” aplikon për certifikim në KQZ Empty Lista “LDK-Ibrahim Rugova” aplikon për certifikim në KQZ

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 06, 2010 12:49 am

Lista “LDK-Ibrahim Rugova” aplikon për certifikim në KQZ


Lista “LDK-Ibrahim Rugova” aplikon për certifikim në KQZ 1LDK_ibrahimrugova

Lista “LDK-Ibrahim Rugova” ka dorëzuar të premten në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve aplikacionin për certifikim për të garuar si subjekt i veçantë politik në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 12 dhjetorit të këtij viti.
Dardan Stublla, përfaqësues i kësaj liste, e ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm në KQZ. Me këtë rast ai ka thënë se kjo ka ardhur si pasojë e mungesës gatishmërisë dhe hapësirës për të një bashkëpunim të mirëfilltë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Listën e dorëzova. Kanë mbetur edhe disa çështje tjera burokratike që duhet të plotësohen deri të hënën dhe pastaj kjo do të zyrtarizohet. Ne këtë e kemi bërë duke mos pasur hapësirë të bashkëpunimit të mjaftueshëm me kryesinë e LDK-së. Ne këtë e kemi bërë si një zgjedhje emergjente”, ka thënë Stublla.
Ai ka theksuar se Lista “LDK-Ibrahim Rugova” është pjesë e LDK-së dhe se ajo do të kthehet në LDK nëse Fatmir Sejdiu largohet nga kreu i saj.
“Ju i dini zërat e anëtarëve, të zotit Haraqija edhe të tjerëve, që ka pasur zëra se për shpëtimin e LDK-së ma merr mendja se tërheqja e Fatmir Sejdiut do të jetë zgjidhje e domosdoshme”, është shprehur Stublla.
Lista “LDK-Ibrahim Rugova”, është formuar nga i biri i ish presidentit Ibrahim Rugova, Uka, ish-kryeministri në ekzil Bujar Bukoshi, Astrit Haraqija e të tjerë. Formimi i kësaj liste ka pasuar mospajtimet në LDK ndërmjet Bukoshit dhe krahut të Sejdiut.
Ndërkohë këtij subjekti sot iu bashkua edhe Fadil Kryeziu, njëri nga zyrtarët më të lartë të LDK-së në Prizren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi